Author: Semi

Delegacioni i Maqedonisë së Veriut i udhëhequr nga sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, z.Valmir Aziri, sot në Sofje merr pjesë në Konferencën e 5-të Ministrore të Këshillit të Ministrave të Kulturës së Evropës Juglindore, në kuadër të Kryesimit të Bullgarisë me Këshillin e Ministrave të Kulturës së Evropës Juglindore (CoMoCoSEE). Në takimin në Sofje i cili sivjet mbahet me moton“Përforcimi i kulturës në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm”, krahas delegacionit tonë në të cilin është edhe sekretarja e përgjithshme e Komisionit Nacional për UNESKO-n, Biljana Prentovska, marrin pjesë edhe delegacionet e 11 vendeve – anëtare të rajonit. Qëllimi kryesor…

Lexo më Shumë

Shkruan: Emad MEHMETI Në mëngjesin e 9 Majit të vitit 2015 banorët e Lagjes së Trimave në Kumanovë u zgjuan mes krismave dhe terrorit psikologjik. Po përballeshin me një luftë të vërtetë. Vetëm se nuk e dinin se kush me kënd po lufton. Me vazhdimin e luftimeve zgjatej ankthi tek ta, dhe përderisa numëronin tik – taket e orës, plumbat me breshëri përshkonin nëpër dritare e gjithandej shtëpive. A thua kush po sulmon? Me siguri pyetnin ndër vete banorët e kësaj zone. Por, nuk ishin vetëm banorët e Lagjes së Trimave që po përjetonin ankthin, pasi e gjithë shqiptaria kishte…

Lexo më Shumë

Pas zgjedhjes së paradokohshme në krye të Kuvendit të Republikës së Turqisë, Prof. Dr. Mustafa Shentop, i cili është me origjinë nga Maqedonia, ai po vazhdon të presë personalitete të rëndësishme të këtyre trevave dhe të diskutojë për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të jetës shoqërore. Në këtë frymë dje profesori i Universitetit të Tetovës, Adnan Ismaili, i cili është njëherazi edhe drejtues i SHB “Logos-A”, ishte për një vizitë urimi te kryetari i Kuvendit të R. së Turqisë, z. Shentop, me ç’rast përveç urimit dhe diskutimit për gjendjen e gjithmbarshme sociale, arsimore e kulturore në Maqedoninë e…

Lexo më Shumë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se BDI ka midis 100 dhe 150.000 votues dhe se është e sigurt që të gjithë e kuptuan idenë dhe se do të mbështesin kandidatin konsensual për president, Stevo Pendarovskin. Në tubimin në Shkup, Ahmeti u bëri thirrje votuesve të mos bien në kurth dhe se Talat Xhaferi është kryetar i Kuvendit dhe ai nuk do të jetë kreu i ardhshëm i shtetit nëse ka një bojkot zgjedhjet më 5 maj, përcjell Fakte. “BDI-ja dhe unë si lider i saj atë që mendoj dhe e bëj, nuk flas bosh. Kandidati konsensual u negociua, sepse…

Lexo më Shumë

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e rregullt të mbajtur më 30 prill, para rrethit të dytë të Zgjedhjeve presidenciale 2019, u është drejtuar zgjedhësve myslimanë me këtë Apel: -Të dielën, më 5 maj, besimtarët myslimanë duhet të dalin masivisht dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare të votës për më shumë të drejta, për shtet ligjor dhe demokratik, për të drejta fetare dhe kombëtare për të gjithë popujt që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, për anëtarësim në NATO dhe në BE, rrugë të cilën si besimtarë dhe si BFI e kemi…

Lexo më Shumë

BLERIM REKA: Të nderuar qytetare dhe qytetarë, Në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve, më lejoni që të ju falemnderoj edhe një herë për votat tuaja në rrethin e parë. Rreth 80,000 vota, për vetëm tri javë në politikë; nuk mund të injorohen, sidomos, që ato u dhanë në zgjedhjet presidencijale me daljen më të ulët (42% në total, nga 20% në komunat shqiptare) dhe me pavlefshmërinë më të lartë të flet-votimeve, (rreth 33.000 sish!). Këto vota tuaja, mbështetën konceptin tim “Një Republikë për të gjithë- me ligjin mbi të gjithë”: si udha e vetme për NATO dhe BE. Edhe…

Lexo më Shumë

Pas mosunitetit të partive shqiptare për të përkrahur kandidatin shqiptar Blerim Rekën në zgjedhjet e 21 prillit 2019, garën për president të Maqedonisë së Veriut këtë të diel do ta vazhdojnë kandidatët maqedonas, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska, shkruan gazeta “Zëri”. Analisti shqiptar në Maqenoninë e Veriut, Fejzi Hajdari ka thënë për “Zërin” se shqiptarët do të duhej të përcaktoheshin për kandidatin më properëndimor sipas tij, Stevo Pendarovskin e LSDM-së. “Mendoj se shqiptarët duhet të përcaktohen për ‘opsionin properëndimor’, të cilin pak a shumë gjatë fushatës elektorale e shpalosi kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski. Them këtë jo nga shkaku se…

Lexo më Shumë

Lu.fta kundër korr.upsionit dhe nepo.tizmit ishte njëra prej agjendave kryesore të kryeministrit Zaev dhe qeverisë thonë për redaksinë ton një grup pacientësh. Mirëpo edhe pos shumë shkrimeve mediatike asnjë nga institucionet e thirura deri tani (Qeveria Ministria e shëndetësisë Fondi për sigurim shëndetësor Prokuroria publike) asnjëherë nuk kan marrë masa për konf.liktin e interesit të dukshëm dhe të drejtpërdrejt për situatën faktike: vajza drejtoresh e një institucioni shëndetësor publik dhe babai i saj furnizues kryesor i barnave dhe materialeve për të njëjtin institucion. Bisedohet për Dr.Irina Panovskën drejtoreshë e Klinikës së Hematologjisë dhe babai i saj Zlatko Panovski drejtor i…

Lexo më Shumë

Në emisinonin debativ në Klan Maqedoni , Menduh Thaçi u përgjigj edhe rreth ngjarjeve të fundit në BFI. ”Ai është nje kriiminel , ai ska pikë lidhje me muslimanizëm, ai nuk ka asnjë pikë vote gënjen. Ai nuk ka lidhje as me din as me iman, ai e ka ndëruar kushtetutën dhe e ka bërë veten të perjetshem, një njeri që nuk jep përgjegjesi askund.

Lexo më Shumë

Duke analizuar dështimet dhe dobësitë e qeverisë së Zoran Zaev, në kontekstin e zgjedhjeve presidenciale, ish-nënkryetari i LSDM-së dhe profesor universitar Gordan Georgiev mbrëmë për Tv24vesti deklaroi se Zaev duhet ta ndërpres koalicionin me BDI dhe të formojë Qeverinë me opozitën shqiptare. “Litari i shpëtimit në këmbim të vlerësimit të qeverisë së Zaev është në ndërprerjen e menjëhershëm të koalicionimit me BDI, dhe të formojnë një qeveri me opozitën shqiptare që ka më shumë legjitimitet se sa partia e Ali Ahmetit.”, theksoi ndër të tjera Georgiev.

Lexo më Shumë

Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror “22 Nëntori” shpall KONKURS për ndarjen e Çmimit Shtetëror “22 Nëntori” në vitin 2019 Me Çmimin Shtetëror “22Nëntori” u jepet mirënjohja njerëzve të jetës politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet pjesëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut. ​Çmimi Shtetëror u ndahet individëve, grupit të krijuesve, ekipeve, institucioneve, shoqërive tregtare dhe shoqatave të qytetarëve. ​Çmimi Shtetëror me kushtet e caktuara në konkurs mund…

Lexo më Shumë

Këshilli për Ndarjen e Çmimit Shtetëror “11 Tetori” shpall KONKURS për ndarjen e Çmimit Shtetëror “11 Tetori” në vitin 2019 Me Çmimin Shtetëror “11 Tetori” jepet mirënjohja më e lartë për veprën jetësorenë fushën e shkencës, artit, ekonomisë dhe në veprimtaritë tjera me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. ​Çmimi Shtetëror “11 Tetori“ ndahet, sipas rregullit, çdo vjet. Çmimi Shtetëror u ndahet individëve, grupit të krijuesve, ekipeve, institucioneve, shoqërive tregtare dhe shoqatave të qytetarëve të vendit. ​Çmimi Shtetëror me kushtet e caktuara në konkurs mund t’u ndahet edhe shtetasvetë huaj, grupit të krijuesve,…

Lexo më Shumë