Author: Semi

Sipas informatave të Tv 24, Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit së shpejti do të kompletojë materialin e dëshmive që i mbledh nga institucionet në lidhje me kartelat zyrtare me të cilat funksionarët e kaluar kanë jetuar në mënyrë luksoze. Prokuroria ka hapur procedurë parahetimore për disa raste për të cilat mediat lajmëruan se janë ish-ministra, zv.ministra dhe sekretarë shtetëror janë gostitur me darka luksoze, kanë blerë ushqime dhe produkte tjera për në shtëpi. Nga Prokuroria publike thonë se, pasi që bëhet fjalë për proces parahetimor, sipas rregullave të nenit 289 të Ligjit për procedurë…

Lexo më Shumë

Struga vitin 2018 do ta pret me probleme të mëdha për të cilat qytetarët kërkojnë zgjidhje urgjente. Ata thonë se prioriteti i autoriteteve lokale në vitin e ri duhet të jetë furnizimi me ujë në këtë komunë si dhe gjetja e një zgjidhjeje të plotë për deponinë e egër të qytetit. Krahas këtyre, ata kanë edhe prioritete tjera. “Prioritet janë çështjet komunale. Trafiku në Strugë është katastrofë, makinat parkohen në çdo vend. Policia është e pafuqishme për shkak të personave me ndikim. Mafia urbane duke ndërtuar godina e mbyll hapësirën për qarkullimin e ajrit, që paraqet problem të madh”. Por…

Lexo më Shumë

“Harmonia fetare mes shqiptarëve paraqet strumbullar reflektimi për tolerancën ndërfetare për mbarë botën” ka theksuar Kryegjyshi botëror I bektashinjve Haxhi Dede Edmon Brahimaj me rastin e darkës tradicionale e cila organizohet prej tetë vitesh me gazetarët e medieve nga Shqipëria Kosova, Maqedonia Mali I Zi etj. Darkën solemne e hapi gazetari që ndjek punën e komuniteteve fetare Ferdinand Samarxhi I cili ka titullin presidencial Mjeshtri I Madh duke nënvizuar se bektashizmi ka paraqitur ndër vite shembull dhe burim frymëzimi për çështjen kombëtare. “Shkëlqesia e tij presidenti i republikës së Shqipërisë na gëzon sonte me pjesëmarrjen e tij. Dua të falënderoj sonte…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, me rastin e ndërrimit të moteve i uron të gjithë qytetarëve të Maqedonisë shëndet, mbarësi dhe suksese në vitin 2018. “Kam nderin e veçantë që të uroj gjithësecilin nga ju dhe familjet e juaja të nderuara me uratat më të sinqerta për shëndet, mbarësi dhe suksese në vitin 2018”, tha Ahmeti në urimin e tij duke shtuar se viti 2018 është vit vendimtar dhe shumë i rëndësishëm për Maqedoninë dhe vendet e Evropës Juglindore. “Viti 2018 le të na sjell gjithashtu një strategji afirmative, shpresëdhënëse dhe konkrete të zgjërimit nga Komisioni Evropian, raport pozitiv…

Lexo më Shumë

Në fillim tingëllon çuditshëm, një ëmbëlsirë që si bazë kryesore ka mishin dhe orizin, por të jeni të sigurtë se  nëse e provoni një herë, do ta kërkoni gjithmonë. Por si bëhet kjo ëmbëlsirë e çuditëshme. “Së pari e fërgojmë orizin me gjalpë, mishin e kemi zier pa sheqer, e bëjmë copa –copa dhe e fërgojmë gjithashtu me gjalpë. Orizi duhet të fërgohet pak më tepër  se pilafi deri sa ta marrë temperaturën e duhur. Shumë vetë i kam dëgjuar nga Kosova kur e shikojnë se ka oriz dhe mish, sheqer  gjithashtu u vjen çudi, por mishi nuk dallohet asesi…

Lexo më Shumë

Miljona njerëz në botë nëpër sheshet e qyteteve të tyre, në qendra turistike, kafiteri, restorante, apo në atmosfera familjare, sonte në mesnatë do ta përcjellin vitin 2017 dhe do ta presin Vitin e ri 2018. Gjithçka është gati për festë edhe në Shkup, Tiranë e Prishtinë. Në Sheshin e Shkupit që në mesditë arriti Baba dimri, për ti gëzuar fëmijët me pakot e vitit të ri.Me këtë rast kryetari I Shkupit Petre Shilegov I cili me këtë rast përcolli  urime për të gjith shkupjanët dhe sidomos për fëmijët. “Gëzuar vitin e ri, të jeni shëndosh dhe mirë të vazhdoni të…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka uruar qytetarët për festën e ndërrimit të motmoteve. Ja urimi i tij: Unë jam i bindur se secili prej jush i ndjen sfidat, vështirësitë dhe pasojat negative nga standardi i dobët, turbulencat politike dhe tensioni në marrëdhëniet. Prandaj unë do të përmbahem në realitetin e sotëm dhe hapat për të ardhmen. Qytetarët janë të zhgënjyer nga pritjet. Premtimet kryesore të qeverisë për një jetë më të mirë nuk po përmbushen. Ne kemi një ngecje shoqerore, ekonomike dhe politike. Liria ekonomike është e kërcënuar. Ajo është themeli i të gjitha lirive njerëzore dhe përcaktues i…

Lexo më Shumë

Poashtu rekomandohet për kujdes me konsumimin e ushqimit. Posaçërisht apelohet deri te popullata e re dhe minorene për mospërdorimin e pijeve alkoolike për shkak të pragut të ulët të tolerancës ndaj alkoolit, si dhe të përmbahen nga shfrytëzimi i mjeteve të ndryshme piroteknike dhe armës së zjarrit për shkak të shmangies së lëndimeve, djegieve dhe pasojave të tjera më të rënda. Shërbimi për ndihmë urgjente mjekësore me mjekim shtëpiak “Shtëpia shëndetësore Shkup” paralajmëron se për festat e Vitit të Ri do të kujdeset për gjendjen shëndetësore të qytetarëve gjatë 24 orëve. Në natën e Vitit të Ri, Ndihma urgjente mjekësore…

Lexo më Shumë

Viti që lamë pas ishte një vit me plot kthesa, ndryshime, ngjarje mjaft të rëndësishme, vit që vlerësohet edhe si reformues, por i mbushur edhe me sfida të shumëta. Në 2017-tën hymë me një përbërje të re kuvendore. Si rezultat i krizës politike dhe skandaleve që dolën në shesh, OBRM-PDUKM-ja pësoi një rënie të butë në përkrahjen popullore, duke marrë vetëm 51 ulëse në Kuvendin e Maqedonisë, por duke ruajtur kryesimin në taborin maqedonas. Megjithëse shpresuan në fitore, LSDM-ja fitoi mbështetje, por jo sa për të dalë e para. Kjo parti siguroi vetëm 49 ulëse, një rezultat mjaft i ngushtë…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKR) kanë rekomandime për festat e fundvitit. Apelojnë që qytetarët të mos përdorin mjete piroteknike dhe të mos vozisin nën ndikim të alkoolit. Të jenë të kujdesshëm, t’i respektojnë rregullat për kufizim të shpejtësisë dhe sinjalizimit rrugor. Nga MPB-ja thonë se nuk do të tolerohet dhe në mënyrë më të rreptë do të dënohet shitja dhe përdorimi i mjeteve piroteknike. Sipas Ligjit, gjoba për gjuajtje me armë zjarri, përdorimi i mjeteve piroteknike ose mjeteve të ngjashme shpërthyese është 200 deri më 500 euro, ndërsa sipas Kodit penal,…

Lexo më Shumë

Qytetet në të gjithë Evropën janë në gatishmëri në prag të natës së ndërrimit të viteve, ndërsa kërcënimi për sulme terroriste vazhdon të rëndojë mbi kontinent. Në kryeqytetin spanjoll, Madrid, policia ka marrë masa shtesë sigurie, përfshirë ndalimin e kamionëve dhe furgonëve në qendër të qytetit gjatë festimeve. Numri i personave që do të mbushin emblematiken Plaza del Sol në qendër të Madridit për të pritur Vitin e Ri, do të reduktohet nga 25 në 20 mijë vetë.

Lexo më Shumë