Author: Semi

Përmes një kumtese dërguar mediave, LSDM-ja reagon ndaj vendimit të VMRO-DPMNE-së për kthimin në Kuvend, që sipas tyre do të ndodhë kur të krijohen kushte. LSDM-ja kërkon nga partia e Mickoskit që të tregon përgjegjësi para qytetarëve dhe në mënyrë aktive të kyçet në proceset e reformave. Sipas tyre, “të pabazuara janë arsyet se nuk ka kushte për funksionim demokratik të Kuvendit. Me ndryshimet pas zgjedhjes së Qeverisë së re demokratike, implementimin e reformave dhe politikave reja, kanë filluar proceset që Kuvendi të jetë shtëpi e vërtetë e demokracisë dhe të punon eksluzivisht në interes të qytetarëve. Në këto procese…

Lexo më Shumë

Rezultatet laboratorike të ”Ambikon” pranë Universitetit Goce Dellçev tregojnë që Shtipi është qyteti më pak i ndotur në Maqedoni. Stacioni matës është vendosur në ndërtesën komunale të Shtipit. Dejan Mirakovski, udhëheqës i laboratorit thotë se vetëm një herë gjatë muajit është tejkaluar niveli kritik i ndotjes, por është rregulluar falë ndihmës së erës. Sipas tij, era ndihmon shumë në uljen e ndotjes së ajrit në rajonin lindor të Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Ish agjenti Sllobodan Bogoevski duhet të mbrohet në cilësinë e dëshmitarit në rastin që po procesohet në SHBA kundër ish udhëheqësve të “Magjar Telekom-it”. Këtë porosi me anë të një letre e ka dërguar Komisioni amerikan për letra me vlerë, pasi që Bogoevski ishte akuzuar nga ana e kreut të BDI-së Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit, se Bogoevski gjatë dëshmisë ka shpifur, transmeton gazeta Lajm. Bogoevski do të ngre kundër padi ndaj Ahmetit dhe Xhaferit. Bogoevski prapë është bërë temë e mediave pasi doli me disa akuza ndaj ish funksionerëve të VMRO-DPMNE-së.

Lexo më Shumë

Temperaturat e pazakonta të larta të kësaj periudhe kanë ndikuar në planet e bujqve të cilët kanë vendosur që mbjelljen e lakrave ta bëjnë më herët se 20 janari, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas agjencisë AIM, mbjellja e lakrës pranverore ka filluar qysh në nëntor, duke mos u lënë anash mundësia që në muajin që vjen të mbillen edhe domatet, specat, trangujt, patatja e re, që zakonisht mbillen në mes, ose në fund të muajit mars. Në rajoni e Strumicës pritet që më së paktu 50 mijë ton lakër pranverore të mbillet, ndërkaq çmimi i blerjes do të ishte 20 denarë…

Lexo më Shumë

Gazeta prestigjoze britanike, “the Guardian” shkraun se Britania e Madhe i ka shkelur rregulloret e Bashkimit Evropian pasi që Maqedonisë i ka dhënë një furrë për djegien e mbetjeve mjekësore, diçka që do të ishte e jashtëligjshme për ligjet britanike për shkak të emetimit të helmeve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gazeta shkruan se kjo furrë i është dhënë Maqedonisë si ndihmë humanitare dhe është në shfrytëzim afër kryeqytetit, pra në Shkup. Nëse Maqedonia do të bëhet anëtare e BE-së, atëherë kjo furrë djegëse duhet që të mbyllet, pasi që është rrezik për popullsinë lokale dhe shkel standardet e BE-së për emetime.…

Lexo më Shumë

Një person i panjohur dje rreth orës 23:30 me pistoletë i është kërcënuar E.S. (25) nga Gostivari dhe bashkëshortes së tij pas së cilës ka qëlluar me armë në ajër dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Siç informon MPB-ja, derisa E.S. ka qenë i parkuar pranë rrugës Tumçevishtë-Çegranë me automjetin e tij “BMW”, në të cilën ndodhej edhe bashkëshortja e tij, pranë tyre ka ndaluar një automjet tjetër “BMW”. Nga vetura kanë dalë një person i panjohur, i është kërcënuar me jetë, ndërsa kanë kërkuar që të dalin nga automjeti ai dhe bashkëshortja e tij. Atëherë ka nxjerrë pistoletën…

Lexo më Shumë

Në një kumtes dërguar mediave, nga Komuna e Gostivarit njoftojnë se sot, kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, zhvilloj takim me dixhejt e Gostivarit, Jeton Kadriun (DJ Dark Child), Ilir Selimin (DJ Knockout) dhe Xhelal Lushin (DJ Chronic), përcjell Almakos. Nga atje pohojnë se DJ e njohur gostivaras, shprehën gatishmërinë e tyre për organizimin e evenimente të ndryshme dedikuar rinisë së Gostivarit, për çka kërkojnë edhe mbështetjen e Komunës së Gostivarit. Ata njoftuan kryetarin Taravari se tashmë janë në fazën përgatitore të një Festivali veror, si dhe planifikojnë organizim e pritjes së Vitit të Ri në sheshin e qytetit…

Lexo më Shumë

Zëvendës Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së sotme të punës në Republikën e Greqisë, realizoi takim me Ministrin për Punë të Jashtme të vendit, Nikos Kozijas, si dhe Zëvendës Ministrin për Punë të Jashtme i obliguar për çështje evropiane dhe marrëdhënie ndërkombëtare ekonomike, Jorgos Katrugalos. Në takime u hapën temat e bashkëpunimit të ndërsjellë, avancimit të komunikimit, si dhe rreth masave të tjera për ngritjen e besimit mes dy vendeve. “Kemi progres të dukshëm të komunikimit mes dy vendeve, gjë që shpie dukshëm kah rritja e besimit mes dy…

Lexo më Shumë

Sipas 24Vesti, ish-shefi i kundërzbulimit, Sllobodan Bogoevski ka shpifur për kreun e BDI-së, në lidhje me marrje ryshfeti për rastin e “Magyar Telekom”. Kështu ka vendosur Gjykata qytetare në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjykata themelore Shkupi 1 i ka pranuar paditë e Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit, por Bogoevski nuk do të paguaj dëm material prej 90 mijë euro, ashtu siç kishin kërkuar. Nga BDI-ja kanë deklaruar se padia ndaj Bogoevskit është përë për të dalë e vërteta në shesh, e jo për para. Përndryshe, Bogoevski dëshmoi në SHBA në lidhje me gjyqin për Magyar Telekom, ku kishte deklaruar se…

Lexo më Shumë

Deputeti i Partisë Demokratike të Turqve, Jusuf Hasani, sot në Parlament ka kumtuar se del nga koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja opozitare dhe në të ardhmen do të veprojë si deputet i pavarur, njofton Portalb.mk. Me atë, Hasani i ka ndjekur hapat e liderit të Lidhjes së Romëve, Amdi Bajram dhe deputetin e GROM-it, Çedomir Sazdovski, të cilët gjithashtu dolën nga koalicioni me VMRO-DPMNE-në dhe tani janë deputetë të pavarur. Në atë mënyrë, hapet hapësirë për rritjen e shumicës parlamentare, e cila po mbahet në këmbë prej qelqi.

Lexo më Shumë

Zëvendës-ndihmës sekretari ameraikan i shtetit, Hojt Brajan Ji, mbrëmë ka dhënë dorëheqje nga posti. Këtë e kanë konfirmuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan për Aljazeera, përcjell SHENJA. Hojt Brajan Ji është njëri nga diplotatët amerikan me angazhim shumëvjeçar në Ballkan. Ai është aktiv që nga viti 1993, kur ishte asistent i Çarls Rendumit, të dërguarit special amerikan për Bosnjë dhe Hercegovinës, kur ishte pjesë e të gjitha negociatave kryesore për ndërprerjen e luftimeve në Bosnje. Që nga ai moment, Brajan Ji ka qenë i angazhuar në pozita të ndryshme në diplomacinë amerikane apo në NATO, gjithnjë të ndërlidhura me Europën…

Lexo më Shumë

Mbi dy milionë pasagjerë (2.027.344) kanë udhëtuar përmes aeroportit të Shkupit dhe të Ohrit në vitin 2017, që paraqet rritje prej 13 për qind në krahasim me vitin 2016, kumtoi sot koncesionari i aeroporteve TAV Maqedonia. Numri i përgjithshëm i fluturimeve në dy aeroportet, në Shkup dhe në Ohër, vitin e kaluar është rritur për shtatë për qind dhe arriti 18.130. Sipas të dhënave për qarkullimin e pasagjerëve, destinacione më të frekuentuara prej aeroportit të Shkupit vitin e kaluar ishin Stambolli (aeroportet Ataturk dhe Sabiha Gokçen) me 12,3 pjesëmarrje tregtare, Cyrrihu (8,6 për qind), Vjena (6,5 për qind), Bazeli (5,3…

Lexo më Shumë