Policia ende nuk ka arritur që zbardh rrahjet mes nxënësve, që gjatë javës së kaluar kishin ndodhur në Shkup. Në rastin e parë nxënës të shkollës së mesme “Pançe Karagjozov” ishin përleshur mers veti, ndërsa në rastin e dytë, në autonusin urban me numër 57 ishin përledhur dy grupe nxënësish, ku për pasojë një i ri u plagos me thikë. Nga policia nuk komentojnë lidhur me rastet e rrahjes së nxënësve. “Për dy rastet që jeni interesuar nuk mund të themi asgjë sepse MPB po punon për zbardhjen e plotë të dy rasteve”, thonë nga MPB për Almakos. Kujtojmë, rasti…
Author: Semi
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski insiston që policia ka vepruar në mënyrë ligjore gjatë arrestimit të deputetëve të VMRO DPMNE-së, të cilët ishin ankuar tek Avokati i Popullit, Ixhet Memeti për arrestimin e tyre për shkak të përfshirjes së dyshuar në veprimet e dhunshme në Kuvend, raporton Televizioni SHENJA. Spasovski tha se ata e kanë respektuar Ligjin për Procedurë Penale, duke pranuar urdhërat e gjykatës, dhe nuk mund të jetë rregullorja e policisë më lartë sesa ligji. Për dallim prej Spasovskit, dje, Avokati i Popullit kishte konstatuar së tre deputet të VMRO DPMNE-së së ishin arrestuar pa të…
Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, sot për herë të fundit për këtë vit duhet të paraqitet në Gjykatë për tu nënshkruar si dëshmi se nuk është në arrati jashtë vendit, transmeton Albeu.com. Gruevski akuzohet në çeshtjen “Trajektore ” dhe për dhunën e porositur në Komunën Qendër në Shkup, sipas masave të ndërmarra nga Gjykata ai duhet që çdo të premte pune të paraqitet në Gjykatë për tu nënshkruar. Kundër Gruevskit ka edhe shumë çeshtje te tjera udhëhequra nga Prokuroria Speciale Publike, për të cilat gjykimi ende nuk ka filluar. Në rastin “Trajektorja” përveç Gruevskit të dyshuar janë edhe ish zyrtarët e lartë Vladimir Peshevski dhe Mile Janakievski, të cilët…
Komisioni statutar i VMRO-DPMNE-së ka filluar punën për ndryshimin e statutit të partisë. Burime brenda opozitares bëjnë të ditur se tashmë në parti janë adresuar disa propozime për ndryshime statutare. Nga VMRO-DPMNE thonë se përmbajtja e propozimeve për ndryshime nuk do të publiket për shkak të ruajtjes së interesit brenda-partiak. Propozime kanë dorëzuar edhe iniciativa për reforma, demokratizim dhe modernizim të VMRO-DPMNE-së. Sipas Ilija Ilijovskit pjesë e kësaj iniciative, propozimet kanë të bëjnë me barazimin e peshës së votës së çdo anëtari dhe kufizimin e mandatit me qëllim që t’i jepet mundësia strukturave dhe forcave të reja. “Në parim, njëri…
“Të thajmë lotë dhe të shërojmë plagë”, është lajmi që përcjell protesta e organizuar për nesër, ku kërkohet që rasti Lagjja e Trimave të rikualifikohet dhe të kthehet në rigjykim, për shkak të siç thonë organizatorët, dhjetëra shkeljeve procedurale. Ata theksojnë se do të protesojnë derisa të përmirësohen gabimet e shtetit, lidhur me këtë rast dhe me të gjitha rastet e tjera që janë dënuar shqiptarët, duke përfshirë rastin e Ladorishtit, Gostivarit, Bitpazari, Sopoti, Harun Aliu, rasti Monstra dhe së fundi, Lagjja e Trimave. Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik, Shpëtim Pollozhani, tha se për të organizuar këtë protestë…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Oda e përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë firmosën një Memorandum me të cilin përmbaruesit marrin përsipër të mos bllokojnë llogaritë e përfituesve të ndihmës sociale. Përmes këtij memorandumi sigurohen qytetarët se asnjë llogari nuk do të bllokohet përderisa personi është përfitues i ndonjë lloj shërbimi social. Lëndët tek përmbaruesit do të mbesin anash deri sa të ndryshojë statusi i qytetarit, njoftuan palët nënshkruese të memorandumit.
Çdo fëmijë është i rëndësishëm dhe si i tillë ka nevojë për përkujdesje dhe dashuri. Mungesën e përkujdesjes fëmijët më shumë e vërejnë gjatë festave. Për ta bërë festën e fundvitit më të veçantë dhe më interesante për ta, fëmijët e fshatit SOS dhe Shtëpisë për fëmijë pa prindër “11 tetori” u pritën në qeveri, ku edhe i morën dhuratat e fundvitit. Kryeministri Zaev tha se me këtë gjest dëshiroi që të japë porosinë se secili fëmijë meriton përkujdesje. “Me të vërtetë qëllimi ynë kryesor është që deri në vitin 2020 asnjë fëmijë mos të mbetet pa kulm mbi kokë,…
Emërimi i kryeshefave të Sektorit për Punë të Brendshme të Tetovës do të bëhet në konsultim me ndërkombëtarët dhe përfaqësuesit e OSBE-së, ka pretenduar lideri i BDI-së Ali Ameti. Sipas tij, më me rëndësi do të jetë profesionalizmi i tyre se sa përkatësia partiake. “Do të bëhen disa konsultime, do të bëhen konsultime edhe me miqtë tanë ndërkombëtarë duke përfshirë edhe OSBE-në që ka njohuri mbi aktivitetet dhe angazhimet e policisë dhe pasi të bëhet tërë vlerësimi, do të emërohet kryeshefi. Në të ardhmen, shumë me rëndësi për ne është lufta pa kompromis ndaj krimit është shqetësuese për ne është…
E pamë, u ngritën në këmbë krejt shtresat intelektuale, të sheshit, dhe i mblodhën mbi dyqind e pesëdhjetë kollare për Ju, dhe stafin. Të kanë nderua, kryeministër!Ua kthefsh, me të mirë! Këshilla ime, të cilën e ke gratis, si kontribut për këtë aksion, është: kollaret merri, e pagën mos e ul FADIL LEPAJA Kryeministër, dil, dhe merri kravatat! Edhe këmishët. Ditën e parë të punës, pas vitit të ri, me e fillua me kravatë “të re”! Qorapet edhe gjësendet e tjera, që u mbështetën, apo u varën për gardhi të qeverisë, nuk i ke përmend, kështu që mundesh edhe mos…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, shpeshherë është lavdëruar se ka pensionuar kaq e aq kryeministra maqedonas. mirëpo fotografitë arkivore nga interneti, që ka siguruar Gazeta Lajm, tregojnë se kryetari i Lidhjes së Romëve, Amdi Bajram, që përflitet si partneri i ri i BDI-së, ka “pensionuar” më shumë kryeministra se kryetari i BDI-së. Bajram është në avantazh para Ali Ahmetit, sepse veç tjerash ka “pensionuar” edhe Lubço Georgievskin, me të cilin poashtu ka qenë partner koalicioni. A është kjo dëshmi se Ali Ahmeti nuk guxon të lavdërohet para Amdi Bajramit se ka pensionuar më shumë deputetë?/lajm/
Ali Ahmeti, sot në selinë e partisë në Tetovë ka organizuar takim me gazetarët ku mes të tjerash foli edhe për çështjen e emrit me Greqinë. Ai deklaroi se cështja e emrit të Maqedonisë duhet të zgjidhet me kompromis dhe jo me referendum. “Çështja e emrit me Republikën e Greqisë duhet të zgjidhet me kompromis dhe në mënyrë që nuk do të shkaktojë polarizime në shoqëri, ndërsa ideja për referendum nuk do të kontribuojë në këtë drejtim. Komunikoj me të dy palët, edhe me qeverinë edhe me opozitën, për atë se si të gjendet zgjidhje për çështjen e emrit”, tha Ahmeti. /albeu.com/
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në Turqi do të hapë përfaqësi në SHBA, Gjermani, Francë, Rusi, Britani, Maqedoni dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Në një deklaratë për Anadolu Agency (AA), zëvendëskryetari i Përgjithshëm i AK Partisë, përgjegjës për Marrëdhënie të Jashtme, Mehdi Eker, tha se rregullorja e partisë lejon hapjen e përfaqësive edhe jashtë vendit dhe në këtë mënyrë, me udhëzim të kreut të partisë dhe presidentit Rexhep Taip Erdogan, kanë nisur aktivitetet për hapjen e përfaqësive në shtatë shtete, konkretisht nëntë qytete. “Gjithsesi, rregullorja jonë parasheh organizim jashtë vendit, proces gjatë të cilit ne marrim parasysh ligjet e atyre…

