Hyrja në fuqi e ligjit për përdorimin e gjuhëve nuk varet nga vullneti i Ivanovit, por nga vullneti i shumicës parlamentare. Kështu për Portalb.mk, i komenton eksperti juridik, Naser Ziberi, zërat në opinion se presidenti Gjorge Ivanov mund ta përdorë të drejtën e vetos për mosdekretim të ligjit, ashtu siç kishte e kishte bërë presidenti, Branko Cërvenkovski në vitin 2008 për ligjin për përdorimin e gjuhëve, shkruan Portalb.mk. “Qëndrimi i Ivanovit në lidhje me propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve është i njohur dhe ai disa herë e ka përsëritur se vlerëson se disa dispozita të këtij ligji tejkalojnë kornizat kushtetuese dhe se…
Author: Semi
Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër personave J.K (19) dhe N.Gj (18), që të dy nga Shkupi, të cilët akuzohen për veprën penale ”vjedhje të rënda”, përcjell Telegrafi Maqedoni. E kallëzuara e parë akuzohet për tre vjedhje të rënda, që përfshihen në Nenin 236 dhe 261. Ndërkaq, i akuzuari i dytë kallëzohet penalisht për tetë vjedhje të kategorizuara në vjedhje të rënda, vjedhje të rënda të dhunshme dhe vjedhje, të gjitha këto ta përfshira në Nenet 236, 236/3 dhe 235. Të kallëzuarit kanë fituar në mënyrë të paligjshme mbi 3000 euro. Veprat penale janë…
Gjithsej 93 aksidente komunikacioni kanë ndodhur gjatë muajit dhjetor në rajonin e Tetovës, që do të thotë se kanë ndodhur 31 aksidente më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, theksoi se në një nga aksidentet e dhjetorit ka ndërruar jetë një person, për dallim ku gjatë dhjetorit të vitit 2016 kishin ndërruar jetë dy persona, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Tetë persona kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 74 lëndime të lehta, ndërsa në 54 aksidente është shkaktuar dëm material, që vlerësohet të jetë 4 milionë e 350 mijë denarë”,…
Universiteti i Tetovës vitin 2017 e mbyll me bilanc pozitiv, ka deklaruar rektori i këtij universiteti, Vullnet Ameti, në intervistën e fundvitit për TV Koha, duke shtuar se ky universitet po i len pas vete vitet e vështira në aspekt financiar./lajmpress.com/ Mirëpo në këtë intervistë Ameti ka theksuar se UT më tepër financohet nga mjete të veta, që grumbullohen në forma të ndryshme, se sa nga mjete që ndahen prej Ministrisë së arsimit dhe shkencës. “Këtë vit e mbyllim me bilanc pozitiv. Kur kam ardhur si rektor, kemi qenë jashtëzakonisht të rënduar në aspektin financiar. Nga një menaxhim i mirëfilltë financiar ja…
Me fillimin e vitit të ri ka nisur shpallja e konkurseve për realizimin e punësimeve të reja. Qeveria ka projektuar buxhet për punësime në disa drejtori por edhe institucione të tjera, duke mos qenë shifra të larta. Bëhet fjalë për një konkurs nga Ndërmarrja publike për Rrugët e Maqedonisë, e cila ka shpallur konkurs për 93 të punësuar. Konkursi do të zgjas deri më 9 maj. 74 vende janë paraparë për inkasantë në pikat e pagesës rrugore, ndërsa pjesa tjetër për punësim në sektorin për kontroll të komunikacionit. Rrogat e parapara shkojnë deri 36 mijë denarë, transmeton Gazeta Lajm. Këto punësime janë realizuar për shkak se…
Pas marrjes së kryesimit me Këshillin Evropian, Sofja zyrtare ka njoftuar se prioritet do të ketë mbështetjen më të madhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në përmbushjen e kushteve për fillimin e negociatave për anëtarësim sa më të shpejt në familjen e madhe evropiane. Sipas analistit Mersel Bilalli në këtë drejtim është edhe politika e qeverise aktuale. Bilalli madje u shpreh se për dallim nga ish pushteti që problemet me fqinjët i shfrytëzonte si alibi për ngecjet në rrugën euro-atlantike, qeveria aktuale për një kohë shumë të shkurtër ka përmirësuar marrëdhëniet ndër-fqinjësorë, gjë që do të ndikojë në drejtim të integrimit…
Për Kryeprokurorin Ljubomir Joveski, prokurorët publik dhe prokuroritë themelore publike janë shtyllat e organizatës prokurore dhe se ata duhet të jenë mbrojtësit e parë të shtetit juridik dhe të respektimit të të drejtave të njeriut. Joveski ka bërë të ditur se do të përqëndrohet në kthimin e namit dhe autoritetit, respektit dhe ligjshmërisë në procedim. Sipas tij, theks i veçantë do t’i kushtohet pavarësisë në procedimet e prokurorëve publik, pasi që detyre t yre është të respektojnë dhe të zbatojnë ligjet, të jepen mendime të drejta, të përmbyllen lëndët në kohë dhe në mënyrë që do ta garantojë ligjshmërinë. ”Prokuroria…
Nga Republika e Maqedonisë në vitin 2016 janë zhvendosur vetëm 440 qytetarë, tregojnë të dhënat zyrtare nga Enti shtetëror për statistikë. Në krahasim me vitet paraprake, trendi shënon ulje. Në vitin 2015 nga Maqedonia janë zhvendosur 767 persona, në vitin 2014 – 740 persona , në vitin 2014 – 945 persona, ndërsa në vitin 2012 vendin e kanë braktisur 1.330 persona. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga ESHS-ja në Publikimin e dedikuar emigrimeve, në vend në vitin 2016 kanë emigruar 283 qytetarë të Maqedonisë, ndërsa në vitin 2012 – 396 qytetarë. Në kuadër të emigrimeve të brendshme në…
Ziadin Sela, kryetari i ASh, disa herë në debatet e tij me kundërshtarët politik ka shprehur krenarinë e tij për paraardhësit e familjes së tij, e sidomos gjyshit Kalosh Sela duke theksuar aktivitetin e tij politik në dobi të çështjes shqiptare. Por kush është në të vërtetë, gjyshi i Ziadin Selës me të cilin ai ndihet krenar.. Kalosh Sela, anëtar i Partisë Nacional Demokratike Shqiptare (PNDSH ) në vitet 50-ta të shekullit të kaluar, i dënuar për veprimtarinë e tij politike me 10 vite burg të rëndë dhe konfiskim të pasurisë, është gjyshi i Ziadin Selës, për të cilin, ai…
Bujqësia e Maqedonisë u përball me shumë probleme në vitin që lamë pas. U bllokuan subvencionet, u rrit importi, kishte probleme me blerjen e bostanit dhe pjeshkës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga problemet tjera radhiten edhe shitja e 21 mijë ton grurë nga rezervat, edhe atë në prag të korrjes, pastaj 400 mijë euro anëtarësi në institucionet ndërkombëtare nuk janë paguar. Sipas agjencisë AIM, viti 2017 regjistroi edhe dëme nga ngrica pranëverore që në disa rajone shkatërroi thuajse 100% të plantacioneve të pemëve dhe vreshtave.
Një polic në Kumanovë ka marrë çarje në trup pasi ka tentuar që të marrë thikën gjatë një grindjeje familjare. Dje rreth orës 14:00, në oborrin e shtëpisë në rr.”Angja Rankoviq” në Kumanovë, Xh.S. (33), i cili është lëshuar në pushim shtëpiak nga Institucioni ndëshkues-përmirësues burgu Shkup, ka filluar të grindet me ish-gruan e tij të pakurorëzuar N.R.(47). Atëherë djali i saj R.R. ka filluar me duar ta shtyjë Xh.S. dhe nga tryeza ka marrë thikë kuzhine duke vazhduar të grindet me të. Xh.S. ka arritur t’ia marrë thikën, ndërsa pas një kohe të shkurtër, në vendin e ngjarjes ka ardhur ekip nga stacioni policor Kumanovë.…
Analistët skeptik: Për reforma janë të nevojshëm hapa të guximshëm, jo plotësimi i dëshirave partiake. Pas tejkalimit të “Aleancës” në opozitë, burime qeveritare për “Nezavisen” pohojnë se tashmë kanë filluar kontaktet e para për kyçjen e PDSH-së në qeveri. Të njejtët burime vërtetojnë se kryeministri Zoran Zaev PDSH-së ia ka ofruar të njejtat pozita që ishin fillimisht të rezervuar për ASH-në e Zijadin Selës, më saktësisht zëvendësministrinë për reforma. Sipas paralajmërimeve, PDSH është kundërpërgjigjur me kërkesën që tu takojë MPB, si dhe një vend në “FBI-në maqedonase”. Mirëpo në këtë kërkesë të PDSH-së Zoran Zaev me kundër ofertë, dhe në tavolinë…