Author: Semi

Në përpjekjet për të arritur një marrëveshje me Shkupin për çështjen e emrit të Maqedonisë, qeveria e majtë e Aleksis Tsipras ka kundër edhe Sinodin e Shenjtë të Kishës Greke. /Lajmpress.com/ Kryepiskopi i Athinës dhe i gjithë Greqisë, Jeronimos pas përfundimit të ditës së dytë të Sesionit të Sinodit të Shenjtë tha se kisha nuk kundërshton gjetjen e një zgjidhje, por përfshirjen e termit “Maqedoni” në emërtimin që propozohet. “Qeveria greke e cila menaxhon çështjen duhet të kuptojë shqetësimin e Kishës, që është gjithashtu një shqetësim i helenizmit universal”. Jeronimos theksoi se emri i Maqedonisë nuk është vetëm një çështje…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët e qytetit sonte zhvillohet nëpër rrugë në disa vende të lagështa. Dukshmëri të zvogëluar deri në 50 metra për shkak të paraqitjes së mjegullave ka në drejtimin rrugor Tetovë – fshati Gajre dhe nga 80 deri më 100 metra në Strazhë. Nga LAMM rekomandojnë vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, përcjell Telegrafi Maqedoni. NP Rrugët e Maqedonisë informon se në disa rrugë është e mundur rëshqitja e dheut, sidomos në Koçani – Makedonska Kemnica – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë dhe Resnjë – Bukovë. Intensiteti…

Lexo më Shumë

Abdulla Mehmeti (Një subjekt i këtillë mund të ketë pak anëtarë dhe mbështetës, shumë kundërshtarë dhe armiq, por do të jetë zëri i fuqishëm për realizimin e të drejtave të popullit shqiptar në Maqedoni. Subjektet politike të derisotme të shqiptarëve në Maqedoni nuk i kanë zbatuar asnjërin nga këto parime.) PARIMET THEMELORE Gjithëpërfshirja Në organet drejtuese të përfshihen në mënyrë të barabartë përfaqësues nga të gjitha qytetet dhe komunat me shumicë shqiptare, sipas numrit të banorëve të tyre. Të përfshihen të gjitha gjeneratat në mënyrë proporcionale, pa dallime gjinore, me përparësi të brezi të ri, i cili do të jetë…

Lexo më Shumë

Në emisionin e sontëm në “Click Plus” i ftuar është anëtari i kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi-Zejd. Ai do të tregon shkaqet dhe arsyet për mosmarrëveshjet me kryetarin e deritanishëm Bilall Kasamin dhe shumë pyetje të tjera. Sonte në #ClickPlus Zejd Rexhepi tregon arsyet pse kërkoi bashkë me 60 të tjerë shkarkimin e kryetarit Bilall Kasami? – A e pranojnë dorën e zgjatur nga Kasami anetarët e kryesisë që nënshkruan shkarkimin e kryetarit? – Kush i ka anetarët legjitim të kryesisë qëndrore e kush po i sjell prej mëhalle? – Cili komision do ta organizojë kongresin e Lëvizjes…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë ka urdhëruar koncesionerin e “FCL Ambiente” të deponisë “Drislla” në Shkup, të furnizohet me furrë të re për djegien e mbeturinave mjekësore, pasi që u vërtetua se niveli i gazrave helmues që lëshon furra ekzistuese ka tejkaluar kufirin e lejuar, përcjell Telegrafi Maqedoni. Koncesioneri do të duhet të furnizohet me furrën e re deri në muajin prill të këtij viti, për çka veçmë është dhënë leja e ndërtimit nga Ministria për Transport dhe LIdhje, informoi sot zv.ministri Jani Makraduli. Furra ekzistuese është blerë para 17 vitesh dhe në vazhdimësi ka kontribuar në ndotjen e ajrit për shkak…

Lexo më Shumë

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë vlerësoi se në tremujorin e fundit vitin e kaluar ekonomia vazhdoi të rimëkëmbet, si pasojë e aktivitetit në industri dhe tregti. “Deri tani treguesit që janë në dispozicion me frekuentim të lartë për aktivitetin në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, në përgjithësi çojnë në rimëkëmbjen e mëtejshme të ekonomisë, pas rënies së aktivitetit ekonomik në gjysmën e parë të vitit të kaluar dhe rimëkëmbje mesatare në tremujorin e tretë, kumtoi pas seancës së sotme Komiteti për politikë operative monetare të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, transmeton MIA.  Në këtë konstatim, sipas BPRM-së,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Shkupit Petre Shilegov dhe ai i komunës Çair, Visar Ganiu sot bashkë për të mbështetur masat kundër ndotjes së ajrit në qytetin e Shkupit.  Shilegov njoftoi se nga dita e sotme, ndërmarrjet publike, “Parqe dhe gjelbërime” dhe “Higjiena Komunale” do të fillojnë me pastrim intensiv të rrugëve në qytet. “Sot aksionin e fillojmë në tre komuna, Shuto Orizare, Çair dhe Butel, kurse në tre ditët në vijim do të vazhdojmë të njëjtin aksion në komunën e Aerodromit dhe Gazi Babës, që sipas rezultateve janë 5 komunat më të ndotura në qytetin e Shkupit”, tha Shilegov. Ai thotë se…

Lexo më Shumë

Vendimi i VMRO DPMNE-së që të mos u kthehet punimeve të Kuvendit dhe përçarja e Lëvizjes Besa paraqet vazhdim të krizës politike dhe do të ndikojë në punën e Kuvendit. Analistët vlerësojnë se shumica e ngushtë në Kuvend dhe mungesa e konsensensusit politik do të vështirësojë shumë nga prioritet evropiane. “Kriza politike po stagnon. Nuk besoj se po thellohet, po gjithsesi nuk po përmirësohet. Kuorimi i ngushtë në Kuvend nënkupton se zbatimi i disave nga prioritet evropiane do të jetë i vështirë. Pritet vendim politik i kryesisë së re të VMRO DPMNE-së, nëse do t’u bashkangjiten në punën e Kuvendit…

Lexo më Shumë

Aktori Vlado Jovanovski të dalë nga paraburgimi në Shutkë dhe t’i shqiptohet një masë më e butë, kërkoi prokurori Jovan Cvetanovski nga Prokuroria e Lartë Publike. Në seancë publike prokuroria kërkoi që Gjykata e Apelit ta respektojë ankesën e avokatëve të aktorit. Megjithatë, për Oliver Popovskin, ish kryeshef i sektorit në MPB dhe Goran Gjoshevskin, shef i sigurimit të ish kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski, Prokuroria kërkoi që të mbeten në paraburgim për shkak të frikës se do të arratisen dhe se do të ndikojnë ndaj dëshmitarëve për ngjarjet e 27 prillit.

Lexo më Shumë

Si ndodhi që njeriu hero i 27 prillit dhe shpëtimtari i Zijadin Selës, Feta Halimi, të përfundojë prapa grilave? Ai ka shikuar Talata Xhaferi videot e ngjarjeve të 27 prillit dhe a e din shkakun për arrestimin e Feta Falimit? Këto ishin pyetjet që kryeredaktori i gazetës Lajm, Isen Saliu ia parashtroi kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi në Tv 24. Xhaferi tha se ekzistojnë incizimet e plota nga ajo që ka ndodhur më 27 prill edhe përkundër tentimit që ato të vidhen. Ai nuk u shpreh deri në fund preciz lidhur me shkaqet e arrestimit të Feta Halimit, për shkak…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës Çair të Shkupit, Visar Ganiu sot nuk e ka përjashtuar mundësinë që BDI në Këshillin e komunës Çair përveç LSDM në pushtet të përfshijë edhe partinë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, veç partia e tij të merr kryesuesin e Këshillit dhe të margjinalizojë opozitën shqiptare. Ganiu është i bindur se parimet dhe programi i tij është gjwrësisht i pranueshëm te anëtarët e Këshillit pavarësisht prej cilës parti vijnë. “Çdo këshilltar që do ta pranon programin tonë do të përfshihej në koalicion. Mendoj që është detyrë e jona që të punojmë për një Çair më të mirë dhe në rast…

Lexo më Shumë

Mëngjesi i sotëm i ka gjetur banorët e fshatit Runicë, malësia e Kumanovës, pa rrymë elektrike, raporton gazeta Lajm. Lajmin e ka bërë të ditur për redaksinë e Gazetës Lajm kryetari i fshatit Ibrahim Kurtishi. “Dje nuk kemi lejuar që EVN të vendosë orët në fshat dhe ata sot në mëngjes na e kanë ndalur rrymën. Ne jemi këtu zonë kufitare. Ne kërkuam nga përgjegjësit që së pari orët t’i vendosin nëpër fshatrat maqedone dhe pastaj të vinë këtu. Asnjë fshat maqedone nuk i ka të vendosur orët, në këtë rajon”, tha Kurtishi. Kushtet e vështira të familjeve, zona malore,…

Lexo më Shumë