Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot i vizitoi personat nën kujdesje në Entin për Mbrojtje dhe Rehabilitim në Bansko. Nga shërbimi qeveritar për media kumtuan se me shënimin e përbashkët të ditës së dytë nga festa e madhe fetare Krishtlindja, vazhdon miqësia tradicionale 30-të vjeçare mes kryetarit të Qeverisë, Zaev dhe personave nën kujdesie, fëmijë dhe të rritur, të akomoduar në Entin për Mbrojtje dhe Rehabilitim në Bansko. Takimi ka kaluar në atmosferë festive me bisedë të relaksuar miqësore. Kryeministri Zaev i ka njoftuar se tashmë punohet në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ndërsa në…
Author: Semi
Është ulur për katër herë niveli i prurjeve të ujrave të lumit Vardar në Jegunovcë dhe të lumit Sateska në Botun, përcjell Telegrafi Maqedoni. Thuajse tre herë më pak prurje uji ka në Crna Rekë në Novac. Sipas të dhënave të Entit Hidro-meteorologjik (EHM), prurjet e ujit janë pakësuar thuajse në të gjitha lumenjt e vendit, me përjashtin të Drinit të Zi në Llozhan, Pçinjës në Katllanovë, dhe Vardarit në Demir Kapi. Niveli i ujit në liqene është në mesataren e muajit.
Ish kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i cili u shkarkua nga kryesia e partisë, sot me një grup njerëzish të armatosur, me forcë kanë hyrë në Selinë qendrore të partisë në Shkup. Punonjësit e sigurimit të selisë në Shkup thonë se shoqëruesit e Kasamit kanë qenë të dhunshëm dhe kanë maltretuar personalin e sigurimit. Këtë informacion e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme, e cila ka shtuar se janë duke biseduar me të dy palët e përfshira në ngjarje. Nga Lëvizja BESA thonë se është thyer dera e selisë dhe janë pushtuar me dhunë zyrat. “Neve na…
Policia në Tetovë dhe Gostivar mbrëmë kanë kryer kontrolle në dy objekte hotelierike në dy qytetet dhe kanë arrestuar gjashtë shtetase të Maqedonisë dhe gjashtë shtetase të huaja, të cilat kanë qenë të angazhuara si valltare. Kontrolli i parë është kryer në periudhën prej 23:50 deri 01:25 nga ana e ekipit të SPB Tetovë, në objektin që gjendet në rrugën “Kole Nedelkovski” në Tetovë, nën pronësi të B.M (36) nga Tetova, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kontrolli i dytë është kryer mbrëmë në periudhën perj orës 02:30 deri 03:00 nga ekipi i stacionit policorë në Gostivar në objektin hotelierik në fshatin Raven,…
Nuk duhet egzagjeruar atmosferen reth ferkimeve te Besa. Ferkimet ne kete Levizje dallojne nga ferkimet ne BDI, Aleanca, LSDM vetem fal mungeses te experiences politike te lidershipit dhe shkathesise te mediave te BDI, Aleanca, LSDM qe me shum zhurme te mbitheksojne perqarjet te Besa dhe heshtin dhe kamuflojne perqarjet perbrenda subjekteve te veta. Kjo si e para. Nen dy, tensioni ne kete Levizje tejkalon suazat e frakcionerizmit te vetgjeneruar, pasi qe ndarja ne Bese ka implikacione te thella mbi mireqenien e kesaj Qeverie e cila do mvaret nga perkrahja numerike nga dy instalacionet e LSDM te ne Besa, te dirigjuara…
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në një intervistë për TV Korça, ka folur për bashkëpunimin rajonal, me theks të veçantë me Maqedoninë. Ai ka përshëndetur vizitën e fundit të kryeministrit Zaev në Pustec të Shqipërisë. Sipas tij, kjo vizitë është një dinamikë e re shumë më pozitive në marrëdhëniet Shqipëri – Maqedoni. “Këto vizita janë tregues i një dinamike të re shumë më pozitive të marrëdhënieve Shqipëri-Maqedoni. Sikurse e thashë edhe dje, besojmë dhe shpresojmë shumë që edhe marrëdhëniet trilaterale Shqipëri, Maqedoni dhe Greqi të njohin një perspektivë të shpejtë, të shkëlqyer dhe nga kjo, – kush do të përfitojë…
Vendosja e afisheve ekologjike për gjithë veturat në vend, kështu parasheh ligji i ri të cilin e pregadit ministria e ekonomisë, transmeton Zhurnal.mk Shtesë nga ndryshimet e fundit të ligjit do të vendosen edhe tabela tjera për makinat të cilat janë të përfshira në transport taksie. Vendosja e afisheve ekologjike për veturat do të mundësojë që sa më lehtë të rregullohet komunikacioni që ndotja e ajrit mos jetë në nivel kaq të lartë. Afishet do të jenë të ngjyrave të ndryshme që do të mundësojnë organet komunale dhe policinë që të identifikojnë këto vetura.
Tërmet me magnitudë prej 2,3 ballë sipas shkallës Rihter, sot në ora 12 e 40 minuta në rajonin epiqendror të Ohrit ka regjistruar rrjeti telemtrik i Observatoriumit sizmologjik pranë Fakutetit matematiko-natyror në Shkup. Epiqendrta e tërmetit është disa kilometra nga Ohri në rretjhonën e fshatit Leskoec, ndërsa është ndjerë edhe nga popullata e Ohrit dhe në afëlrsi të tij me intensitet III ballë sipas shkallës mikrosizmike evropiane, kumtoi Observatoriumit sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup.
Kryetari i komunës së Selanikut, Yiannis Boutaris tha se është kundër mbajtjes së protestave që planifikohen më 21 janar në Selanik, të organizuara nga shoqata nacionaliste greke të cilat kërkojnë që Maqedonisë t’i ndalohet përdorimi i këtij termi në emrin zyrtar të saj. Boutaris deklaroi se shtete fqinje duhet të ndërtojnë marrëdhënie të mira. Në lidhje me deklaratën e mitropolitit të Selanikut se Maqedonia është Greqi, ai tha se as ai e as mitopoliti nuk e shprehin politikën e jashtme të Greqisë. “Është e qartë se jam kundër dhe kam thënë fjalë të këqija për protestat, sepse këto protesta nuk…
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Krishtlindjeve. “Urimet tona më të mira e të përzemërta për festën e madhe të krishtlindjes Ortodokse me dëshira të sinqerta për lumturi, shëndet dhe begati në shtëpitë tuaja. Në këtë ditë të shenjtë të lindjes dhe forcimit të besimit, le të rilind në zemrat tona shpresa për të ardhmen, ku të gjithë, pa dallim, të bashkojmë përpjekjet dhe përkushtimin për të realizuar pritjet që do të na bëjnë një shoqëri të denjë për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane. Këtë Krishtlindje e shënojmë në një vit të…
Pesë nga ish anëtarët e KSHZ-së i kanë kthyer paratë në buxhetin e Republikës së Maqedonisë, përcjell Nezavisen.mk Sipas informatave të Ministrisë së Financave, Violeta Duma, Igor Milev, Suhbi Jakupi dhe Atanas Urumov, tanimë ish antarë të KSHZ-së, i kanë kthyer paratë në buxhet. Mesin e tyre është edhe antarja aktuale e këtij Komisioni, Ermira Asani Saliji, e cila mori kompensim dy paga. Nga Ministria nuk zbulojnë sa është shuma e përgjithshme e cila është kthyer në arkën e popullit, kurse në listë nuk gjenden emrat e Silvana Bonevës, Sasho Sërcev dhe Rexhep Prekopuca. Ish kryetari i KSHZ-së, Aleksandar çiçakovski,…
Gjykata penale ka vendosur që 12 shkurti të jetë data kur do të fillojë rigjykimi për rastin “Monstra”. Avokati mbrojtës Naser Raufi thekson se është e mundur që Prokuroria e përgjithshme për krim të organizuar të tërheq aktakuzën për shkak të mungesës së provave derisa thekson se pala mbrojtëse posedon prova me të cilat mund të detektohet kryerësit e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Smillkovë. “Njëherë do të prononcohet vetë Prokuroria se a mbetët në atë aktakuzë të vjetër apo do të këtë ndryshim bile dhe ndoshta tërheqje të aktakuzës. Ky është një opsion që ndoshta mund edhe të…