Author: Semi

Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë kumtoi përgënjeshtrimin në lidhje me deklaratën e drejtorit të NP Rrugët e Maqedonisë, Zoran Kitanov të dhënë më 11 janar 2018 si përgjigje për pyetjen e gazetarëve për mënyrën e krijimit të çmimit e pagesave rrugore për udhëtarët vendas dhe të huaj në veçanti. “BPRM në pajtim me autorizimet e saja ligjore në sferën e qarkullimit pagesor në asnjë segment nuk është e përfshirë në punën e NP Rrugët e Maqedonisë, e as në mënyrën e krijimit të çmimeve për pagesën rrugore. BPRM nuk ka asnjë lidhje pune me këtë ndërmarrje publike dhe deklarata…

Lexo më Shumë

Pas informacioneve të publikuara në opinion Prokuroria themelore hapi lëndë për furrën toksike të deponisë Drislla. Prokuroria kontrollon nëse janë respektuar rregulloret, kur në furrë janë djegur mbetje mjekësore. Nga Ministria e Mjedisit tashmë i kanë kërkuar të dhënat nga inspektimi i kryer. Sipas informacioneve, në këtë furre gjatë vitit janë djegur nga pesëqind deri në shtatëqind ton mbetje mjekësore nga i gjithë vendi. Kryetari Petre Shilegov është i bindur se në furrën e vjetër të Drisllës do të instalohet filtër i ujit deri në fund të shkurtit, dhe deri në mes të vitit, do të instalohet furrë e re.…

Lexo më Shumë

Pas marrjes së borxhit të ri prej 500 milionë euro nga Qeveria e Maqedonisë, borxh ky që duhet të kthehet për 7 vite, ministri i Financave, Dragan Tevdovski thotë se qytetarët nuk duhet të shqetësohen, sepse me këtë borxh të ri shteti në fakt do të kursejë 90,6 milionë euro. Tevdovski në konferencën për shtyp shprehu falënderimet e tij ndaj ekipit, Ministrisë dhe pjesën tjetër të përfshirë në dhënien e letrave me vlerë të shtetit, pasi që për këtë proces ata nuk kanë festuar. “Ivestuesit ishin të interesuar për letrat me vlerë. Për krahasim, pesë borxhet paraprake kanë qenë me…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore Shkupi 1 në web-faqen e saj publikoi emrat e gjykatësve që do të gjykojnë për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike dhe lëndët që janë në interest të publikut, pasi që kryetari i ri, Ivan Xholev në fund të vitit solli ndarje të re të gjykatësve. Lëndën “Tarifa” do ta ketë gjykatësja Sofçe Gavrillova – Efremova, “Thesari” dhe “Shënjestra-Fortesa” gjykatësja Xhaneta Begtoviq, përcjell Telegrafi Maqedoni. Lëndën “Tank” do ta ketë gjykatësja Dobrilla Kacarska, e cila tha se në Gjykatën Penale lëndët ndahen në dorë, ndërsa shpalli kandidaturën e saj për kryetare të Gjykatës së Apelit në Shkup. Lëndë “Monstrum”, “Titanik 2”…

Lexo më Shumë

Çështja e Ligjit për gjuhët në Maqedoni ka ngjallur shumë debate nëpër media dhe gjithandej. A do të ketë zbatim të ligjit, a do ketë gjuhësi, a do të ketë dënime për mos-zbatim dhe shumë temë tjera të ndërlidhura me këtë temë. Kundër gjuhës shqipe në Maqedoni ka pasur edhe protesta të cilat rezultuan edhe me gjak dhe dhunë në Kuvend më 27 prill. Protesta pati edhe dje, pas votimit të këtij ligji, shkruan Telegrafi Maqedoni. Por çfarë thotë Google në lidhje me këto diskutime? Algoritmet e Google kanë mbajtur mend edhe disa nga deklarata e zyrtarëve për këtë temë. Në pytjen…

Lexo më Shumë

VMRO-DPME-ja sonte do të zgjedh Komitetin Ekzekutiv të partisë. Më herët Komiteti Qendror duhet të vendos kush do të anëtarësohet në atë ekzekutiv. Sipas paralajmërimeve, në Komitetin e ri Ekzekutiv pritet të futen shumë fytyre të reja, ndërsa ato më të vjetërat të largohen, përcjell Telegrafi Maqedoni. Këto ndryshime në udhëheqësinë e partisë vijnë në kohën kur VMRO-DPME-ja, nuk merr pjesë në punën e Kuvendit, për shkak të arrestimit të disa anëtarëve dhe deputetëve të tyre, të cilët janë të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit. Përkrah ndryshimeve kadrovike, partia opozitare maqedonase paralajmëron edhe ndryshime statutare në pajtim me partitë…

Lexo më Shumë

Kornizë inicuese me të cilën në mënyrë thelbësore do të ketë zhvillime në tejkalimin e dallimeve rreth emrit, presin qeveritë në Shkup dhe në Athinë prej ndërmjetësit Methju Nimic në raundin e ardhshëm të bisedimeve për më 17 janar në Nju-Jork. Shefat e diplomacive të të dyja vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias, në takimin e djeshëm në Selanik, shprehën optimizëm se është e mundshme zgjidhja. Biseduan për metodologjinë, për qasjen e të dyja palëve si edhe për kornizën e procesit për tejkalimin e dallimeve rreth emrit, njofton korrespondenti i AIM nga Athina, përcjell Fol. U pajtuan të kenë rol më…

Lexo më Shumë

Udhëheqësit e Ndërmarrjes publike “Komunalec”, mbajti sot konferencë për shtyp me ç’rast në kuadër të fushatës “E vërteta për BDI-në”, shpalosi një pjesë të keqpërdorimeve të bëra në mandatin e shkuar nga kuadrot e BDI-së. “Do t’ju njoftojmë sot vetëm me keqpërdorimet që janë bërë në Njësinë punuese Mekanizimi, ndërsa me keqpërdorimin në njësitë tjera të ndërmarrjes komunale do t’ju njoftojmë në press konferencat e radhës”, theksoi zëdhënësi i kësaj ndërmarrjeje Mirtezan Selimi. Ai numëroi 13 keqpërdorime të bëra të cilat i ka konstatuar revizioni i brendshëm, dhe të cilat i dëshmojnë edhe vetë të punësuarit në këtë njësi të…

Lexo më Shumë

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë sot u mbajt takimi i dytë i Shërbimit Evropian për punë të jashtme(EEAS) e kryesuar nga zv.sekretari i përgjithshëm i EEAS, Jean-Christophe Belliard, me drejtorët politik të shteteve të Ballkanit Perëndimor (BP6), përcjell Telegrafi Maqedoni. Diskutimet në takim u përqëndruan në perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor, çështjet në lidhje me partneritetin lindor të BE-së, përshtatjen me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, si dhe në gjendjen aktuale dhe zhvillimin e ngjarjeve në rajon dhe më gjerë. Sekretari shtetëror i MPJ-së, Viktor Dimovski e përshëndeti përkushtimin e…

Lexo më Shumë

Shkruan: Hatixhe Benguenna (prezantuese në TV Al-Jazeera – Katar) Unë kam qenë për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shkova në një shitore pak më të madhe për të blerë disa gjëra. Derisa isha duke pritur në radhë për t’i paguar ato që kam blerë, e pashë një grua muslimane të veshur me hixhab, në të cilën vëreheshin shenjat e lodhjes. Sigurisht për shkak se ajo po e shtynte një arkë të madhe dhe të rëndë e cila ishte para saj. Dukej se në arkë ishte një makinë për prerje (kositje) të barit. Pastaj u afrua te një…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në vend po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Reshje me intensitet të dobët ka në Strazhë, Mavrovë, Dibër, Ohër, Strugë, Kërçovë dhe Presekë, ndërsa në Krushevë dukshmëria është zvogëluar nga 50 deri në 100 metra për shkak të mjegullës. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e vendosur të komunikacionit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Maqedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë…

Lexo më Shumë

“Maqedonia është një dhe është greke, Maqedonia e Vardarit është zgjidhje e pranueshme”, përsëriti disa herë kryetari i partisë ‘Grekët e pavarur’, Panos Kammenos gjatë fjalimit të tij në Këshillin kombëtar të partisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kammenos, i cili njëherit është edhe ministër i mbrojtjes, ndërsa partia e tij është partner koalicioni në Qeverinë e Greqisë, si emër të pranueshëm për ata e përmendi Maqedoni e Vardarit, emër të cilin e shqiptoi ashtu siç lexohet në maqedonisht dhe pa asnjë shtesë. “Po, dëshirojmë zgjidhje për çështjen e emrit. Do të bëjmë gjithçka për t’i bindur. Por, ekzistojnë edhe terme sllovene…

Lexo më Shumë