Author: Semi

Çdo amvisëri në Maqedoni, harxhon nga 1.010 denarë për shëndetësi, ose 298 denarë për person, edhe përskaj asaj që Maqedonia ka mbulim universal të popullatës në sistemin e sigurimit shëndetësorë. Gjysma e këtyre parave janë për barna, njofton Portalb.mk. Sipas anketës të kryer në korniza të projektit “Sigurim shëndetësor universal në Republikën e Maqedonisë – efekte  nga zbatimi i projektit Fondi për sigurim shëndetësor për të gjithë”, qytetarët edhe përskaj asaj që janë të siguruar nëpërmjet Fondit për Sigurim Shëndetësor, nga xhepi i tyre për shëndetësi në vjet ndajnë 34% nga harxhimet, ndërkaq 49% prej tyre janë për furnizimin e barnave.…

Lexo më Shumë

Ndërkohë kryeministri Zoran Zaev natën e ndërrimit të viteve do ta kalojë në Selanik së bashku kryetarin e kësaj komune. Një natë më parë ai u takua me Janis Butarisin në një darkë joformale, e cila ka zgjatur më shumë se tre orë. Në darkë ku kanë marrë pjesë këshilltarë të kryeministrit dhe bashkëshortja e tij është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit. Pas përfundimit Zaev dhe Butaris kanë uruar gazetarët për festat por nuk kanë dhënë detaje për atë se çfarë konkretisht kanë biseduar. Sipas mediave greke, kryeministri Zaev në darken joformale ka shprehur optimizëm se do të gjendet…

Lexo më Shumë

Për nevojën e gjetjes së zgjidhjes për çështjen e emrit, si dëshmi në praktikë se ekziston vullnet nga ana e Maqedonisë, ka folur ish-kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu, në një intervistë për gazetën greke “Etnos”. Siç tha ai, duket se Qeveria aktuale e Maqedonisë, ka kuptuar se irredentizmi çon në situatë pa zgjidhje dhe shtoi se nëse heqim anash kontestin e emrit, Shkupi është aleat i natyrshëm i Athinës. “Në qoftë se rrethanat e sotme lejojnë zgjidhje të kënaqshme, situata më e gjerë gjeopolitike është një arsye më tepër për të ecur një hap para. Shkupi, nëse heqim anash emrin,…

Lexo më Shumë

Snajperistët e forcave speciale (SAS) do të jenë në rrugët e qyteteve kryesore britanike sonte, ndërsa qytetarët do të mirëpresin festën e vitit të ri dhe ndërrimin e viteve Ushtarët e forcave speciale do të mbikëqyrin turmat në sheshin Trafalgar të Londrës, Birmingham, Manchester, Liverpool dhe Edinburg. Pasi është e njohur praktika e britanikëve që dalin të festojnë në rrugë dhe në lokalet shumta. Sharp-shooters do të pajisen me pushkë Barrett Light . 50, e cila mund të ndalojë një automjet në gati një milje. Xhihadistët kanë bërë kërcënime të ashpra online për të shkaktuar kaos në festimet e Vitit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili nëpërmjet një postimi në faqen e tij fejsbuk ju uron gjithë shqiptarëve Vitin e Ri! Vijon postimi i plotë: Të nderuar qytetarë, tek sa e mbyllim këtë vit, më lejoni t’ju drejtohem me disa fjalë për momentet që lamë pas por edhe për planet që kemi për vitin e ardheshëm. Viti që po mbaron ka qenë sa i vrullshëm aq edhe vendimtar në shumë aspekte. Më duhet patjetër të përmend mundin tonë të përbashkët qe i dha fund një regjimi të korruptuar gjatë gjashtëmujorit të parë te këtij viti, duke hapur rrugën një…

Lexo më Shumë

Banorët e Tetovës dhe Gostivarit vitin që po përcjellim do ta mbajnë mend në kujtesën e tyre si një vit me shumë halle dhe probleme, përfshi ato ekonomike dhe politike. Ndërkohë për Vitin që vjen, kërkojnë më shumë modesti: “Politikanët t’i përmbushin premtimet e dhëna”. “Marr në përgjithësi ky vit nuk ka qenë i suksesshëm as në aspektin politik e as në aspektin ekonomik. Shkaku se janë zhvilluar shumë probleme në aspektin politik, burgosje, gjykime e raste tjera. Në aspektin ekonomik pak punësime ka pasur. Premtime ka pasur plot por realizime në praktikë shumë pak”. “Kemi krizë ekonomike, kemi edhe…

Lexo më Shumë

Përmes një urimi dërguar miqëve dhe simpatizantëve të tij, kreu i ASH-së Ziadin Sela përmes disa fjalëve është munduar të përshkruajë gjithë rrjedhën e vitit që po lëmë pas 2017. “Aleanca për Shqiptarët,edhe pse me një jetë jo të gjatë politike,i pati të theksuara sukseset që ishin të prekshme për shqiptarët ,sidomos gjatë qëndrimit të shkurtër në Koalicionin qeveritar. Aleanca për Shqiptarët ishte nismëtare e Tryezës së përbashkët të liderëve të partive politike shqiptare, dhe vendimtare për një sërë suksesesh siç është formimi i Qeverisë së re reformuese zgjedhja e kryeparlamentarit shqiptar, Ligji për përdorimin e gjuhëve, ku në masë…

Lexo më Shumë

Zëvendës kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe sistem politik, Hazbi Lika, në vigjilje të kremtimit të fillimit të Vitit të Ri, në emrin e tij personal dhe në emër të Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjessë Ohrit i uron shumë shëndet dhe mirëqenie të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. “Ky vit ka qenë njëkohësisht sfidues dhe shpërblyes për shqiptarët në Republikën e Maqedonisë, por e përfunduam me përmbyllje të nismave kyçe të cilat do të ndihmojnë në procesin e përmirësimit të pozicionimit tonë në shtyllat e këtij shteti multietnik dhe në zhvillimin e mëtejshëm të kohezionit social”, thotë Lika. Sipas Likës, respektimi i diversitetit…

Lexo më Shumë

Dy persona janë arrestuar në pikë kalimin kufitar Vërmicë, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre, është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë 4.25 kg. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa, i dyshuari tjetër është liruar. Rasti vazhdon të hetohet.

Lexo më Shumë

Mnistri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili sot ka vizituar Klinikën e Shtipit ka thënë se me pagesën e pagave të muajit mars do të ketë rritje të pagesave për kujdestari, duke shtuar se rritja nuk do të përfshijë vetëm mjekët, por edhe infermieret, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Është shumë domethënëse kjo rritje, diku 100 për qind, ende përpunohen analizat e sakta që të vlerësojmë se kur mund të fillojë kjo, por, me siguri rritja e shumës për kujdestarinë do të fillojë me pagesën e prillit, gjegjësisht atë të marsit”, ka thënë Filipçe. I pyetur nëse është i informuar se një…

Lexo më Shumë

Sipas informatave të Tv 24, Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit së shpejti do të kompletojë materialin e dëshmive që i mbledh nga institucionet në lidhje me kartelat zyrtare me të cilat funksionarët e kaluar kanë jetuar në mënyrë luksoze. Prokuroria ka hapur procedurë parahetimore për disa raste për të cilat mediat lajmëruan se janë ish-ministra, zv.ministra dhe sekretarë shtetëror janë gostitur me darka luksoze, kanë blerë ushqime dhe produkte tjera për në shtëpi. Nga Prokuroria publike thonë se, pasi që bëhet fjalë për proces parahetimor, sipas rregullave të nenit 289 të Ligjit për procedurë…

Lexo më Shumë

Struga vitin 2018 do ta pret me probleme të mëdha për të cilat qytetarët kërkojnë zgjidhje urgjente. Ata thonë se prioriteti i autoriteteve lokale në vitin e ri duhet të jetë furnizimi me ujë në këtë komunë si dhe gjetja e një zgjidhjeje të plotë për deponinë e egër të qytetit. Krahas këtyre, ata kanë edhe prioritete tjera. “Prioritet janë çështjet komunale. Trafiku në Strugë është katastrofë, makinat parkohen në çdo vend. Policia është e pafuqishme për shkak të personave me ndikim. Mafia urbane duke ndërtuar godina e mbyll hapësirën për qarkullimin e ajrit, që paraqet problem të madh”. Por…

Lexo më Shumë