Në mënyrë të matur të përdoren pije alkoolike që të mos ketë helmime nga alkooli, rrahje dhe aksidente rrugore, rekomandohet marrje e rregullt e terapisë te të sëmurit kronikë, të kihet kujdes me konsumimin e ushqimit, rekomandon Ndihmë urgjente mjekësore në prag të festimeve për festat e fundvitit. Posaçërisht apelohet deri te popullata e re dhe minorene për mospërdorimin e pijeve alkoolike për shkak të pragut të ulët të tolerancës ndaj alkoolit, si dhe të përmbahen nga shfrytëzimi i mjeteve të ndryshme piroteknike dhe armës së zjarrit për shkak të shmangies së lëndimeve, djegieve dhe pasojave të tjera më të…
Author: Semi
Për të gjithë ata që kanë dëshirën dhe mundësinë për ta ndihmuar plakun 66 vjeçar që të shëroj birin e tijë më posht i keni të dhënat bankare dhe numrin e telefonit. Kontakt: 077/757-240 Emina Memeti Rruga: 101 BB – Fshati Trebosh Iban Code: MK07500080013662182 Swift: STBBMK2222 Bank Name: Stopanska Banka a.d. Bitola Xhirollogaria në DENAR: 500800018772397 Ata të cilën kanë dëshirë por nuk kanë mundësi ti ndihmojn plakut atëher shpërndajeni këtë video tek miqtë e tuaj! Videon mund ta shikoni në këtë Link
Bukë, patate, oriz, mish pule, lakër, speca, mollë dhe shalqi janë ndër produktet që konsumohen më tepër në shkallë vjetore nga qytetarët në Maqedoni. Statistikat tregojnë se mesatarisht një qytetar në Maqedoni ha 70 kilogramë bukë, 29.9 kg patate, 9 kilogramë mish pule, 7.3 kg oriz, 13.1 kilogramë mollë, 10.5 kilogramë shalqi, 11.5 kilogramë lakër, 19, 7 kg speca dhe 14 kg domate. Qytetarët e Maqedonisë, sipas anketës, kanë ngrënë hëngrën 5.4 kg makarona dhe 182 vezë në vit. Nga prodhime e detit më tepër konsumohet merluci 4.3 kg, peshku i ujërave të ëmbla, troftë e freskët 0.6, dhe krap…
Presidenti Gjorge Ivanov në 2018″ pret Maqedonia të hapërojë në rrugën e vërtetë, prosperitet dhe mirëqenie për gjithë qytetarët. “Më lejoni tua uroj Vitin e ri 2018 dhe nga zemra t’u dërgoj dëshirat për shëndet, gëzim, më shumë suksese dhe të nesërme më të mirë. Vitin e kaluar ishim përballur me shumë sfida, ndërsa atmosfera politike ndikoi në gjithë shoqërinë dhe tek ne secili veç e veç. Shpresoj në vitin që vjen t’i përkushtohemi gjerave të mira dhe pozitive”, thuhet në urimin e presidentit Gjorge Ivanov. [embedded content]
Skeptikët ndaj filozofisë kanë një tendencë ta përçmojnë këtë fushë, si të padobishme. “Ç’kuptim ka?”, pyesin ata, duke mbledhur supet për idetë më të mëdha në historinë e njerëzimit. Përveç ndjekjes intelektuale të të vërtetës etj., një element i rëndësishëm i filozofisë është se ajo i jep formë botës përreth nesh: instiktet shoqërore dhe idetë politike janë shpesh herë një shprehje e teorive që janë parashtruar fillimisht në librat e filozofisë. Kjo nuk është thjesht një tendencë e lashtë, por një fenomen modern që vazhdon. Udhëheqës globalë dhe ideologë të masave vazhdojnë t’u referohen filozofëve, si frymëzim prapa ideve të…
Një shtetase holandeze e cila për një vit e gjysmë është duke jetuar në Maqedoni, ka shkruar një artikull interesant në mediat holandeze. Në te ajo rrëfen: „Pasi këtu jam duke jetuar tash një vit e gjysmë dhe pasi për më tepër se pesë vite i njohë maqedonasit, dua t`ju them sinçerisht se ekzistojnë disa gjera që janë komike për mua. Në të vërtetë, unë jam mësuar me këtë fenomen dhe disa gjera nuk më habisin më“. Kështu fillon artikulli i holandezes e cila jeton në Shkup, përderisa mirëmban edhe një faqe interneti me titull „Të jetosh jashtë vendlindjes“. Holandezja…
Driton Idrizi është një tjetër shqiptar i suksesshëm në Zvicër. Me prejardhje nga Maqedonia, Idrizi është mësues i shkollës së mesme në fshatin Sigriswil të kantonit të Bernës. Në një intervistë për “Swissinfo.ch”, Idrizi ka treguar rrugëtimin e tij drejt bërjes mësimdhënës. Ai ka thënë se shkolla e mesme ishte e vështirë për të dhe ishte gati të largohej, për shkak të racizmit që kishte përjetuar. “Për mua shkolla e mesme ishte hera e parë kur u përballa me racizmin. Kjo nënkupton se unë pata nota të dobëta dhe isha shumë afër që të largohesha nga shkolla. Andaj nisa të…
Këtë vit gjendem për herë të parë në pozitën e kryetarit të Komunës së Gostivarit por dua që urimin tim për vitin e ri ta merrni si njëri prej jush dhe jo dikush që zyrtarisht kryen punën e tij. Fillimisht urimi im shkon për të gjithë ato familje që fundviti i ka gjetur me një anëtar më pak! Jam shpirtërisht pranë jush! Uroj që viti tjetër t’ju lehtësoj zemrën e t’ju sjellë të mira! Uroj të gjithë ata që i kanë fëmijët larg dhe festa e fundvitit nuk ka mundur t’i bashkojë! Vitin tjetër e festofshi bashkë! Uroj të gjithë…
Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët me periudha me diell dhe me erë të lehtë. Natën e vitit të ri na pret mot stabil dhe i thatë. Do të fryejë erë e lehtë. Temperatura maksimale arrin në 12 gradë. Në Shkup e rrethinë deri në 9 gradë. Nga një janari pasdite do të rriten vranësirat. Të martën më dy janar priten reshje të kohëpaskohshme të shiut, derisa në vendet malore reshjet do të jenë me dëborë.
Në një zjarr të madh që ka ndodhur këtë mëngjes, është djegur deri në themel një kafene në qendrën e Prilepit, ndërsa është shkaktuar edhe dëm material në objektet përreth. Sipas kreut të Njësitit të zjarrfikësve të Prilepit, thirrjen për zjarrin e kanë pranuar në ora 3:33 dhe kanë intervenuar menjëherë. Bëhet fjalë për një zjarr të madh në qendër të qytetit që ka mundur të përhapet edhe në objektet përreth. Zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale që vlerësohen të jetë mbi 200.000 euro./Telegrafi/
Lube Boshkoski njoftoi se do të mbështesë kryetarin e ri të VMRO-DPMNE-së, Kristian Mickovski, nëse ai distancohet nga politikat e Nikolla Gruevskit. “Le të thotë se ai nuk e mbështet politikën e gënjeshtrave, krimit dhe korrupsionit dhe nëse ai do të rivendosë parimet fillestare të VMRO-DPMNE-së. A do të thotë ai se Nikolla Gruevski dhe ata përreth tij janë ajo që unë kam qenë duke folur për “bandë kriminelësh” gjatë gjithë kohës. E gjithë kjo është një çështje për të cilën do të varet nëse do t’i japim mbështetje, deri atëherë nuk kemi ndërmend të japim asnjë lloj mbështetjeje mirësjelljeje.…
Zgjidhja e propozuar nga Qeveria për parandalimin e keqpërdorimti të përgjimit të telekomunikimeve, është gjysmake. Që të mos shkelen të drejtat themelore të njeriut duhet që sistemi i përgjimit të mos jetë i monopolizuar, tha Pavle Trajanov, ish ministër i punëve të brendshme i ftuar në emisionin “ Pa teklif”, që transmetohet në Almakos. Trajanov sqaron se të gjitha informacionet e grumbulluara nga përgjgimi do të derdhen në polici, ndërsa qendra e re operative vetëm do ti aktivizojë sistemet e përgjimit. Ai thekson se partitë nuk janë të interesuara të çlirojnë sistemin e përgjigmit nga kontrolli partiak sepse u shërben…