Deputeti i Lidhjes Rome, Amdi Bajram edhe pse së fundi po vuan nga sëmundja e sheqerit dhe tensionit, ka mbërritur sot në Kuvend, i shoqëruar nga eskorta e tij dhe Mercedesi luksoz, i veçantë në Maqedoni. /lajmpress.com/ Amdi Bajram ka parakaluar kah zyrat e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE dhe më pas ka hyrë në sallën e Kuvendit. “Antena e përgjimit” e INA-s meson se Bajrami ka takuar disa deputetë të VMRO-së, të cilëve i është kërleshur, duke u thënë që të futen në sallë dhe të votojnë ligjin. Ai ka thënë se me këtë ligj të ri për gjuhët, do t’ia shoh hajrin edhe…
Author: Semi
Periudha 2015-2017 ka qenë një periudhë krize e thellë politike e institucionale për Maqedoninë. Kjo krizë u shkaktua nga dalja në shesh e përgjimeve të paligjshme të mbi 20 mijë qytetarëve, përfshi fytyra politike të opozitës, por edhe të pushtetit. Në dosjen e përgjimeve ishin ruajtur edhe bisedat e ndryshme të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ministrave të Qeverisë së tij, njofton Telegrafi Maqedoni. Atëkohë, lideri i opozitës, Zoran Zaev paralajmëroi se kishte gjetur të dhëna që dëshmojnë për keqpërdorime dhe korrupsion brenda Qeverisë Gruevski, duke i quajtur ”bomba”. Publikimi i tyre do të nxjerr në shesh shumë keqpërdorime, por edhe skandale…
Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski sot konfirmoi se më 23 janar do të jetë dëshmitar i PSP-së për rastin “Trajektorja”, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Po, më 23 janar jam i thirrur në Prokurorinë Speciale Publike si përfaqësues i shtetit në lëndën “Trajektorja”, tha Sugareski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas mbikëqyrjes mbi punët ndërtimore në pikën e pagesës rrugore në Sopot. Rasti “Trajektorja” ka të bëjë me keqpërdorimet në ndërtimin e autostradave Milladinoc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër.
Ligji për përdorimin e gjuhëve është në pajtueshmëri me Kushtetutën, janë qyqare dhe të pabaza reagimet e OBRM-PDUKM-së, thuhet në reagimin e LSDM-së. “Ndryshimet e Ligjit për përdorim të gjuhëve, që Kuvendi i miratoi sot, janë në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe amendamentin 5, i miratuar para 17 viteve”, thuhet në reagim. Me ndryshimet e miratuara, thuhet më tej, nuk rrezikohet pozicioni kushtetues i gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj cirilik si gjuhë zyrtare në gjithë territorin, si dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, ndërsa avancohet përdorimi i gjuhëve të të gjithë bashkësive në Republikën e Maqedonisë. “Qyqare dhe…
Miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare nga Parlamenti i Maqedonisë është një e arritur e lartë demokratike për këtë shtet fqinj, që ndër të parët njohu pavarësinë e Kosovës. Rritja e të drejtave politike të shqiptarëve në Maqedoni garanton edhe më shumë unitetin qytetar dhe etnik të republikës fqinje. Përgëzojmë qytetarët shqiptarë për këtë të arritur politike, administrative dhe kulturore. “Miratimimi i këtij ligji është një hap i rëndësishëm i zbatimit të Marreveshjes së Ohrit dhe forcon edhe më shumë bashkëjetesën dhe perspektiven evropiane të Maqedonisë”, shkruan thaci në facebook. Ndërsa krymeinsitri Ramush Haradinaj në një…
Zëvendës kryeministri Hazbi Lika në emër të ekzektutivit përgëzon miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili u miratua sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë edhe me shumicë të dyfishtë, gjegjësisht me 69 vota pro. “Faleminderojmë të gjithë deputetët shqiptarë që ishin të pranishëm dhe që votuan pro miratimit të ligjit, sidomos deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim. Gjithashtu, faleminderojmë kontributin e përfaqësuesëve të LSDM-së gjatë gjithë punës për miratimin e ligjit si në instancat qeveritare, po ashtu edhe në ato parlamentare. Me anë të këtij projekti janë dhënë sinjale që kjo qeveri është e vendosur të ecë…
Për katër të akuzuarit është kërkuar që masa e paraburgimit tu zëvendësohet me ndonjë mase tjetër alternative. Mbrojtja para trupit gjykues prej tre antërave theksoi se të akuzuarit nuk do të lëshojnë vendin dhe nuk do të ndikojnë dek dëshmitarët më tej në procedurë. Ish ministri Mitko Çavkov theksoi se ai natën e 27 prillit ka kontribuar që të shpëtohen deputetët duke dhënë udhëzime për nxjerrjen e sigurtë të tyre. Para trupit Gjykues në Gjykatën e Apelt u paraqit edhe i Akuzuari Igor Durllovski.Avokati I tij Elenko Durllovski theksoi se klienti i tij nuk ka bërë thirrje për dhunë në…
Nuk është keqpërdorim fakti që pagesa rrugore për të udhëtarët e huaj në Maqedoni kushton 1,5 euro, ndërsa për udhëtarët vendas 60 denarë, tha sot drejtori i NP Rrugët e Maqedonisë, Zoran Kitanov. “Edhe për mua ishte e çuditshme pse bëhet dallimi mes denarit dhe devizave, por kur të pyetni në Bankën Popullore, do ju sqarojnë se, për shkak se pagesa bëhet me monedha, mendoj se BPRM mban 25 deri më 30 për qind të shumave dhe kur këto do t’i ktheni në denarë, del se nuk bëhet fjalë për keqpërdorim”, sqaroi Kitanovski. Ai vlerëson se modernizimi i pagesave rrugore…
I pari që ka reaguar ishte kryeministri Edi rama, I cili e quan një arritje historike vendimin e sotem të kuvendit të Maqedonisë. “Miratimi nga parlamenti në Shkup i ligjit të gjuhës shqipe një arritje historike për shqiptarët që demokratizon e forcon vetë Maqedoninë” shkruan Rama ne facebook. Edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta thotë se ligji që u soll në Kuvendin e Maqedonisë, është një akt i rëndësishëm për të ardhmen europiane të Maqedonisë. “Të dashur miq, sapo mbërrita në aeroportin e Ljubljanës mora lajmin e gëzueshëm se Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Një…
Kryetarja e komunës së Haraçinës, Milikije Halimi ka falënderuar kryeministrin Zoran Zaev për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, shkruan Gazeta Lajm. “Gjuha shqipe u be gjuhe zyrtare! U tha, u be! Felminderit kreminsitrit Zaev qe realizon premtimet per nje shoqeri te barabarte”, ka shkruar Halimi, në reagimin e parë pas miratimit të ligjit në Kuvend.
Ligji për përdorimin e gjuhëve tashmë i miratuar në Kuvend parasheh avancimin e përdorimit të gjuhëve të bashkësive etnike që përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullatës në Maqedoni. Përdorimi i saj siç thuhet në nenin 1 pika 2, rregullohet në pajtueshmëri me ligjin. LIGJI PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE Neni 1 (1) Në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik. (2) Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20 për qind e qytetarëve (gjuhë shqipe), gjithashtu është gjuhë zyrtare dhe alfabet i saj,…
Bashkimi Evropian nga pushteti dhe nga opozita në Maqedoni pret të vazhdojnë me plotësimin e marrëveshjes politike të Përzhinës, e në të njëjtën kohë nga vendi pritet të punojë në prioritetet urgjente reformuese dhe në kthimin e rrugës eurointegruese, thonë burime nga Bashkimi Evropian, njoftoi Dojçe Vele. Kjo është përmbajtur në dokumentet të cilat i përgatit BE-ja për periudhën e ardhshme, të cilat në këtë moment janë në “fazë inetrne punuese”. “Vetëm ashtu Komisioni Evropian do të mund të rekomandojë hapje të negociatave inkuadruese”, paralajmërojnë në BE. Përfaqësuesit evropianë nga vendi presin edhe vazhdimin e përforcimit të marrëdhënieve me fqinjët.…