Author: Semi

Mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me ushqimin gjatë ditëve festive të fillimvitit. Ata kërkojnë nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm me konsumimin edhe të alkoolit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas mjekëve, qytetarët e kanë mësuar mësimin se si duhet të sillen në sofrën festive, duke shtuar se të rinjtë janë më pak të vëmendshëm, kurse të moshuarit janë më të vëmendshëm. Prandaj, mjekët kërkojnë nga qytetarët të jenë të disciplinuar, sidomos ata që për krishtlindjet ortodokse agjërojnë të hanë ushqime të lehta dhe në masë më të pakët.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Financave Dragan Tevdovski në konferencë për media u lavdëruan se në vitin 2017 është realizuar nivel i lartë rekord i investimeve kapitale. Janë shpenzuar 83,6 për qind e parave të planifikuara nga kjo shkallë buxhetor, gjegjësisht gjithsej 323 milionë euro. Pjesa më e madhe e mjeteve janë realizuar në muajin dhjetor përmes kthimit të borxheve të trashëguara nga Qeveria paraprake për projekte që kanë përfunduar, e që nuk u janë paguar tërësisht realizuesve. Ministria e Financave vazhdimisht u ushtronte presion ministrive që ta përmirësojnë realizimin e investimeve kapitale. Një pjesë e mirë e ministrive…

Lexo më Shumë

Me fillimin e vitit 2017, të gjithë kishin pritshmëri të njëjta: fund të krizës politike dhe ripërtëritje të ekonomisë. Por çdoherë ajo që planifikohet është tërësisht ndryshe nga realiteti. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin vetëm një nga garancitë se krizës politike po i vjen fundi dhe se ekonomia nuk do të jetë më peng i tensioneve politike. Problemi më i madh që e notuan ekspertët ishte vrima në arkën shtetërore ndërsa qeveria edhe më tej e vazhdon praktikën e vjetër dhe minusin e rregullon me huamarrje. “Që të ulet deficiti buxhetor, gjithnjë goditen investimet kapitale, ndërsa këta janë kyçe kur…

Lexo më Shumë

Pas marrjes së kryesimit me Këshillin Evropian, Sofja zyrtare ka njoftuar se prioritet do të ketë mbështetjen më të madhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në përmbushjen e kushteve për fillimin e negociatave për anëtarësim sa më të shpejt në familjen e madhe evropiane. Sipas analistit Mersel Bilalli në këtë drejtim është edhe politika e qeverise aktuale Bilalli madje u shpreh se për dallim nga ish pushteti që problemet me fqinjët i shfrytëzonte si alibi për ngecjet në rrugën euro-atlantike, qeveria aktuale për një kohë shumë të shkurtër ka përmirësuar marrëdhëniet ndër-fqinjësorë, gjë që do të ndikojë në drejtim të integrimit euro-atlantik të…

Lexo më Shumë

Kryeministri, Zoran Zaev, konsideron se ka klimë pozitive dhe gatishmëri nga të dyja palët. Ai tha se gjatë festave të fundvitit ka qëndruar në Selanik, ku ka diskutuar këto çështje me kryeministrin dhe shefin e Diplomacisë greke. “Republika e Maqedonisë është e vendosur që në pjesën e parë të vitit të depërtojë në zgjidhjen e problemit me emrin që Greqia e ka me emrin tonë kushtetues. Unë jam i bindur se mund të gjejmë zgjidhje. Gjithsesi se për këtë duhet gatishmëri edhe nga pala tjetër. Më vjen mirë që optimizëm ka edhe në anën tjetër. Realisht, pata ndjesinë të jem…

Lexo më Shumë

Shërbimet e parkingjeve në Komunën qendër, duke marrë një ‘xhip’ të parkuar të vend të ndaluar, kanë rrëzuar dy shtylla elektrike dhe kabllot në Debar Maallo, përcjell Aktuale.mk. Qytetarët kanë reaguar se iu janë ndërprerë gjitha lidhjet. Dëshmitarët kanë treguar se njëra shtyllë është shkulur ndërkaq tjetra është thyer./Aktuale.mk/ https://youtu.be/4mwUNCVoLkE

Lexo më Shumë

Kryeministri grek Aleksis Cipras është optimist për çështjen e emrit, por pret edhe hapa konkret nga ana e Maqedonisë. Në intervistën e shkurtë për radion greke Real fm, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Athina, Cipras foli për sfidat dhe pritjet në vitin 2018. Mes temave kryesore të parashtruara nga gazetari i cili e zhvillonte intervistën, përveç ekonomisë, skenarët për zgjedhje të parakohshme dhe marrëdhëniet me Turqinë, u gjend edhe çështja për emrin. “Jam optimist se mundemi në mënyrë efikase dhe me përgjegjësi të menaxhojmë me çështjen të cilën e trashëguam nga qeveritë paraprake. GJithnjë derisa nga ana tjetër me të…

Lexo më Shumë

Pas informacioneve jozyrtare se OKTA mund të largohet nga shteti për shkak të numrit të madh të problemeve të pazgjidhura, sot nga kompania dolën me përgjigje, ku thuhet: “Çështja nuk është nëse do të largohemi nga vendi, por si të mbetemi këtu dhe ta bëjmë edhe më të mirë këtë kompani maqedonase”, thonë nga kompania. Nga kompania theksojnë se kanë tre vërejtje pse është e vështirë të punohet momentalisht në Maqedoni. Shkaku i parë është naftësjellësi nga Selaniku, e dyta është ligji i ri për energjetikë dhe e treta, rezervat strategjike. Naftësjellësi i ndërtuar mes Shkupit dhe Selanikut nuk funksionon…

Lexo më Shumë

Prej sot sërish mund të dorëzohen kërkesa për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Afati shtesë është deri në fund të vitit. Me ndryshimet ligjore që hynë në fuqi ka fundi i muajit të kaluar, u mundësua afat shtesë edhe për kompletimin e dokumentacionit që do mund të bëhet deri në fund të qershorit të këtij viti. Kusht për legalizimin e objektit është që ai të jetë i ndërtuar përfundimisht me datë 3 mars të vitit 2011. Kërkesat dorëzohen në komunë. Që nga fillimi i procesit të legalizimit në vitin 2011 përfundimisht me vitin 2016 ishin dorëzuar mbi 400 mijë kërkesa…

Lexo më Shumë

Në Lisiçe janë regjistruar 629, Qendër 195, Karposh 231, Rektorat 282, Gazi Babë 113, Kumanovë 350, Tetovë 280, Kavadar 239 dhe në Manastir 413 mikrogram në metër kub. Secili qytetar në mënyrën e vet kërkon mbrojtjen nga ajri i ndotur. “Mundohemi të vendosim më shumë maska ose shall për ta mbrojtur veten, por është shumë e vështirë. Po kollitemi shumë, na djegin sytë dhe na rrjedh sekrecion nga hunda”,- theksoi një qytetar. “Kur shohim se ka shumë ndotje, nuk dalim jashtë, qëndrojmë në shtëpi. Megjithatë, qofshim ne brenda ose jashtë, ndotja e madhe ndikon tepër keq tek personat e sëmurë…

Lexo më Shumë

Në vitin 2018 ka mundësi të mbyllet çështja e emrit, tha zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Xanakopulos. Sipas tij, nëse merret parasysh siç tha ai edhe qëndrimi pozitiv që e ndjek udhëheqja e re politike në vend, atëherë hapet mundësia që të zgjidhet problemi. “Mendimi im është se duhet ta përdorim këtë dritare të mundësisë, duhet ti gjejmë kushtet më të përshtatshme dhe procesin më të përshtatshëm, për të ecur drejt një zgjidhje të problemit”, tha zëdhënësi i qeverisë greke për televizionin shtetëror ERT. Ai shtoi se nëse në Greqi arrihet një konsensus, atëherë atë do ta pranojnë të gjitha…

Lexo më Shumë

Tre qytetarë të Shkupit kanë denoncuar në polici se automjetet u janë dëmtuar prej plumbave qorr. Rreth orës 22:50 mbrëmë R.V. (47) nga Shkupi, ka denoncuar se në automjetin e tij motorik “Reno Klio” me targa të Shkupit ka gjetur një plumb qorr të kalibrit të panjohur i cili e ka shpuar pjesën e sipërme të automjetit. Po punohet në zbardhjen e rastit. Në orën 15:00 gjithashtu dje I.B. (46) ka denoncuar se në periudhën kohore prej 31 dhjetor prej orës 22:30 deri më 1 janar deri në orën 13:00 në rr. “Ronald Regan” prej një plumbi qorr i është…

Lexo më Shumë