Gazetari dhe botuesi i gazetës “Lajm” Fejzi Hajdari ka dërguar akuza ndaj BDI-së. Ai thotë se nuk kanë faj as lideri aktual i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski e asnjë politikan për pozitën në të cilën momentalisht gjenden shqiptarët! Sipas gazetarit Hajdari, Fajtor është BDI. Statusi i plotë i gazetarit Fejzi Hajdari: “Sa “idijot” ky Mickovski, që po “kërkon shtet vetëm të maqedonasve”, por edhe më idijot Ali Ahmeti, i cili me pozitën superiore nga lufta e 2001-shit, lejoi që të gjitha qeveritë, popullin shqiptar ta quajnë me emër fyes kushtetues: “popull 20%” dhe “gjuhë 20%”. Të këqijat nga viti 2001, nuk…
Author: Semi
Kandidati për deputet i koalicionit VLEN, Bakim Qoku, ka shpërndarë një foto në të cilën shihen ministri i jashtëm i RMV-së Bujar Osmani dhe ai i Rusisë, Sergej Lavrov, te ngjitur në një pemë në afërsi të urës së Ibrit në Mitrovicë. Qoku thotë se të rinjtë e Mitrovicës e kanë shpallur person të padëshiruar, Bujar Osmanin për planin që ka hartuar për Kosovës derisa kryesonte me OSBE-në. “Të rinjtë nga Mitrovica, nuk mund ta falin tradhtinë e Bujar Osmanit. Plani nga Bujari i kishte të gjitha kërkesat e njëjta që Serbia dhe Vuçiqi i ka pasur për qeverinë e…
Përparësia e dyfishtë e VMRO-DPMNE-së ndaj LSDM-së ruhet edhe në muajin mars në njësitë zgjedhore 2 dhe 6, ndërsa gara mes BDI-së dhe opozitës shqiptare është e pasigurt, përcjell INA. Sipas anketës së IPIS-it të publikuar në emisionin “Objektiv” të servisit publik RTM, të realizuar në muajin mars, të pyetur se për cilën parti do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme, në njësinë e dytë zgjedhore, më së shumti 20,4% e të anketuarve kanë zgjedhur VMRO-DPMNE-në dhe 11,1% për LSDM-në. Ndërsa sa i përket partive shqiptare, 7.4% për koalicionin e BDI-së dhe 6% për koalicionin opozitar shqiptar VLEN. Lëvizja ZNAM…
Në një ceremoni solemne kompania farmaceutike “Alkaloid” promovoi objektin e rinovuar prej 6,200m2 i cili do të dyfishoj kapacitetin e prodhimit të tabletave nga 2 në 4 miliard kokrra në vit. Investimi prej 19,4 milion euro sipas drejtuesve të kompanisë është më i madhi në dy dekadat e fundit në tregun farmaceutik. Me fillimin e njësisë së re tekniko-teknologjike për prodhimin e formave të ngurta të ilaçeve, drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie Zhivko Mukaetov tha se ky projekt filloi në prill të vitit 2021 dhe për të u angazhuan 30 kompani vendore dhe 16 të huaja. Ai tha se…
Abil BAUSH Ndërsa Maqedonia e Veriut përgatitet për zgjedhjet kyçe parlamentare dhe presidenciale të vitit 2024, valët e pritshme të ndryshimeve politike dhe ekonomike po krijojnë një atmosferë të ngjizur me pritje dhe shpresë. Këto zgjedhje jo vetëm që do të përcaktojnë drejtimin e ardhshëm politik të vendit, por edhe do të kenë një ndikim të thellë në peizazhin ekonomik, duke prekur gjithçka nga investimet e huaja, politikat e brendshme ekonomike, deri tek stabiliteti rajonal. Në një kohë kur sfidat ekonomike janë në qendër të vëmendjes së qytetarëve dhe analistëve, sytë e të gjithëve janë të drejtuar kah partitë politike…
LSDM të shtunën do të përcaktoj emrat e kandidatëve për deputet në 6 zonat elektorale për zgjedhjet e 8 majit. Me gjasë ne pozitë fituese dhe të sigurt do të mbetet vetëm një kandidat shqiptar nënkryetari i partisë Fatmir Bytyqi. Nga këtu lind pyetja si LSDM e cila dikur kishte dhjetra mijë vota shqiptare tani në këto zgjedhje parlamentare do të kërkoj sërish mbështetjen e votuesit shqiptar kur në pozitë fituese ne listë do të ketë vetëm një kandidat shqiptar edhe atë në zonën e 2 zgjedhore. Mbetet të shifet cilët do të jenë emrat e kandidatëve të kësaj partie…
Kompani farmaceutike “Alkaloid” po merr pjesë në Konferencën e Parë Ndërkombëtare për Cefiksim, që po mbahet në Stamboll të Turqisë. Konferenca ka në fokus vizionin e përmirësimit të praktikave të përditshme në fushën e përdorimit racional të antibiotikëve, duke përmirësuar kështu cilësinë e shërbimeve për pacientët në mbarë botën. Drejtori i Përgjithshëm dhe Kryetari i Bordit Drejtues të “Alkaloid”, Zhivko Mukaetov, prezantoi performancën korporative të “Alkaloid”, duke iu referuar veçanërisht rëndësisë së ngjarjeve të këtij lloji, të cilat zhvillojnë dhe përmirësojnë shkencën në shkallë globale. Gjithashtu, Mukaetov tha se Konferenca e Parë Ndërkombëtare për Cefixime, e mbështetur nga “Alkaloid”, do…
Sipas mediave moldave, OJQ-ja gjermane “Assoziation Journalisten im Kampf um den Frieden” –(AJKF), ”Shoqata e gazetarëve që luftojnë për liri” – ndau grante për promovimin e narrativave ruse në Moldavi. Sipas mediumeve, Svetlana Andreevna Bojko – promotore e narrativave pro-ruse ne Moldavi ështe anëtare kyçe e këtij grupi e cila ka lidhje me AJKF. Në biografine e saj ajo ka deklaruar se është projekt menaxhere e AKJF. Bojko ka dhënë përkrahjen e saj për organizimin e të gjitha eventeve që kanë të bëjnë me këtë organizatë e cila promovn tezat e Kremlinit. Sipas hulumtimeve, AJKF ka realizuar kontakte me gazetarë…
Drejtori i Shtëpisë së Shëndeti në Shkup, Vullnet Selimi sot ka pranuar shtatë autoambulanca nga ambasadori i BE-së David Gir, shkruan Top24 Sot ne si Shtëpi e Shëndetit, Shkup pranuam 7 autoambulanca të reja, donacion nga Bashkimi Evropian për shërbimin emergjentNë këtë ngjarje të rëndësishme për ne, falënderova ambasadorin e BE-së në Shkup, David Geer duke potencuar se çdo përkhraje në shërbim të së mirës së përgjithshme është e mirëseardhur dhe se ky donacion është mëse i qëlluar duke marë parasysh mungesën dhe vështirësitë me të cilat përballet Shërbimi i Emergjencës në Shkup. Me autoambulancat e reja si Qendër emergjente…
ProCredit Bank ka kënaqësinë e veçantë të informojë klientët dhe kolegët e saj se pas rinovimit të degës në Tetovë, është rihapur me një pamje të re dhe dizajn bashkëkohor, që shpreh edhe vlerat dhe vizionin e bankës për krijimin e një kulture pozitive pune. Dega ndodhet në të njëjtin vend në rr. Boris Kidriç 1, tek rrethrrotullimi në qendër të Tetovës. Me qëllim të përmirësimit të shërbimeve dhe qasjes së personalizuar ndaj klientëve, ProCredit modernizoi degën në Tetovë, duke ofruar kështu një përvojë edhe më të mirë për klientët e saj dhe duke kontribuar në një mjedis pune më…
Ne duhet ta mendojmë votuesin tonë i cili është opozitar dhe na vanë votën për ta sjellur ndryshimin te blloku politik shqiptar. Prandaj mendoj se duhet të mendohemi dhe të sjellim vendim se si më tej pa mos e anashkaluar as qendrimin në Qeveri ose daljen vetë në zgjedhje. Kështua tha sonte kryetari i ASH-së, Arben Taravari në emisionin “24 Hapur” në televizionin 24. “Nuk është logjie për shembull nëse Aleanca për Shqiptarët shkon me partitë opozitare ose vetë në zgjedhje, të jetë pjesë e Qeverisë. Ajo është jo e logjikshme. Nëse shkohet në opsion tjetër, gjegjësisht me BDI-në, atëherë…
Vendimi përfundimtar i ASH-së nëse do të shkojë vetë në zgjedhje apo me të a.q “front Europian”, do ta sjellë periudhën e ardhshme. Kështu tha sonte në emisionin “Politica” në Tv Globi deputeti i ASH-së Halil Snopçe, përcjell FLAKA. Deputeti Snopçe tha se vendimi i Kryesisë Qendrore është të dilet vetë, por fjalën e fundit sipas tij, do ta thotë Kuvendi Qendror ku ky vendim, shtoi ai, edhe mund të ndryshohet. “Vendimi ende nuk është sjellë në organin më të lartë partiak që është Kuvendi Qendror i ASH-së, këtë e tha edhe kryetari i partisë tek i cili duhet të…