Author: Semi

Viti i Ri – 1 janari i vitit 2018 (e hënë) është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.Nga Ministria, qytetarëve të Republikës së Maqedonisë ua urojnë Vitin e Ri.

Lexo më Shumë

Shoferi i një automjeti taksi vdiq, ndërsa një person është lënduar më rëndë ngjatë një aksidenti rrugor që ndodhi mbrëmë në bulevardin “Serbia” në Shkup. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:25 kur një automjet i markës “audi A4” i drejtuar nga GJ.D (28) është përplasur me një automjet “pezho 207” i drejtuar nga A.M (60) nga Shkupi , ndërsa pastaj përmes pjesës me bar që ndan korsitë ka kaluar në drejtimin e kundërt dhe është përplasur në gardhin e një pompe benzine dhe automjetin taksi “shkodia oktavia” i drejtuar nga T.J (58) nga Shkupi. Pas aksidentit, audi është përfshirë nga…

Lexo më Shumë

Dy persona të maskuar dje në mesditë e kanë vjedhur filialin e Stopanska Bankës në lagjen Maxhari të Shkupit. Siç kumtoi MPB-ja autorët kanë hyrë në bankë dhe me kërcënim me armë kanë marrë rreth 300 mijë denarë apo 3.000 euro, pas ç’ka kanë ikur në drejtim të panjohur. Policia ndërmerr masa për gjetjen e kryerësve dhe për zbardhje të tërësishme të rastit.

Lexo më Shumë

Qeveria në seancën e djeshme të 46-të e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin lidhur me parashtrimin e kërkesës së THOR IMPEKS DOOEL, Shkup për dhënien e autorizimeve për ndërtimin e Centralit me erë Bogosllovec. Në seancën qeveritare u mor vendim për miratimin e ndërtimit të këtij centrali me erë. Ky do të jetë centrali i parë me erë i këtij lloji në pronësi private.

Lexo më Shumë

Vlera maksimale e nivelit të huamarrjes me dhënien e letrave shtetërore me vlerë në tregun vendor financiare në vitin 2018 do të arrijë 5.454 miliardë denarë, vendosi Qeveria në seancën e sotme. Dhënia e letrave shtetërore me vlerë kryhet në pajtim me Kalendarin për emisionet e planifikuara të letrave shtetërore me vlerë të cilin e konfirmon dhe e publikon Ministria e Financave në fillim të periudhës për të cilën ka të bëjë, në pajtim me Buxhetin për vitin 2018 dhe në bazë të Ligjit për borxhin publik.

Lexo më Shumë

Pas rritjes së fundit të çmimit të derivateve të naftës këtë javë më 25 dhjetor, prej 1 janarit do të rriten për 3.5 denarë për shkak të akcizës së lartë të naftës. Kështu çmimi i Eurodisel më 1 janar duhet të arrijë 58.5 denarë për litë. Çmim të ri do të ketë pas një jave kur Komisioni Rregullator për Energjetikë do të sjellë vendim të ri për çmimet e derivateve të naftës. “Rekomandimet e BE-së janë që këto akciza duhet të jenë 0.33 eurocentë, ndërsa tek ne arrinë 0.20 eurocentë. Me rritje do të duhet të shkojë në 0.26 eurocentë”,…

Lexo më Shumë

Prej sot hiqet transporti publik falas në Shkup i cili u vendos për shkak të ndotjes së ajrit. Siç tha dje kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, më nuk ka nevojë prej masave të përcaktuara të jashtëzakonshme. Zbatimi i tyre është preciz dhe përsëri do të hyjnë në fuqi nëse e imponojnë kushtet. Masa për transportin publik falas u vendos pardje për shkak të ndotjes së madhe të ajrit për dy ditë radhazi. s

Lexo më Shumë

Paketa me rroba dimri për të pastrehët në pikën e Kryqit të Kuq në Momin Potok do të ndajë sot kryetari i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Shilegov do të mbështetet nga sekretarja e Kryqit të Kuq të Shkupit Suzana T. Paunovska, ndërsado të ndahen 60-të paketa. Pika për të pastrehë e Kryqit të Kuq funksionin nëntë vjet dhe ofron më shumë shërbime për personat të cilët nuk kanë shtëpi të tyre. Qëllimi është të mundësohet ata t’i realizojnë të drejtat themelore të njeriut dhe të riintegrohen në shoqëri. Pika është e mbështetur financiarisht nga Qyteti i Shkupit dhe shumë kompani dhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev dje shfaqi gatishmëri për bashkëpunim me të gjitha partitë në drejtim të zbatimit të reformave dhe realizimit të mundësive të cilat i ofrohen Maqedonisë vitin e ardhshëm. Ai në seancën e djeshme kuvendore, në rend dite të së cilës ishin pyetjet e deputetëve paralajmëroi se mbetet mundësia për të bashkëpunuar me të gjitha partitë dhe ata të cilët deri më tani ishin pjesë e shumicës qeveritare por edhe me partitë e opozitës. “Aleanca për Shqiptarët do t’i mbështesë reformat dhe gjithçka që është në interes të qytetarëve dhe në interes të integrimit në BE dhe NATO. Besoj se me anë të…

Lexo më Shumë