Author: Semi

Në takimin me efektivin e policisë në Gostivar, për të shënuar ditën e parë të këtij viti, shprehëm qëndrimin se do të kemi qasje të re dhe më agresive në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe profileve tjera të kriminalizuara, porositi zv ministri Agim Nuhiu, pas takimit të parë që realizoi në vitin 2018. “Do të goditet gjithësecili që nuk do i nënshtrohet autoritetit absolut të ligjit. Viti 2018 do të jetë viti i përballjes së pakompromis me krimin dhe korrupsionin, qofshin ata edhe brenda strukturave të policisë së shtetit! Le të jetë një vit i mbarë!”, ka shkruar Nuhiu. Mirëpo…

Lexo më Shumë

Gjashtëmbëdhjetë tërmete të një pas njëshme kanë goditur mbrëmë rajonin e Dojranit. Tërmeti më i fuqishmi ishte me intensitet prej 5 ballë sipas Rihterit. Dridhjet janë ndjerë mjaftueshëm nga qytetarët e Dojranit të Vjetër dhe Strumicës por edhe në vendet fqinje si Greqia dhe Bullgaria. Gjithashtu, tërmeti është ndjerë edhe në Shkup. Sizmologu Mihajll Garevski thotë që një shkallë e tillë i tërmetit mund t’i ketë shqetësuar qytetarët dhe paralajmëron se dridhjet do të vazhdojnë edhe më tej deri në qetësimin e plotë të pllakave tektonike. “Epiqendra ishte në territorin e Greqisë me magnitud prej 5 shkallë sipas Rihterit. Tërmetit…

Lexo më Shumë

Shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini njoftoi se 2018 do të jetë një vit vendimtar për Ballkanin. Ajo në blogun e saj ka përmendur 12 momente të veçanta që kanë shënuar vitin e saj më 2017. “Ky nuk ishte një vit i lehtë për Ballkanin. Kam vizituar gjashtë kryeqytete të rajonit në një nga momentet më të vështira – në disa raste, koha e krizës së thellë politike”, ka shkruar ajo, transmeton Gazeta Shqip. Sot, ajo tha se, në sajë të vendimeve të guximshme dhe punën e madhe që është bërë së bashku, shumica e kësaj krize është zgjidhur. “Rruga për…

Lexo më Shumë

Doganierët e Maqedonisë në dy javët e fundit kanë parandaluar dy përpjekje për kontrabandim të drogës. Në rastin e parë në vendaklimin Bllato më datë 18 dhjetor të 2017-ës është parandaluar kontrabandim i marihuanës. Droga ishte gjetur në bagazh në pjesën e gomës rezervë. Në rastine  dytë doganierët kanë sekuestruar 5 tableta ekstazi gjatë kontrollit në deponë Detoil afër Kumanovës. Gjithashtu janë zbuluar edhe kontrabandimi i mallit të ndryshëm sikurse ilace, veshmbathje, pjesë të automobilave, piktura dhe vegla./Express/

Lexo më Shumë

Ndërmarja publike për rrugë shtetërore sot ka shpallur konkurs për punësim të përkohshëm pasiqë të punësuarve me marrëveshje në vepër u kanë skaduar marrëveshjet para vitit të ri, përcjell Aktuale.mk. Punësimi bëhet me procedurë të shkurtuar për të zëvendësuar pikërisht për të plotësuar vendet e zbrazëta thotë drejtori Zoran Kitanov. Punësimet bëhen nëpër pikat pagesore të rrugëve shtetërore./Aktuale.mk/

Lexo më Shumë

Me këtë rast, të dielën, lagjen në fjalë e vizitoi kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ku u prit nga banorët e lagjes dhe bashkëbisedoi me ta. “Zgjidhja e problemit me rrjetin e kanalizimit në këtë pjesë të lagjes Lajthia, ishte një nga premtimet tona parazgjedhore. E vizituam këtë lagje para tri javësh dhe menjëherë filluam me rikonstruimin e plotë të rrjetit të kanalizimit atmosferik dhe fekal. Ekipet e Ndërmarrjes publike Komunalec, me sukses i përfunduan  punët për një kohë të shkurtë dhe shpresoj se problemi që kanë pasur banorët lokalë që prej vitit 2000, nuk do të përsëriten më”,…

Lexo më Shumë

Qeveria e udhëhequr nga LSDM ka realizuar edhe një premtim para qytetarëve që u dedikohet kategorive të rrezikuara të qytetarëve apo personave në mbrojtje sociale. “Nënshkrimi i memorandumit mes Ministrisë për punë dhe politikë sociale dhe Odës së përmbaruesve me çka përmbaruesit obligohen të mos bllokojnë xhirollogaritë e personave, shfrytëzues të ndihmës sociale, mbron të drejtat e personave që janë në rrezik social me çka pengohet bllokimi i xhirollogarive të tyre”, kanë thënë në LSDM. Me këtë, thonë në LSDM qeveria shpreh gatishmërinë për bashkëpunim në fushën e zbatimit të politikës sociale dhe Ligjit për përmbarues./Express/

Lexo më Shumë

Gjate 3 muajve te kaluar i kam ecur thuajse te gjitha trojet shqiptare, qe nga Manastiri deri ne Kumanove. Perveç Shkupit qe kishte ndryshuar per nga infrastruktura (me beton dhe statuja) gjate ketyre 3 dekadave qe une nuk e kisha pare, Tetoven dhe Gostivarin i gjeta ashtu siç i kisha lene para 3 dekadash. Ndersa Manastiri, qyteti i Alfabetit, ku ne vitin 1982 une e vuajta denimin per pjesemarrje ne demonstratat e msrs-prillit 1981 ne Prishtine, nuk fliste me shqip, sepse gjate 3 dekadash ishin shperngulur edhe ata pak shqiptare. Shperngulja, kjo plage e pasherueshme e shqiptareve, dikur e planifikuar…

Lexo më Shumë

Prej sot mund të dorëzohen kërkesa për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa lejë, pasi hynë në fuqi ndryshimet e ligjit për trajtimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, të miratuara nga Kuvendi më datën 22 dhjetor 2017. Afati përfundimtar për dorëzimin e kërkesave për legalizim është deri në fund të këtij viti, ndërsa me ndryshimet ligjore u mundësua afat plotësues dhe për kompletimin e dokumenteve, që mund të bëhet deri në fund të qershorit të këtij viti. Kusht për legalizimin e objektit është që objekti të jetë ndërtuar deri më 3 mars të vitit 2011, siç është…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev mori letër me mesazh të papa Françeskut me rastin e 1 janarit, Ditës botërore të paqes, festë e themeluar nga ana e Kishës katolike në vitin 1967, që këtë vit i kushtohet krizës së emigrantëve në botë, të gjithë emigrantëve dhe refugjatëve, burrave dhe grave në kërkim të paqes. Në përgjigjen deri te Shenjtëria e tij, papa Françeskut, kryeministri Zaev theksoi se Maqedonia e pranon shqetësimin e tij, dhe i përmbahet angazhimeve se kjo krizë globale humanitare në vitin 2018 do të zgjidhet në bazë të Deklaratës për refugjatë dhe emigrantë të Kombeve të Bashkuara dhe se…

Lexo më Shumë

Dy automjete, të parkuara në një rrugë të Gostivarit janë djegur, ndërsa me intervenimin e zjarrfikësve janë penguar një numër i madh i dëmeve. Sipas SPB Tetovë, mbrëmë rreth orës 22:35 minuta, është paraqitur djegie e dy automjeteve, të cilat ishin parkuar në rrugën “Pitarnica” në Gostivar.“Nga arsyet deri më tani të pakonfirmuara, në pjesën e përparme të motorit është djegur automjeti ‘Citroen’ me targa të Gostivarit, pronësi e Z.R. (70) nga Gostivari, pas çka zjarri është zgjeruar dhe e ka përfshirë pjesën e pasme të automjetit në afërsi ‘Opel frontera’, pronësi e B.D. (42)”, thotë Marjan Josifovski zëdhënës i SPB Tetovë.Me…

Lexo më Shumë

Qendra për raportim dhe koordinim pranë SPB- Tetovë prej dje ka filluar me punë. Në këtë Qendër tanimë pranohen ankesa nga qytetarët për ngjarje të ndryshme të sigurisë dhe dukuri që vijnë prej thirrjeve në numrin 192. “Qendra për raportim dhe koordinim mund të merret 24 orë duke telefonuar numrin pa pagesë 192 pas çka paraqitja përcillet deri tek stacioni i policisë apo sektorë në njësitin nga ku është paraqitur ngjarja”, ka thënë zëdhënësi i SPB- Tetovë, Marjan Josifovski, transmeton Medial.mk.

Lexo më Shumë