Author: Semi

Shfrytëzuesit e shërbimeve të operatorëve kabllovik “VIP” dhe “Telekom” mund të shkëputen pa paguar diçka shtesë nga ata, në formë dënimi, që në momentin kur operatorët hoqën disa nga kanalet televizive. Kështu thanë nga Agjencia për Komunikime Elektronike. Nga 1 janari operatorët kabllovik “VIP” dhe “Telekom” hoqën disa kanale si “Diskoveri” dhe “Jurosport” duke i zëvendësuar me kanale të tjera. Shfrytëzuesit e shërbimeve të tyre mund të shkëpusin kontratat sepse nuk janë respektuar dispozitat paraprake të marrëveshjeve. “Gjatë nënshkrimit të kontratës operatori është i detyruara që konsumatorëve t’ju sigurojë kanale të cilat i ofron në momentin kur e shkëput atë.…

Lexo më Shumë

Dhjetëra qytetarë të Maqedonisë, të cilët kishin shkuar në Stamboll të Turqisë  për të pritur ndërrimin e motmoteve, mbrëmë në mesnatë kanë përjetuar një makth të vërtetë rrugës duke u kthyer për  në vendlindje. Në vendkalimin kufitar Ypsala duke hyrë në territorin grek, policia turke ka mbajtur të ngujuar për më shumë se 12 orë udhëtarët nga Maqedonia sepse kanë dyshuar shoferin e autobusit për ndonjë parregullësi. Policia turke në mesditën e sotme i kanë liruar shtetasit e Maqedonisë, të cilët kanë udhtuar me Agjenicnë turistike, Varadar Turs, por ende nuk dihet fati i shoferit të autobusit. Udhëtarët e ngujuar…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja është duke përgatitur propozim-ligjin për amnisti përmes të cilit do të përfshihen personat e dyshuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar. Siç njoftojnë nga partia opozitare, propozimi do të jetë i shkurtë dhe i qartë. VMRO-DPMNE–ja vlerëson se vetëm amnistia do të krijojë kushte për paqe kombëtare në Maqedoni. Por ekspertët një propozim të tillë e quajnë të panevojshëm derisa në vijim janë procedurat hetimore. Sipas Zvonko Davidoviq, fillimisht duhet të vërtetohet vepra dhe pastaj të kërkohet amnistia. “Për mendimin tim nuk ka logjik amnistia pa bazë për dikë që ka kryer vepër penale, të paktën…

Lexo më Shumë

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski, parashikon më shumë investime në vitin 2018 dhe ripërtëritje të ekonomisë, sidomos pas rënies që pësoi vitin e kaluar si pasojë e krizës politike. Në një intervistë për televizionin publik maqedonas, Tevdovski thotë se në kasën shtetërore për investime kapitale janë paraparë gjithsej 400 milionë euro. Ai paralajmëron transparencë të plotë për të kthyer besimin e investuesve. “Stabilizimi i situatës politike dhe kthimi i besimit të investuesve do të ndikojë edhe në rritjen e investimeve private. Kjo ka munguar në vitet e kaluara. Për të mundësuar një gjë të tillë, për herë të parë në…

Lexo më Shumë

Qytetarët e komunës Çair të Shkupit kërkojnë nga policia të merr masa preventive për të parandaluar vrasjet e shpeshta që kanë ndodhur kohëve të fundit në këtë pjesë të qytetit me shumicë shqiptare. Ata thonë se është përgjegjësi e policisë të parandalojë krimet e rënda në këtë pjesë të kryeqytetit, të cilat marrin jetën e të rinjëve shqiptar, të cilët ekzekutohen rrugëve të lagjes, shkruan Almakos. Qytetarët vlerësojnë se dënimet e rrepta nga institucionet për autorët e krimit do të ndikojnë në parandalimin e vrasjeve të reja. “Ne kot që flasim, me atë punë duhet të merret ministria, dhe ligjet…

Lexo më Shumë

Në tre vitet e fundit kabineti i presidenti ka ndarë më shumë se 80 mijë euro për servisimin e veturave zyrtare. Në vitin 2014, për servisimin e veturave 7 veturave ka ndarë 1 416 000 denarë apo 23 000 euro. E në mesin e veturave që janë riparuar janë edhe vetura më të vjetra se 9 vjet. KIA Sorento e vitit 2006 MERCEDES E class e vitit 2001 PASSAT e vitit 1998 DACIA Logan i vitit 2005 FORD Mondeo i vitit 2012 FORD Mondeo i vitit 2012. Përveç ndërrimit të vajrave, filtrave, frenave që janë procedurë standarde në servisimin e…

Lexo më Shumë

Përmes një kumtese për mediat, Lidhja Demokratike e Maqedonisë (LDM) konsideron se reformat e filluara në gjyqësi, shërbimet e sigurisë dhe administratë, janë bazë e mirë për stabilizimin e situatës dhe forcimin e sigurisë juridike. Sipas tyre, kapitali vjen në një shtet stabil ku ka klimë të mirë dhe pozitive të afarizmit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kjo parti konsideron se me përgjegjësi nga të gjitha subjektetp olitike, reofrmat dhe rezultatet reale mund të garantohet euro-integrimi më i shpejtë dhe anëtarësimi i plotë në NATO i Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Vdekja e mjekjes Elka Masin, ka ardhur si pasojë e vetëvrasjes, thonë nga Prokuroria Themelore Publike në Nova TV. Hetimet kanë treguar se mbi trupin që u gjet pa jetë në Kapishtec të Shkupit, nuk ka shenja të dhunës. Me këtë edhe përfundojnë hetimet, ndërsa PTHP thekson se nuk ka vend për intervenimin e Prokurorisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga PTHP thonë se pas hetimeve të kryera në vendin e ngjarjes dhe pas urdhërit të prokurorit publik janë kryer ekspertizat e nevojshme. Mjekja e njohur dhe profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë u gjet e vdekur më 9 maj në shtëpinë e…

Lexo më Shumë

Vendi ndodhet në periudhën vendimtare në të cilën kërkohen hapa konkret në zbatimin e reformave të rekomanduara dhe me këtë, të dëshmoj nëse Maqedonia është e përkushtuar dhe e vendosur që të ecë përpara në rrugën drejt… Vendi ndodhet në periudhën vendimtare në të cilën kërkohen hapa konkret në zbatimin e reformave të rekomanduara dhe me këtë, të dëshmoj nëse Maqedonia është e përkushtuar dhe e vendosur që të ecë përpara në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike. Megjithatë, shumë nga reformat të cilësuara si prioritare dhe kyçe për ndryshimet që kërkohen si kusht që vendi të merr rekomandim pozitiv, nuk janë…

Lexo më Shumë

Ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburevic, në një intervistë për gazetën “Blic” më 2 janar 2018 ka folur edhe për ekstradimin e shqiptarit Ballist Morina, i cili mbahet në Kroaci. Kuburevic tha se tani për tani nuk ka informacione nëse dhe kur, homologu i saj kroat do të marrë një vendim përfundimtar për ekstradimin e Ismal Morinës apo as nëse Kroacia do ta japë apo jo, pëlqimin për ekstradimin. Por, duke vënë në dukje se nuk ka një afat në të cilin Ministri i Drejtësisë duhet të veprojë pas një vendimi të formës së prerë në kushtet për ekstradim, Kuburevic…

Lexo më Shumë

Me ftesë nga Kabineti i Kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë, delegacioni i Klubit diplomatik sot realizoi takim me kryeministrin Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në takimin me diplomatët me përvojë, kryeministri Zaev informoi për çështjet aktuale në lidhje me politikën e jashtme të vendit, të orientuara kah realizimi i qëllimeve strategjike të Maqedonisë, anëtarësimit në BE dhe NATO, politika e fqinjësisë së mirë, si dhe në lidhje me marrëdhëniet me SHBA-të dhe shtetet tjera në skenën politike ndërkombëtare. Rëndësi e veçantë iu dha mundësive për zhvillime të reja pozitive në avancimin e integrimeve evropiane dhe euro-atlantike të vendit, me theks…

Lexo më Shumë

Deri te Gjykata e Apelit në Shkup nuk ka arritur asnjë ankesë nga avokatët e të dyshuarve në lidhje me ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë për vazhdimin e masës së paraburgimit, informojnë nga kjo gjykatë e shkallës së dytë. Gjykata Themelore 1 në Shkup me propozim të Prokurorisë Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit më 27 dhjetor të vitit 2017 vazhdoi masën e paraburgimit për 30 ditë tjera, ish-ministrit për punë të brendshme, Mitko Çavkov, deputetëve Kërsto Çavkov, Sasho Vasillevski dhe Ljuben Arnudov, si dhe organizuesve të protestave “Për Maqedoni të përbashkëy”,…

Lexo më Shumë