Prokuroria Themelore Publike Shkup në koordinim me Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup, repartin e tregtisë së paligjshme dhe repartin i policisë kriminale, sektori për tregtim të paligjshëm të drogës, armëve dhe materieve të dëmshme, pas kontrollit të kryer më 8 janar në Haraçinë të Shkupit kanë gjetur pako të ndryshme në peshë prej 150 kilogram për të cilat thuhet se janë lëndë narkotike, raporton Portalb.mk. “Në shtëpitë dhe hapësira të tjera të dy personave janë gjetur paketime të ndryshme të kanë peshuar rreth 150 kilogram me materie të ndryshme, për të cilat supozohet se janë lëndë narkotike”, thuhet në…
Author: Semi
Zgjedhja e Osman Kadriut për gjykatës kushtetues dhe ligji i gjuhëve mbeten pezull i kuorumit të Kuvendit. Për shkak se në Kuvend nuk kishte kuorum të mjaftueshëm, për votim, raporton Almakos. Propozim ligji për gjuhet do të rikthehet në Kuvend të Enjten në ora 12:00, ndërsa në të njëjtën ditë do të diskutohet edhe për gjykatesit kushtetues.
Me takim tet-a-tet me ministrin alternativ të Punëve të Jashtme të Greqisë Jorgos Katrugalos, në orën 11:30 sipas kohës lokale, filloi vizita në Athinë e Zëvendëskryeministrit të angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. Menjëherë pas takimit me Katrugalos, Osmani do të realizojë drekë pune me shefin e diplomacisë greke, Nikos Koxias. Të dy takimet janë të mbyllura për gazetarët dhe nuk është paraparë konferencë për media. Zëvendëskryeministri Osmani, nga hoteli ku qëndron, erdhi në këmbë prej njërës nga ndërtesat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, ku edhe e realizoi takimin e parë me Katrugalos. Që herët në mëngjes…
Lideri i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski, ka pohuar se Maqedoni nuk po funksionon demokracia dhe shteti demokratik dhe kjo sipas tij për shkak arrestimeve të disa të dyshuarve, duke i shkelë procedurat ligjore, njofton Medial.mk. “Ne si grup parlamentar kemi vendosur të mos marrim pjesë në punën e Kuvendit, përderisa në institucionet e shtetit nuk vendoset rregull dhe të zbatohen procedura ligjore. Ne kemi reagimet tona rreth mënyrës së arrestimit të disa funksionarëve të lartë të VMRO-DPMNE-së, por edhe të deputetëve tanë. Por këtu ka ndërhy edhe puna e Kuvendit të cilët marrin imunitetin e disa deputetëve tanë të cilët janë…
Një këmbësor nga Shkupi është lënduar në aksidentin rrugor që ndodhi mbrëmë rreth orës 21:10 minuta në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup. Siç informoi MPB, automjeti “MBW” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.A. (19) nga Shkupi e ka goditur këmbësorin D.S (30), i cili ka marrë lëndime të rënda nga aksidenti. Ai me ambulancën e Ndihmës së Shpejtë është transportuar në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, ku nga ana e mjekut i është dhënë ndihmë mjekësore dhe i janë konstatuar lëndime të rënda trupore. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB-së Shkup.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot në seancën e 48-të do ta shqyrtojë propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e informatorëve në procedurë të shkurtuar, e parashtruar nga Ministria e Drejtësisë. Në rend dite, siç informojnë nga shërbimi qeveritar për media, është edhe Propozim – ligji për ratifikimin e protokollit të pestë shtesë nga Marrëveshja për ndryshimin dhe hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Evropës Qendrore për tregti të lirë. Ministrat, në seancën e sotme, do ta shqyrtojnë edhe informacionin për realizimin e rekomandimeve të GREKO-s (Grup i shteteve kundër korrupsionit) të Këshillit të Evropës të dhëna…
Për vazhdimin e paraburgimit për të dyshuarit e 27-prillit janë dorëzuar 16 ankesa në Gjykatën e Apelit dhe tashmë janë dërguar për vlerësim më të lartë në Prokurori, njofton Portalb.mk. Përndryshe, një pjesë e ankesave janë dërguar në vlerësim që nga java e kaluar, por ende nuk ka përgjigje për të njëjtat dhe për të njëjtën nuk është caktuar as seancë publike. Ndryshe, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 më 27 dhjetor, ua vazhdoi masën për paraburgim 29 personave në lidhje me ngjarjet e 27-prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 23 personave u është vazhduar masa 30-ditë paraburgim, katër personave u është…
OSBE, respektivisht misioni i saj për vëzhgimin e zgjedhjeve, ODIHR, e quan BDI-në partner tradicional të VMRO-DPMNE-së. Në raportin e përgatitur lidhur me zgjedhjet e fundit, ODIHR ka bërë një retrospektivë të ngjarjeve që kanë ndodhur në skenën politike gjatë tërë vitit 2017/lajmpress.com “Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit 2016, formimi i qeverisë u paraqit si sfidë. Partia Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase – Partia Demokratike për Unitet Kombëtar Maqedonas (VMRO-DPMNE) nuk arriti marrëveshje me partnerin e saj tradicional të koalicionit, Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI)”, thuhet në raportin zyrtar të OSBE-së, shkruan Gazeta Lajm. Kjo si duket është…
Lideri i GROM, Setvçe Jakimovski, në emsionin debativ Studio e hapur në Televizionin “Nova”, duke folur për çështjen e emrin me Greqinë dhe negociata të cilat i zhvillon qeveria e tanishme e në këtë çështje, deklaroi: Mendoj se rreth kësaj çështje ne maqedonasit nuk duhet të pranojmë çfarëdolloj bisedimesh. Duke ju referuar bisedimeve për emrin, Jakimvoski theksoi se ka qenë jokorrekte që shqiptarët të ju sugjerojnë maqedonasve që të ndryshojnë edhe emrin. Përgjatë kësaj, siç transmetoi portali Kurir me 02.01.2018, Jakimovski tha se “asnjë maqedonas nuk duhet të pranojnë që të bisedohet për ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë”. Një deklaratë të tillë…
Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së sot nuk do të përfshihet në punën e Parlamentit. Ky vendim u mor në takimin e sotëm koordinativ me kreun partiak që përfundoi rreth orës 11, njofton MIA. Nga partia nuk përmendin detaje pse ata morën këtë vendim, vetëm theksojnë se kryetari i partisë Hristijan Mickovski në orën 13 do të mbajë një pres konferencë në të cilën do të elaborohet arsyja për këtë vendim.
Strugani M.SH. (24) është arrestuar për procedurë të mëtutjeshme për atë që mbrëmë rreth orës 19:30 ka gjuajtur një shishe plastike me lëndë të panjohur djegëse në një shtëpi në rr. “Murteza Tatar” në Strugë, pronësi e A.R. (63), me ç’rast është dëmtuar dera e hyrjes. MPB-ja informon se nëpunësit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të kërkojë nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit që të hetojë dyshimet për përfshirjen eventuale të nxënësve në festën e natës së Krishtlindjeve më 6 janar të këtij viti. Në njoftimin e MASh-it në ueb faqen e Ministrisë, thuhet se bëhet fjalë për periudhën kur nxënësit janë në periudhën e pushimit dimëror, kur prindërit e tyre e organizojnë shfrytëzimin e kohës së lirë dhe aktivitetet e fëmijëve të tyre. MASh njofton se ata nuk janë njoftuar si ministri për aktivitetet dhe as nuk kanë dhënë pëlqimin e mbajtjes së çfarëdo aktiviteti në shkolla, duke përfshirë…