Author: Semi

Kryesuesi i Këshillit të Komunës së Gostivarit, Nasir Musliu ka komentuar zhvillimet në Komunën dhe Këshillin Komunal. Musliu thotë që ditëve të fundit nga Kryetari i komunës së Gostivarit dhe këshilltarët e ASH-së janë drejtuar kritika ndaj këshilltarëve të cilët e formojmë shumicën në këshillin komunal të Gostivarit, me akuza të pabaza se ne kemi qenë penges dhe kemi bërë obstruksione në punën e këshillit. “Është e kundërta, me pengesa, obtruksione dhe me thënje të pavërteta vepronin dhe vazhdojnë edhe më tej të veprojnë udheheqësia aktuale e komunës së Gostivarit. Kritikat në adresë të gabuar i bëjnë me të vetmin…

Lexo më Shumë

Ish drejtuesi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe bashkëdrejtues i Lëvizjes Popullore të Kosovës, kurse aktualisht Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë dhe i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka lindur më fshatin Zajaz të Kërçovës më 4 janar të vitit 1959. Sot, më 4 janar 2018, Ali Ahmeti mbush plot 59 vjeç. Ali Ahmeti ka filluar veprimtarinë e tj kombëtare qysh në vitin 1981 me pjesëmarrjen në demonstratat studentore në Kosovë duke iu bashkangjitur më pas ilegalës për çlirimin e trojeve shqiptare dhe aktiviteve mobilizuese dhe organizative të UÇKsë. Pas luftrave…

Lexo më Shumë

Qeveria sot do të mbajë seancë në të cilën mes të tjerash do ta shqyrtojë informacionin për të lidhur marrëveshje me Këshillin e Ministrave të Shqipërisë për bashkëpunim në rast të katastrofave. Në rend dite të seancës së 47-të është edhe informacioni për miratimin e Planit të azhurnuar implementues kombëtar për reduktim dhe eliminim të ndotësve të vazhdueshëm organik në vend. Para ministrave sot do të gjenden edhe propozim ndryshimet e Ligjit për Avokatin e Popullit, si dhe ndryshimet e Ligjit për menaxhim me pronën e konfiskuar, dobinë pronësore dhe lëndë të marra në procedurë penale dhe kundërvajtëse. Qeveria do…

Lexo më Shumë

Qeverinë e Maqedonisë e pret një punë e madhe në aspektin e zbatimin të reformat që vendi duhet t’i realizoj këtë vit, që të ec përpara në rrugën e eurointegrimeve. Përveç reforma në gjyqësor, fushë kjo e cila është cilësuar si më e brishtë, vendit i duhen reforma edhe në Administratën Publike. Me prezantimin e planit 3-6-9 para disa muajve, u tha se reformat e kësaj fushe janë një nga prioritet kyçe të Qeverisë, ku do të pubohet në depolitizimin dhe profesionalizimin e plotë të administratës./SHENJA https://youtu.be/SEOiwlu3W7s

Lexo më Shumë

Më 19 janar në Shkup vjen sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, përcjell Aktuale.mk. Vizita e njeriut të parë të NATO-s përputhet me raundin e ri të bisedimeve të ndërmjetësit Nimic në Nju Jork, ku pritet të nisin bisedimet thelbësore për emrin.

Lexo më Shumë

‘Creative House’ është agjencia e parë e marketingut në Maqedoni e cila pranon Bitcoin dhe kriptovaluta tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni. Bitcoin është kriptovalutë me të cilën bëhen transakcione nëpërmjet të internetit dhe është valutë e pavarur nga politikat e Bankës Qendrore, gjë që e bën të jetë valutë e fuqishme dhe e sigurt dhe plotësisht e mbrojtur nga ndikimi i inflacionit. “Creative House është agjenci digjitale e marketingut dhe në mënyrë spontane erdhi vendimi për ta pranuar këtë teknologji inovative dhe revolucionare. Hapi i parë që nxiti arritjen e kësaj risie në kompaninë tonë ishte bashkëpunimi i suksesshëm me një…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, mbështet protestat e qytetarëve për ajër të pastër. Sipas tij, nevojitet që të gjithë bashkërisht, MPB në pjesën e komunikacionit, Ministria e Ekologjisë në pjesën e inspektimit të kapaciteteve të cilat janë në qytet, ta përforcojnë mbikëqyrjen inspektuese, sepse për ajrin duhet të luftojnë të gjithë. “Unë ndaj shqetësimin e njëjtë si edhe çdo banor i Shkupit. Unë e thith të njëjtin ajër siç e thithin edhe ata njerëz. Do të jem me ta dhe do t’i ftoj tek unë në zyrë të bisedojmë për problemet. Qyteti punon me përkushtim dhe tanimë ndërmorëm…

Lexo më Shumë

TV21 po e publikon në tërësi porosinë që mori nga Pranvera Imeri, në emër të Kaninetit të Presidentit të Republikës: “Reagim lidhur me TV 21 Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë i hedh poshtë plotësisht pretendimet në materijalin e transmetuar në TV 21 më 3 janar të vitit 2018 nën titullin „Trajtim mbretëror për makinat e presidentit, mbi 80mijë euro për tre vite për servisim të veturave“ Ju informojmë se shumat e deklaruara nga kontratat e prokurimit publik që janë objekt i interesit tuaj dhe shumat e publikuara në materijalin tuaj, paraqesin një vlerë të planifikuar të prokurimit publik,…

Lexo më Shumë

Ish partneri i VMRO-DPMNE-së si dhe bashkëdrejtues i Lëvizjes Popullore të Kosovës, kurse aktualisht lider Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka lindur më fshatin Zajaz të Kërçovës më 4 janar të vitit 1959. Sot, më 4 janar 2018, Ali Ahmeti mbush plot 59 vjeç. Thuhet se Ali Ahmeti ka filluar veprimtarinë e tj kombëtare qysh në vitin 1981 me pjesëmarrjen në demonstratat studentore në Kosovë duke iu bashkangjitur më pas ilegalës për çlirimin e trojeve shqiptare dhe aktiviteve mobilizuese dhe organizative të UÇKsë. Kulmi i veprimtarisë së tij “kombëtare” ishte qeverisja me VMRO-DPMNE-në, qeverisje gjatë së cilës ndodhi vrasja…

Lexo më Shumë

S. M. (60) nga fshati Novosellë në Shkup është gjetur i vdekur në vendin e quajtur “Peçurishte”. Rastin dje rreth orës 16 në stacionin policor në Draçevë e ka paraqitur B.K., bashkëfshatar i tij, i cili e ka informuar policinë se deri sa ka dalur të shëtisë, e ka gjetur bashkëfshatarin e tij S.M. të shtrirë në tokë, pa shenja jete. Ekipi i Ndihmës urgjente mjekësore, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes e ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar në autopsi.

Lexo më Shumë

Arritja e konsensusit partiak dhe kombëtar është sfida më e madhe, me të cilën për momentin ballafqohet Qeveria në lidhje me reformat e parapara në Planin 3- 6-9, deklaroi sot zv.kryeministri për Çështje evropiane, Bujar Osmani, pas takimit joformal me ambasadorin e Bullgarisë, Ivan Petkov. Në pyetjen e gazetarëve se si rrjedhin reformat e përfshira në Planin 3-6-9, Osmani theksoi se ekziston një dinamikë e projektuar me kompetenca të defniuara qartë në lidhje me atë se cilat institucione, cilat masa duhet t’i zbatojnë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Sfida më e madhe me të cilën jemi ballafaqohemi për momentin është arritja e…

Lexo më Shumë

Person i panjohur nga një banesë në Shkup ka vjedhur një sasi të madhe të stolive të arit dhe argjendit me vlerë prej rreth 400 mijë denarëve. Pas kryerjes së vjedhjes ai ka shkaktuar edhe dëm material ne vlerë prej rreth 3 mijë denarëve. Rastin në polici e ka paraqitur R.V (63) nga Shkupi, pronar i banesës e cila gjendet në rrugën “Pekljane”. Ai informoi policinë se vjedhja ka ndodhur dje në periudhën prej orës 16:00 deri 21:30, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Vjedhësi me përdorimin e forcës dhe mjeteve të forta ka hapur derën e ballkonit, është futur brenda dhe ka…

Lexo më Shumë