Sipas rangimit më të ri të pasaportave në botë për nga numri i shteteve ku mund të udhëtohet pa viza, Maqedonia është rradhitur në vendin e 46-të. Raporti i Henley Passport Index për vitin 2018 radhit sërish Gjermaninë në vendine parë, shtetasit e të cilit mund të udhëtojnë në 177 vende. Pas saj vjen Singapuri, Danimarka, Finlanda, etj. Më keq të ranguara janë Afganistani, pastaj Iraku, e Siria. Në rajon, më mirë të ranguar janë Greqia, Sllovenia, Bullgaria, Kroacia, Serbia, etj. Me pasaportën e Maqedonisë mund të udhëtojmë në 112 shtete të botës.
Author: Semi
Në listën e personaliteteve të padëshiruar të cilëve u është ndaluar hyrje në SHBA ndodhen 33 shqiptarë nga Kosova, si dhe tre nga Maqedonia dhe një nga Shqipëria. Këtë e citon gazeta prishtinase “Express” në shkrimin “Lista e zezë: Këta janë politikanët kosovarë që nuk mund të udhëtojnë në Amerikë”. Shkrimi fillon me atë se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është detyruar ta refuzojë ftesën e Komandantit të Gardës Nacionale të Iowa-s së SHBA-së për një ngjarje të organizuar nga ai, pasi nuk ka mundur të pajiset me vizë. Këtë e ka konfirmuar mbrëmë një zyrtar nga Garda Nacionale në…
Të martën është zhdukur një vajzë 13 vjeçare nga fshati Gllogjë i Tetovës. Rastin në polici e ka paraqitur vëllai i saj S.Sh. (24). Sipas tij, 13 vjeçarja është larguar nga shtëpia në ora 7 të mëngjesit. Policia njofton se po merren masa për gjetjen e vajzës.
Ministria e Punëve të Brendshme informon se ka zbuluar identitetin e personit, trupi i të cilit u gjet i pajetë në pusetë “Sonçev Grad” në afërsi të fshatit Sopishte. “Në lidhje me ngjarjen e publikuar më 7 nëntor vitin e kaluar, për gjetjen e një trupi të pajetë në një pusetë në “Sonçev Grad”, pas hetimeve dhe autopsisë, është konstatuar se bëhet fjalë për personin Z.P (58) nga Shkupi, i cili më herët u shpall i humbur”, thonë nga policia, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas rezultateve përfundimtare, është konstatuar se në trup nuk ka pasur shenja dhune.
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton qytetarët për gjendjen e rrugëve në vend, si edhe udhëzon shoferët se si të veprojnë në këto ditë dimri në komunikacion. Sipas tyre, për shkak të mjegullës është ulur shkueshmëria në Manastir, Prilep e Resnjë deri më 150 metër, kurse në Tetovë deri më 50 metër. LAMM kërkon nga shoferët që të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, si edhe të respektojnë sinjalistikën. Kujdes duhet të kenë automjetet që lëvizin nëpër gryka dhe ngushtica mali pasi që mund të ketë rrokullisje gurësh. Dendësia e komunikacionit në rrugët jashtë qyteteve është mesatare, kurse…
Ish-shefi i kundërzbulimit, Sllobodan Bogoevski ka reaguar ndaj vendimit të gjykatës që ka pranuar paditë e kreut të BDI-së, Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit, duke vendosur që Bogoevski ka shpifur ndaj kreut të BDI-së. Në deklaratën e tij për portalin SDK, Bogoevski thotë se nuk ka asnjë reformë në gjyqësi derisa në pushtet është BDI-ja. ”Nga reformat në gjyqësi nuk do të ketë as edhe një R deri sa bashkëpunimi kriminal i BDI-së të jetë në pushtet”, shprehet Bogoevski./
Në periudhën kohore prej vitit 2006 deri në vitin 2016, përmbaruesit në vend kanë marrë rreth 1 miliard euro. Të dhënat që janë të qasshme në ueb faqen e Odës së përmbaruesve, tregojnë se përmbaruesit nga viti 2010 kanë filluar që nga qytetarët apo kompanitë të marrin shuma, shumë më të larta, kur në vitin 2010 kanë marrë rreth 95 milion euro, ndërsa në vitin 2013 kanë mbledhur 127,7 milion euro nga qytetarët dhe kompanitë. ODA E PËRMBARUESVE: 2006 20,2 MILION EURO 2007 49,2 MILION EURO 2008 60 MILION EURO 2009 78 MILION EURO 2010 94,4 MILION EURO 2011 80,1…
Nga buxheti komunal i Prilepit janë paguar mbi një milionë denarë (mbi 16 mijë euro) për partitë politike që kanë siguruar vota në zgjedhjet lokale të 15 tetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Vendimi u publikua në seancën e fundit të Këshillit komunal të mbajtur më 26 dhjetor, bën të ditur agjencia e lajmeve AIM. Partitë kanë fituar nga 15 denarë për secilën votë të siguruar nga qytetarët. Kjo vlen sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale, si edhe Nenit 86 të Ligjit për zgjedhje.
Gazetari dhe profesori universitar Sasho Ordanovski i ka kushtuar një kolumnë të shkurtë katandisjes që mbretëron në Kodrën e Diellit, qëndrën e skijimit dikur më të njohur në ish-Jugosllavi. Ordanoski tregon se e ka vizituar këtë qendër për festën e Krishtlindjes dhe thotë se nuk ka vend më të bukur. Edhe ai përmend faktin se në Kodrën e Diellit është ndërtuar një kishë, pa ndonjë leje ndërtimore, ndërkaq tani ndërtohet një xhami, gjithashtu pa leje ndërtimi, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gazetari ndalet te disa aspekte të Kodrës së Diellit, siç është mungesa e koshave për hedhjen mbeturinave, apo edhe mungesa e…
Ish i burgosuri politik Afrim Fanda ka reaguar nëpërmes një statusi në rrjetin social facebook për mos dorëheqjen e Mersim Maksutit, dhe Besa Arifit nga Këshilli për Reforma në Gjyqësi, përcjell Almakos. Reagimi i Fandës vjen pas lajmit se nga i njëjti Këshill janë larguar profesoresha Mirjana Najçevska, eksperti Gordan Kallaixhiev dhe Uranija Pirovskas, sipas Fandës, këta të fundit nuk kanë pranuar që të jenë dekor në atë këshill për dallim nga Maksuti e Arifi. Reagimi i plotë i Fandës. “Tre intelektualët sllavomaqedonas, pedagogë universitar dhe aktivistë për të drejtat e njeriut, nga të cilët me e spikatura, profesoresha Mirjana Najceska,…
Komuna e Çairit ka përpiluar një listë të gjatë të projekteve që pritet të finansohen nga buxhetin e këtij viti. Megjithatë Ministria e Financave ende nuk e ka aprovuar shumën e buxhetit. Zëdhënësi i komunës së Çairit, Kushtrim Alla për Almakos thotë se prioritet për vitin 2018 është përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe asfaltimi i rrugëve. “Ndërtimi i bibliotekës së re në rr. Xhon Kenedi, Qendra Rinore në lagjen Seravë dhe ndërtimi i dy garazheve në kate”, tha Alla për Almakos. Ai shton se këto projekte janë parapara në programin parazgjedhor të kryetarit të Komunës së Çairit Visar Ganiu. “Po…
Qeveria e Greqisë as nuk konfirmon por as nuk e hedh poshtë dokumentin jozyrtar që dje qarkullonte nëpër mediat , sipas të cilit është arritur marrëveshje për emrin dhe se zgjidhja e përbashkët është “Maqedonia e Re”. Zëdhënësi i Qeverisë, Dimitri Canakopulos tha se nuk është koha që tani të hyjë në këtë nomenklaturë. “Ka hapur një dritare të shancës” tha Canakopulos, duke shtuar “ajo për të cilën ne jemi të interesuar nuk është një nomenklaturë e ngjeshur, por të negociojmë seriozisht që në muajtë e ardhshëm të jemi në gjendje të arrijmë një zgjidhje për problemin që kemi me vite”, transmeton Alsat Siç raporton e përditshmja…