Author: Semi

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se komunikacioni në Maqedoni zhvillohet nëpër rrugë me lagështi, kurse të reshura të pakta dëbore ka në Krivapallankë, Pletvar dhe Dellçevë. LAMM udhëzon shoferët që të kenë kujdes, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nëpër gryka dhe ngushtica mali mund të ketë rrokullisje gurësh. Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatare. Në vendkalkmet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia dhe kjo e dhënë ka të bëjë me pjesën maqedonase të kufirit.

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë i vrënët, kurse priten të reshura lokale të shiut, si edhe borës në vendet malore, si në lindje, ashtu edhe në perëndim të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjatë pasditës pritet shtimi i të reshurave, ndërkaq dëborë pritet edhe nëpër lugina. Temperatura do të lëvizë nga 1°C e deri më 7°C. Në Shkup dhe rrethinë moti pritet të jetë i ngjashëm, kurse temperatura do të arrij deri 5°C.

Lexo më Shumë

Shkruan: Irfan Agusi Zemërgjërësia e Ali Ahmetit! I butë me “hasmin” dhe i ashpër me “vëllaun”! Padite e Ahmetit, ndaj gazetareve shqiptare te Gazetes Lajm vazhdojn te mbeten ne fuqi, ndersa padia ndaj ish shefit te policisë sekrete të Republikës së Maqedonisë, Sllobodan Bogoevski eshte terhequr, edhe pse Gjykata perkatese ka dale me vendim, ne te cilin thuhet se Bogoevski është përgjegjës për shpifje ndaj Ahmetit dhe Xhaferit. Natyrisht edhe ne rastin e pare edhe ne te dytit, personaliteti i Ahmetit eshte demtuar, por eshte interesante se ne njerin rast Ahmeti tregohet i bute, e ne tjetrin i ashper. /i.a./…

Lexo më Shumë

Ditë më parë, Këshilli Organizativ për Shënimin e 10-Vjetorit të Pavarësisë mori vendim që të anulojë logon e përzgjedhur për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, pasi që u konstatua se ajo logo ishte plagjiat, njofton Koha.net. Me këtë rast, u përzgjodh një logo e dytë e punuar nga artisti Zeni Ballazhi, që vjen nga Maqedonia, e cila në vete përmban numrin 10 të stilizuar me disa yje që ndajnë në mes hartën e Kosovës. Por, tashmë nëpër rrjetet sociale po flitet se edhe kjo logo është e kopjuar nga një rast i mëhershëm. Rasti ka të bëjë me…

Lexo më Shumë

Në pyetjen e gazetarëve nëse qëllimi është të jenë shembull për të tjerët, pse atëherë si grup parlamentar i LSDM-së nuk heqin dorë nga pagesa për harxhimet e udhëtimeve për katër muajt e kaluar, derisa të miratohen ndryshimet ligjore që vetë ata i propozojnë, koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Tomisllav Tuntev tha se këtë nuk e bëjnë për shkak se ka harxhime të vërteta, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Është relative thënia se pagat tona janë mjaft të larta në krahasim me funksionarët tjerë. Unë ju flas pr muaj kur kemi pasur 20 ditë pune, por ka pasur edhe muaj kur…

Lexo më Shumë

ASH dega Dibër reagon ashpër ndaj BDI-së dhe kryetarit të komunës Ruzhdi Lata, për vendimet që po meren ditët në vijim për qytetin. Paramendoni para vitit të rij në seancen e rradhës të këshillit u soll dhe u aprovua Buxheti i komunës për vitin 2018, që mendojmë se është një ndër çështjet më kryesore, në të cilën séance as që ishte present kryetari i komunës. Këshilltarët e ASH-së edhe pse gjith kohës po parashtronin vëretjet dhe sugjerimet e tyre , përsëri BDI me koalicionin e tyre me LSDM-në dhe VMRO-në në fund aritën të votojnë kët buxhet maramendës. Asnjë imvestim…

Lexo më Shumë

“Facebook” ka vendosur të ndryshojë mënyrën e të bërit biznes duke sjellë kështu ndryshime në ardhjen e lajmeve në këtë platformë. Postimet nga bizneset, markat apo mediat nuk do të kenë më prioritet. Në vend të tyre do të theksohet përmbajtja që sjell bashkëveprim mes njerëzve të afërt dhe miqve që përdorin këtë rrjet social. Më qartë, “Facebook” do t’i shfaqë përdoruesve të tij më shpesh dhe më shumë postime të miqve të tyre se sa lajme apo reklama. Madje, edhe nëse dikush shpërndan një lajm në “Facebook”, postimet e tij personale do të kenë sërish prioritet ndaj lajmit kur…

Lexo më Shumë

LSDM-ja me një kumtesë reagoi ndaj konferencës së sotme të mbajtur nga ana e OBRM-PDUKM-së në lidhje meLigjin për përdorimin e gjuhëve ku thanë se ligji në fjalë është jokushtetues dhe bën favorizim të një populli pakicë mbi popujt tjerë. “OBRM-PDUKM-ja nuk ka kapacitet t’i tejkalojë politikat e krijimit të tensioneve dhe ndarjeve artificiale ndërmjet qytetarëve dhe këto kanë qenë veçori e kësaj partie gjatë viteve të kaluara. Ndryshimet në Ligjin për përdorimin e gjuhëve janë plotësisht në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe amendamentit 5”, thuhet në kumtesën e LSDM-së. Nga kjo parti vlerësojnë se ky ligj…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker paralajmëroi për rrezikun që pa një perspektivë të qartë evropiane mund të vijë deri në përkeqësim serioz të gjendjes në Ballkanin Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ekziston rrezik në këtë rajon shumë të komplikuar në Evropë të mund të ndodhin ngjarje të cilat do t’i kthenin punët në gjendjen e fillimit të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Gjithsesi, ne nuk duam që kjo gjë të përsëritet”, tha Juncker në Sofje në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borisov. Juncker morri pjesë në ceremoninë ku Bullgaria fillon kryesimin me BE-në.…

Lexo më Shumë

Maqedonia dhe Greqia u dakorduan për formimin e grupeve të punës, të udhëhequr nga ministrat për punë të jashtme, të cilët do të jenë të përkushtuar në gjetjen e zgjidhjes për kontestin 25 vjeçar për emrin e Maqedonisë, deklaroi sot kreu i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov për Reuters. “Jemi të bindur se nga të dy palët ekziston vullnet për të shkurar para, tha Dimitrov, i cili dje realizoi takim pune me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias. Ai në intervistën për Reuters theksoi se dy shtetet janë dakorduar të formojnë grupe pune, të udhequra nga ai…

Lexo më Shumë

Konfederata e Sindikatave të Arsimit të mërkurën në dymbëdhjetë pa pesë minuta do të dalin në protestë paralajmëruese para Qeverisë, njofton Alsat-m. Ata kërkojnë që Ministria e Arsimit dhe autoritetet kompetente të ulen dhe të negociojnë për rroga më të larta, harmonizim të pagës minimale, shtesa në paga dhe regresin vjetor në sektorin publik. Kërkojnë edhe benefite më të mëdha përmes marrëveshjeve kolektive dhe respektimin e tyre në tërësi. Nga ky dhe nga Sindikata e Arsimit, thonë se në qoftë se nuk gjendet zgjidhje, i pasigurt është fillimi i semestrit të dytë të vitit shkollor. Dërguan mesazh deri tek autoritetet të bëjnë presion mbi udhëheqësit…

Lexo më Shumë

E premtja, 19 janari 2018 është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë, informoi sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale kumton se në pajtim me Ligjin për festat të Republikës së Maqedonisë 19 janari është ditë jopune dhe njëherësh, ua uroi festën Uji i Bekuar qytetarëve të besimit ortodoks.

Lexo më Shumë