Lube Boshkoski njoftoi se do të mbështesë kryetarin e ri të VMRO-DPMNE-së, Kristian Mickovski, nëse ai distancohet nga politikat e Nikolla Gruevskit. “Le të thotë se ai nuk e mbështet politikën e gënjeshtrave, krimit dhe korrupsionit dhe nëse ai do të rivendosë parimet fillestare të VMRO-DPMNE-së. A do të thotë ai se Nikolla Gruevski dhe ata përreth tij janë ajo që unë kam qenë duke folur për “bandë kriminelësh” gjatë gjithë kohës. E gjithë kjo është një çështje për të cilën do të varet nëse do t’i japim mbështetje, deri atëherë nuk kemi ndërmend të japim asnjë lloj mbështetjeje mirësjelljeje.…
Author: Semi
Zgjidhja e propozuar nga Qeveria për parandalimin e keqpërdorimti të përgjimit të telekomunikimeve, është gjysmake. Që të mos shkelen të drejtat themelore të njeriut duhet që sistemi i përgjimit të mos jetë i monopolizuar, tha Pavle Trajanov, ish ministër i punëve të brendshme i ftuar në emisionin “ Pa teklif”, që transmetohet në Almakos. Trajanov sqaron se të gjitha informacionet e grumbulluara nga përgjgimi do të derdhen në polici, ndërsa qendra e re operative vetëm do ti aktivizojë sistemet e përgjimit. Ai thekson se partitë nuk janë të interesuara të çlirojnë sistemin e përgjigmit nga kontrolli partiak sepse u shërben…
Valon Bela ka vazhduar kritikat ndaj qeverisë e cila udhëhiqet nga kryeministri Zoran Zaev. Bela ka komentuar lajmin për rritjen e akcizës dhe cmimin e derivateteve të naftës, njofton agjencia e lajmeve INA. Në mënyrë ironike Bela është shprehur “ Zivot za site”. Ditë më parë ai kritikoi zgjedhjen e kryeprokurorit dhe pastaj harxhimet rrugore që ka marrë deputeti shqiptar 25 mijë euro për 3 vjet.
Shoferi i një automjeti taksi humbi jetën ndërsa një person është lënduar më rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor që ndodhi mbrëmë në bulevardin “Serbia” në Shkup. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:25 kur një automjet i markës “audi A4” i drejtuar nga GJ.D (28) është përplasur me një automjet “pezho 207” i drejtuar nga A.M (60) nga Shkupi , ndërsa pastaj përmes pjesës me bar që ndan korsitë ka kaluar në drejtimin e kundërt dhe është përplasur në gardhin e një pompe benzine dhe automjetin taksi “shkodia oktavia” i drejtuar nga T.J (58) nga Shkupi. Pas aksidentit, audi…
Analisti dhe ish gazetari Blerim Hyseni, në emisionin “Koha për Pyetje”, në medial.mk, ka pohuar se partitë politike shqiptare në qeveri BDI dhe ASH, janë shpartalluar për shkak luftës së tyre për bajraktarizëm, të cilën e kanë ushqyer brendapërbrenda qeverisë. “Tek shqiptarët akoma është aktuale, dha vazhdon të mbizotëron lufta për bajraktarizëm. Këtë e pamë edhe tani gjatë krijimit të Qeverisë se re me dy subjektet politike shqiptare në të. Gjatë kësaj kohe kemi pa një fërkim të vazhdueshëm të dy partive politike shqiptare BDI dhe ASH në qeveri për atë pozicionin e të parit në Qeveri. Dhe pikërisht kjo…
Në shkollën e fshatit Grushinë të komunës së Haraçinës ditëve të fundit ka pasur probleme dhe mosmarrëveshje lidhur me shkarkimin e drejtorit të shkollës. Sipas një reagimi që ka mbërritur në adresë të INA, faji i drejtohet kryetares së komunës së Haraçinës, Milikije Halimi. /lajmpress.com/ “Duke pasur parasysh se institucionet kompetente nuk po marrin masa përkatëse, vendsosëm tju drejtohemi juve për të informuar opinionin për kaosin dhe papërgjegjësinë që po e shkakton kryetarja e komunës. Ajo ka shkaktuar konflikt mes kolektivit të shkollës duke shkarkuar drejtorin e mëparshëm pa asnjë arsye dhe ka emëruar bujkun për drejtor, pa asnjë ditë pune në arsim, sipas dëshirës së saj.…
Derisa top- temë këtyre ditëve në mediat e Kosovës ka qenë rritja e pagës së kryeministrit Ramush Haradinaj, kryeministri Zoran Zaev ka bërë publike për opinionin sesa është rroga e tij si njeri i parë i qeverisë së vendit. “Rroga ime është 87 mijë denarë, unë e kam ditur këtë para se të marrë këtë detyrë, ka drejtorë që marrin 100 apo 120 mijë denarë dhe nevojitet ulje tek rrogat e tyre. Unë kam biznes familjar dhe të mirat materiale i gëzoj nga kjo, bashkëshortja kujdeset për gjitha këto situata, angazhimi për familjen, fëmijët, pagesa e faturave etj, ka thënë Zaev…
Për shkak të një gabimi procedural rasti “Mitmarrja” është kthyer sërish në Gjykatën themelore – Shkupi 1. Nuk është vendosur për video-incizimin, nëse do të largohet ose jo, por unë dëshiroj të publikohet komplet, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev. Ai tha se për arsyen për kthimin e “Mitmarrja” në Gjykatë, është informuar nga avokati i tij. “Parashtruam kërkesë që incizimi të hiqet sepse është masë e veçantë hetimore (VH) e cila është publike, që është e palejueshme. Në pajtim me ligjin të gjitha masat (VH) të cilat është dashur të ruhen, ndërsa janë publike, kërkojmë të mos shfrytëzohen si dëshmi”,…
Prej më 1 janar, çmimet e naftës do të rriten prej 3.5 denarë për shkak të akcizës së lartë të naftës. Kështu çmimi i Eurodiselit nga 1 janari duhet të arrijë në 58.5 denarë për litër. Rritjen e çmimeve më keq e kanë pranuar taksi-vozitësit. Ata thonë se kjo rritje e naftës është e papërballueshme për ta, pasi do të shtohen harxhimet e tyre. “Sa do të ndikojë, katastrofë, si mendojnë ata, a e dini sa është 3 denarë për ne, prej ku të marrë populli, pa punë? Fitim edhe ashtu nuk kemi pasur, e lëre më tani që do…
Nëse Maqedonia dëshiron që vitin e ardhshëm të jetë pjesë e NATO-s dhe e familjes së madhe europiane, atëherë duhet të fillojë t’i përmbush standardet që kërkohen nga Bashkimi Europian dhe të fillojë bisedimet për çështjen e emrit, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeit. Ai vitin 2017 e vlerësoi si vit të vështirë, i cili i mbetet së kaluarës, duke shtuar se vitin e ardhshëm Maqedoni duhet të punojë në të gjitha reformat, si në gjyqësor, administratë e polici. Ndërkohë, deklaratës së kryeministrit të vendit, Zoran Zaev, se ai ka kontribuar më shumë për sjelljen e ligjit të gjuhëve,…
Këshilli i Familjarëve të rastit Lagja e Trimave, bashkë me Shoqatën e të Burgosurve dhe te Përsekutuarve Politik, OVL UÇK dhe përfaqesues të disa asociacioneve të tjere nesër do të organizojnë një protestë kundër dënimeve drakonike nga gjyqet për të cilët disa institucione relevant ndërkombëtar kanë deklaruar se janë të partizuar. Agjencia e lajmeve INA mëson se protesta do të pëkrahet edhe nga dy partitë politike shqiptare Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët. Agjencia INA mëson se Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik, Shpëtim Pollozhani të premten pas mesditë ka realizuar një takim me përfaqësues të Lëvizjes BESA në restorantin Tivoli në Shkup. Pjesë…
Largimi i Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria e Maqedonisë, ka ngushtuar numrat e shumicës parlamentare, e cila tani ka 61 deputetë nga 120 sa numëron Kuvendi, pra aq edhe sa duhet për votimin e Qeverisë. Shumica parlamentare, me largimin e dy deputetëve të Aleancës kishte mbetur me 60 deputetë, por në radhët e saj ka kaluar një deputet i opozitës maqedonase, duke e rritur numrin në 61. Edhe pse nuk janë pjesë e shumicës, Qeveria pret mbështetjen edhe të një deputeti të pakicës rome dhe të dy deputetëve të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), për të cilën flitet se mund të…

