Dy automjete, të parkuara në një rrugë të Gostivarit janë djegur, ndërsa me intervenimin e zjarrfikësve janë penguar një numër i madh i dëmeve. Sipas SPB Tetovë, mbrëmë rreth orës 22:35 minuta, është paraqitur djegie e dy automjeteve, të cilat ishin parkuar në rrugën “Pitarnica” në Gostivar.“Nga arsyet deri më tani të pakonfirmuara, në pjesën e përparme të motorit është djegur automjeti ‘Citroen’ me targa të Gostivarit, pronësi e Z.R. (70) nga Gostivari, pas çka zjarri është zgjeruar dhe e ka përfshirë pjesën e pasme të automjetit në afërsi ‘Opel frontera’, pronësi e B.D. (42)”, thotë Marjan Josifovski zëdhënës i SPB Tetovë.Me…
Author: Semi
Qendra për raportim dhe koordinim pranë SPB- Tetovë prej dje ka filluar me punë. Në këtë Qendër tanimë pranohen ankesa nga qytetarët për ngjarje të ndryshme të sigurisë dhe dukuri që vijnë prej thirrjeve në numrin 192. “Qendra për raportim dhe koordinim mund të merret 24 orë duke telefonuar numrin pa pagesë 192 pas çka paraqitja përcillet deri tek stacioni i policisë apo sektorë në njësitin nga ku është paraqitur ngjarja”, ka thënë zëdhënësi i SPB- Tetovë, Marjan Josifovski, transmeton Medial.mk.
Deputetët nuk do të punojnë deri më 9 janar. Këtë vendim të zgjedhurit e popullit e kanë sjell në koordinim me kryeparlamentarin me çka janë dakorduar të lidhin ditët dhe pas Krishtlindjeve të fillojnë me punë ku pritet të mbahen dy komisione. Në agjendën e Kuvendit, nuk ka aktivitete deri më 15 janar, por shërbimet parlamentare informojnë se disa seanca të Komisioneve do të mbahen në periudhën prej 9 deri 12 janar.
rejtuesit e Qeverisë së Maqedonisë synojnë që vendi të jetë pjesë e strategjisë për zgjerim të Komisionit Evropian (KE), që pritet të publikohet në muajin shkurt të këtij viti. Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani për Radion Evropa e Lirë thotë se 2018-a paraqet vit jashtëzakonisht të rëndësishëm për perspektivat e Maqedonisë si shtet, si në aspektin e integrimeve të vendit drejt strukturave euroatlantike, si dhe kohezionit të brendshëm politik. “Natyrisht, si fillim presim që në shkurt të marrim një raport të pakushtëzuar. Pra, në shkurt Republika e Maqedonisë të bëhet pjesë e strategjisë për zgjerim të Komisionit Evropian, përkatësisht…
Kryeministrit Zoran Zaev nuk përjashtohet mundësia që ti ikin aleatët e deritanishëm. Këtë sinjal e kanë dhënë parti të vogla që ishin pjesë e frontit kundër VMRO-DPMNE-së. Me ardhjen në krye të Hristijan Mickoskit, disa parti të krahut të djathtë që kanë dalur nga VMRO-DPMNE po paralajmërojnë rikthimin tek aleanca me partinë e vjetër, por me kushte. Këtë e ka bërë kryetari i partisë “Të bashkuar për Maqedoni”, Lube Boshkoski. Ai njoftoi se do të mbështesë kryetarin e ri të VMRO-DPMNE-së, Kristian Mickovski, nëse ai distancohet nga politikat e Nikolla Gruevskit. “Le të thotë se ai nuk e mbështet politikën e gënjeshtrave, krimit dhe korrupsionit…
VMRO-DPMNE ka reaguar sot se të paraburgosurit për ndodhitë e Kuvendit më 27 prill janë viktimë e përndjekjes politike që e ndjejnë inkuizicionin e shekullit 21 në lëkurën e vet. “Në vend se më familjet e tyre, të paraburgosurit Vitin e Ri e kanë kaluar nëpër qeli të ftohta. Procedura kundër tyre është kundërligjore dhe e pabazë që nga fillimi. Mosrespektimin e ligjeve gjatë paraburgimit e ka konfirmuar edhe Avokati i popullit, fakt që heshti edhe Prokurorinë publike dhe gjyqin”, kanë thënë në VMRO-DPMNE./Gazeta Express/
Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari realizoi mbrëmë takim me mërgimtarët të cilët gjatë festave të fundvitit po qëndrojnë në vendlindje. Taravari, theksohet në kumtesën e Komunës së Gostivarit i njoftoi mërgimtarët me gjendjen aktuale në komunë dhe me problemet që paraqiten për shkak të mosfunksionimit të Këshillit të Komunës dhe obstruksioneve që po i bëhen nga ana e oponentëve politik. “E trashëguam komunën me borxhe enorme të cilat kalojnë shifrën prej 2 milionë euro, pa mos llogaritur këtu borxhet e ndërmarrjeve publike të cilat kapin ndoshta katërfishin e borxheve të komunës. Trashëguam një administratë komunale, ndërmarrje publike dhe…
Kordinatori nacional për në NATO, Stevo Pendarovski në intervistë për RTM tha se për tejkalimin e dallimeve për emrin, patjetër të shkohet në referendum, transmeton Zhurnal. “Referendum për emrin patjetër duhet që të ketë, këtë e thanë edhe ministrat pa resor. Në fund të rrugës patjetër duhet që të ketë, kuptohet nëse paraprakisht fitojmë, unë do thoja një propozim normal i cili do të shkonte në referendum” tha Pendarovski.
Edhe dy persona burra kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” pas aksidentit zinxhiror të disa automjeteve tek qarkorja Hipodrom. Më herët, policia konfirmoi se është lënduar një femër, e cila është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup. Aksidenti ka ndodhur mes katër automjeteve të udhëtimit, një kamioni dhe një autobusi. Dy nga automjetet e udhëtimit janë me targa të Shkupit, një të Velesit dhe një të Prilepit, ndërsa automjeti transportues është me targa të Ohrit dhe autobusi me targa të Shkupit. /SHENJA/
Për problemet në jetën e brendshme politike në Greqi, për pritjet e Athinës nga Shkupi, për zgjidhjet e mundshme, për presionet ndërkombëtare, për periudhën e kufizuar kohore për zgjidhje, por edhe për komunikimin e shkëlqyeshëm midis Maqedonisë dhe Greqisë gjatë gjashtë muajve të kaluar, shkruan sot gazeta greke “Katimerini”. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, në analizën me titull “Hapat e vështirë drejt zgjidhjes së çështjes së Maqedonisë”, thuhet se mosmarrëveshjet e fundit midis pushtetit dhe opozitës në Greqi, për herë të parë në hapësirë i nxorën vështirësitë që duhet të tejkalohen në drejtim të arritjes së kompromisit për…
https://youtu.be/LInus-K0lKA
Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski i cili gati dy muaj ushtron këtë funksion, ku është duke u parë shumë aktiv, ai thuajse çdo ditë organizon aktivitete me fëmijë të komuniteteve të ndryshme, por edhe me shqiptarët. Maksim Dimitrievski vjen nga partia e Zoran Zaevit, LSDM, dhe është i nacionalitetit maqedonas, ku deri sa “disa” kryetarëve shqiptar-muslimanë në trojet tona i pengojnë vajzat me shamia, dhe e luftojnë këtë dukur, Dimitrievski sot gjatë festës në sheshin e kumanovës ka vërejtur një vajzë shqiptare me shami në kokë dhe e ka ftuar që të bën një fotografi me të, ku…

