Author: Semi

Lëvizja ndërkombëtare maqedonase për të drejtat e njeriut (LNMDNJ) bën të ditur se ka filluar fushatë me moton ”Emri ynë është Maqedonia”. Për kët fushatë, tashmë në 14 qytete të Maqedonisë janë vendosur pano (bilboarde), ndërkaq kërkojnë që ”të ndërpriten menjëherë bisdimet raciste dhe antimaqedonase për emrin”. LNMDNJ pret dhe kërkon mbrojtje të ashpër të, siç thonë, ”të drejtave tona themelore njerëzore, vetëidentifikimin dhe vetëpërcaktimin, si edhe mbrojtje të të drejtës tonë që të jemi ashtu siç gjithnjë kemi qenë – maqedonas”.

Lexo më Shumë

Pas katër seancave gjyqësore, prej të cilave dy u anuluan, e ku janë marrë në pyetje dy dëshmitarë, Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski nesër do ta dëgjojnë vendimin e Këshillit të gjykatësve në Selanik, lidhur me kërkesën e Maqedonisë për ekstradimin e tyre. Vendimi veçmë është marrë dhe pasi tani më në fund do të gjendet përkthyes prej gjuhës greke në atë maqedonase, ai duhet t’u kumtohet ish shefave të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim. Në rast se Këshilli i gjykatësve nesër kumton se Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski duhet të ekstradohen në Maqedoni, ata, sipas ligjeve greke, do të…

Lexo më Shumë

Procesi i Berlinit – shanse për frenimin e eksodit të rinisë së kualifikuar të Ballkanit Perëndimor. Viti 2018 do të jetë viti  i fundit i ciklit të tanishëm të  Procesit të Berlinit. I nisur në verën e vitit 2014, si një nismë diplomatike e kancelares Angela Merkel, Procesi i Berlinit ka ofruar një platformë unike që synon të rigjallërojë lidhjet shumëpalëshe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP) dhe disa vendeve të Bashkimit Europian, (BE) – Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia e Sllovenia – për të rritur bashkëpunimin rajonal në BP në fushën e infrastrukturës dhe zhvillimit ekonomik dhe dhënë impulse të reja…

Lexo më Shumë

Qeveritë në Greqi dhe Maqedoni kërkojnë mënyrë për përshpejtimin e zgjidhjes së kontestit të emrit, shkruan agjencia gjermane DPA, duke u thirrur nga burime qeveritare në Athinë, njofton Portalb.mk. Nga burime të Athinës, DPA mëson se, po krijohet “dinamikë e re” për kontestin. Por, prej atje paralajmërojnë se është rëndë që të pritet zgjidhje e shpejtë, gjegjësisht porosisin se nuk duhet që të presin zgjidhje “prej sot për nesër”. Të njëjtat burime diplomatike për DPA theksojnë se “SHBA bën trysni për zgjidhje dhe hyrje të shpejtë të Maqedonisë në NATO, që të ndalohet ndikimi rus në Maqedoni”. Si zgjidhje propozohen emrat…

Lexo më Shumë

32-vjeçarja banore e fshatit Urviç ka ndërruar jetë në aksidentin e mbrëmshëm që ndodhi në rrugën Tetovë-Gostivar, në afërsi të fshatit Kamjan. Ajo ka qenë bashkëudhëtare në makinën “Opel Corsa” e cila u përplas me “Ford Kuga” me targa zvicerane. Lëndime të rënda trupora ka marrur edhe burri i saj 37-vjeçar, i cili e ka drejtuar makinën, përcjell Telegrafi Maqedoni. Të dy janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku 32-vejçarja E.S ka ndërruar jetë, ndërsa burri i saj mas ndihmës mjekësore është dërguar në klinikën “Nënë Tereza” në Shkup. Lëndime të rënda trupore kanë marrë edhe pesë bashkëudhëtarët në…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në autostradën Gostivar – Tetovë, në konkretisht tek pikpagesa rrugore në Tetovë, ku një veturë e markës Golf 2 ka humbur kontrollin dhe është përplasur. Në vend ngjarje, sipas dëshmitarëve ka mbetur e vdekur një grua rreth të 30-ve, kurse sy fëmijë minoren kanë pësuar lëndime të rlnda dhe janë në rrezik për jetë. Gjithashtu, sipas dëshmitarëve edhe një i moshuar rreth të 70-ve ka ngelur i lënduar me fraktura në këmbë, pasi kishte ndaluar për të ndihmuar, i cili ishte goditur nga një veturë tjetër në lëvizje. Në vend ngjarje…

Lexo më Shumë

Kontesti shumëvjeçar mes shtetit dhe kompanisë OKTA rreth funksionimit të naftësjellësit Selanik- Shkup, për të cilin fare nuk bisedohet më shumë se një dekadë, po hyn në fazë të re. Nga ministria e ekonomisë thonë se janë të gatshëm të flasin për tejkalimin e këtij problemi, pasi dje nga kjo kompani për Alsat paralajmëruan se, nëse problemi nuk zgjidhet, po shqyrtojnë largimin nga Maqedonia. Nga kompania OKTA për televizionin Alsat u shprehën se nëse naftësjellësi edhe më tej nuk është në funksion, do të kenë leverdi shumë më të vogël financiare që të punojnë në vend. Gjithashtu, për kompaninë OKTA…

Lexo më Shumë

Deklaratat e zyrtarëve të lartë, si në Maqedoni po ashtu edhe në Greqi, lidhur me vullnetin e tyre për të zgjidhur problemin me emrin, vetvetiu ngjallin një optimizëm se gjasat janë reale që në vitin 2018 të arrihet një kompromis midis dy vendeve, vlerësoi analisti politik, Albert Musliu. Sipas tij, gjërat nga pika zero kanë lëvizur dhe kjo dëshmohet nga agjenda e paralajmëruar e negociatorëve. “Gjërat prej pikës zero kanë lëvizur, ne kemi një agjendë të ngjeshur edhe të Nimicit edhe të negociatorëve. Kemi tre takime të paralajmëruara qysh më parë, tre muajt e parë të vitit 2018. Ashtu që…

Lexo më Shumë

Shtrenjtimi i akcizës së naftës dhe rritja e çmimit të dizelit në vend për 3,5 denarë ka dëshpëruar qytetarët. Ata thonë se kjo do të thotë që tani do të vazhdojnë të shtrenjtohen edhe produktet tjera në vend, përkundër asaj që nuk ka rritje të rrogave dhe vende të reja të punës. Qytetar Po ajo nuk është mirë be vlla, gjithë sendet terma a rrogat nuk lujnë hiç, mileti pa punë, ajo ma keq nuk ka, duhet të ketë firma, të punësohet mileti e të rrijnë gjallë, se kështu nuk shkon. Qytetar Nuk është mirë për popullin kjo. Ishte e…

Lexo më Shumë

Për më 24 janar është caktuar seanca e parë për rastin “TNT” e Prokurorisë Publike Speciale, në të cilën të dyshuar janë ish kryeministri Nikolla Gruveski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish kryetari i komunës të Gazi Babës Toni Trajkovski, si edhe katër persona të tjerë. “TNT” iu shpërnda gjykatësit Ivica Stefanovski, por me orarin e ri për këtë vit ai është risistemuar në Sektorin për të mitur, për ç’arsye për këtë lëndë duhet të emërohet gjykatës i ri. Këshilli për vlerësimin e aktakuzave pranë Gjykatës Penale të Shkupit më 17-të nëntor të vitit të kaluar…

Lexo më Shumë

Edhe Komisioni për antikorrupsion janë të interesuar për rastin e zgjedhjes së Kryesisë mbikëqyrëse të ndërmarrjes shtetërore për kontroll të fluturimit, M-NAV. Komisioni për antikorrupsion ka hapur lëndë në të cilën do të hetohet nëse dikush nga Qeveria ka bërë falsifikim të dokumenteve, ka ndryshuar data të vendimeve të sjellura në Qeveri, por edhe a është në pajtim me ligjin zgjedhja e drejtorit të M-NAV, që ka ndodhur një ditë para caktimit të zgjedhjeve të reja, nga një Drejtori qendrore e cila nuk ka qenë e vendosur në Regjistrin qendror, përcjell Telegrafi Maqedoni. I tërë procesi është i dyshimtë pikërisht…

Lexo më Shumë