Author: Semi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ankonë dhe mbarë Italinë, pasi një djalë 5-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur sot në Cupramontana. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vogëlushi është vrarë nga babai i tij, një 24-vjeçar nga Maqedonia. ‘Tgcom’ shkruan se 24-vjeçari, i papunë, dyshohet se vuan nga problemet e shëndetit mendor. Fatmirësisht nëna e fëmijës arriti të shpëtonte, ndërsa ndodhet në gjendje shoku pas ngjarjes së rëndë. Aktualisht policia italiane po heton lidhur me zbardhjen e plot të shkaqeve të ngjarjes, ndërsa maqedonasi është shoqëruar.

Lexo më Shumë

Vendimi për qeverisjen e LSDM është bërë në mënyrë joligjore, shkelje brutale të ligjit dhe marje të vendimit në mënyrë kriminele, kështu ka akuzuar VMRO në Ohër kuadrot e LSDM, transmeton Zhurnal.mk “Deri në çfarë shkalle ka ardhur LSDM dhe kryetari i komunës Jovan Stojanoski të heshtë dhe kokën mos e ngreje nga turpi, pa asnjë arsyetim ka vendosur të heshtë, nëse kjo heshtje bëhet për shkak se kanë frikë nga përgjegjësia e nuk dinë çfarë të përgjigjen”, kështu ka pyetur në konferencën për shtyp Perço Bozhinovski nga VMRO. “Cili nga anëtarët e zgjedhur në bordet drejtuese dhe mbikqyrëse në…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja Publike ”Pyjet e Maqedonisë” ka shpallur konkurs për punësimin e punëtorëve sezonal, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjithsej 216 prerës drunjsh dhe 109 ngarkues-shkarkues do të punësohen për sezonën që vjen. Për punë mund të paraqiten personat që kanë më së paku shkollë të mesme, kurse përvoja e punës nuk është kusht. Punëtorët do të angazhohen vetëm në teren, nga e hëna në të premten, pra 40 orë punë në javë, me një rrogë mesatare neto prej 14.490 denarë për prerësit e drunjve, si edhe 13.050 denarë për ngarkuesh-shkarkuesit. Kandidatët duhet të dorëzojnë vërtetim të shkollimit dhe një certifikatë shtetësie. Konkursi…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike e Prilepit sot njoftoi se ka ngritur procedurë kundër 24-vjeçarit nga Prilepi, i cili gjatë natës së Vitit të Ri i vuri flakën një kefenesë. 24-vjeçari dyshohet se ka kryer veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai më 31 dhjetor rreth orës 18:00 ka pasur diskutim verbal me njërin nga të punësuarit dhe menaxherin e objektit dhe pa e paguar borxhin, është larguar duke kërcënuar se do ta djeg objektin pasi është ofenduar. Të dyshuarit i është shqiptuar masa e paraburgimit me kohëzgjatje prej 30 ditëve./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Ministria e Financave ka përpunuar softuer ku të gjithë shfrytëzuesit e buxhetit do të duhet të plotësojnë obligimet e tyre të hapura, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas ministrit Dragan Tevdovski, në këtë mënyrë do të dihet saktë shuma e borxhit të pashlyer. Ligji që e mundëson këtë është gati. Gjithashtu, Tevdovski bëri të ditur se 360 milionë euro borxh të institucioneve publike janë gjetur të fshehura, dhe se kjo është një situatë e rëndë kur të kihet parasysh deficiti prej 300 milionë euro i Maqedonisë. Megjithatë, ministri sqaron se një pjesë e këtij borxhi të trashëguar nga qeverisja e kaluar, tashmë…

Lexo më Shumë

Spitalet janë mbushur përplot me qytetarë të prekur nga gripi. Mjekja Vesna Atanasovska thotë se virozët sezonal janë dukuri normale për këtë pjesë të vitit, por kësaj radhe gjendja është më alarmante dhe se në këtë ka ndikuar më shumë faktor si moti jo stabil dhe ndotja e madhe e ajrit. Për momentin për fat të keq numri i virozëve dhe epidemive po rritet në mënyrë drastike. Poliklinikat dhe spitalet janë stërmbushur.Rekomandojmë të shkohet në vende me ajër të pastër, të ajrosen hapësirat sepse dominon ajri i ndotur. Këtë vit moti dhe ajri i ndotur ka ndikuar më shumë se asnjëherë…

Lexo më Shumë

Komuna e Vevçanit njoftoi se janë bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e “Karnavalit të Vevçanit”, i cili do të mbahet në datat 12-14 janar, me të cilin shënohet Viti i Ri sipas kalendarit të vjetër, raporton Anadolu Agency (AA). Në konferencën për mediat, në të cilën ishte i pranishëm edhe ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski, organizatori i njërit nga eventet më të rëndësishme kulturore në Maqedoni, shpalosi detajet e Karnavalit për të cilin tha se përveç defilimit të maskave, do të shoqërohet më një program të pasur argëtues ku do të performojnë emra të shquar të muzikës. Ministri Allagjozovski,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Këshillit gjyqësor i Republikës së Maqedonisë, Zoran Karaxhovski në konferencën e sotme për shtyp tha se do të angazhohen për përmirësim të kushteve për punë për gjykatësit dhe punonjësit gjyqësor, për rritjen e rrogave të tyre, sepse siç shtoi, rrogat e gjykatësve në dy vitet e fundit janë në nivelin më të ulët në Evropë, transmeton AIM. Ai pret edhe rritje të honorarëve për gjykatësit e porotës për njëqind për qind. Theksoi se në Këshillin gjyqësor e kanë marrë raportin e grupit punues pranë Ministrisë së Drejtësisë për kontrollim të sistemit AKMIS në gjykata. Lidhur me atë tha…

Lexo më Shumë

Pas pauzës së festave të fundvitit, nga mesi i muajit janar në gjykatën penale do të vazhdojë seanca për lëndët e PSP në të cilat të akuzuar janë ish funksionarë të VMRO-së, transmeton Zhurnal.mk Kështu, më 17 janar në bankën e të akuzuarve do të ulen ish ministrja e punëve të brendëshme Gordana Jankullovska, ish kreu i kundërzbulimit Sasho Mijalkov, ish shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski dhe gjashtë të akuzuar tjerë për përgjimet e paligjshme në lëndën Target dhe Fortesa. Për këtë rast deri më tani është mbajtur vetëm një seancë e cila është shtyrë për shkak të…

Lexo më Shumë

Pas dy viteve pauzë, Zoran Zaev ka publikuar një “bombë” të re. Nuk bëhet fjalë për ndonjë incizim as për Nikolal gruevskin, as për Ali Ahmetin, por për “bombë” që kthen shpresat e qytetarëve të cilët janë të bllokuar nga përmbaruesit, transmeton Gazeta Lajm. “U dhash urdhër ministrit të drejtësisë dhe ministrit për financa të gjejnë mënyrë se si të intervenojmë si qeveri dhe t’u ndihmojmë gjithë atyre qytetarëve  që fundosen në borxhe ndaj përmbaruesve. Tani është në vijim debate dhe për një muaj do të gjejmë mënyrë se si t’i shpëtojmë ata dhjetëra mijëra qytetarë që kanë bankrotuar për…

Lexo më Shumë

Për një shumë prej 3 milionë e 443 mijë denarë ose përfaërsisht 56 mijë euro pa TVSH, Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë shpalli konkurs për angazhim të Agjencisë për punësime të përkohshme, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në dokumentacionin e tenderit të publikuar në “E-furnizime” shkruan se ky shërbim qeveritar përmes Agjencisë për punësime të përkohshme duhet të angazhojë punëtorë të përkohshëm për zëvendësim, për të mbuluar, sipas nevojës, vëllimin e shtuar të punës. Kriteri për dhënien e kontratës është çmimi më i ulët, ndërsa kohëzgjatja është një vit.

Lexo më Shumë

Qëllimi i organizatës qytetare “Një mundet” për vitin 2018 është intensifikim i kontaktit me institucionet në drejtim të ndryshimit të ligjeve dhe krijimit të politikave për avancim të të drejtave të familjeve me një prind. Qëllime primare janë definimi i termit prind kryefamiljar dhe cilat dobi duhet t’i ketë prindi i tillë dhe fëmijët nga struktura e tillë familjare, si dhe krijimi i regjistrit të familjeve me një prind diçka që në shtetin tonë ende nuk ekziston. Kjo organizatë sot e mbajti mbledhjen e dytë, ndërsa në mars të këtij viti do ta shënojë dyvjetorin prej se është regjistruar zyrtarisht.…

Lexo më Shumë