Author: Semi

Me intensifikimin e aktiviteteve diplomatike për gjetjen e një kompromisi për zgjidhjen e kontestit për çështjen e emrit që ka Maqedonia me Greqinë, qytetarët e Maqedonisë janë të ndarë sa i përket asaj se a duhet të pësojë ndryshime emri i shtetit, në vazhdën e përpjekjeve për të zhbllokuar procesin e integrimit të vendit në strukturat veri-atlantike. Qytetarët janë të mendimit se cilado zgjidhje, për të cilën do të arrijnë ujdi strukturat udhëheqëse të shtetit, duhet të ruajë termin “Maqedoni” në brendi, ndërsa zgjidhja duhet të verifikohet me verdiktin e votës së qytetarëve. “Gjithë këto vite treguan qartë se kompromis duhet të gjendet.…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme ka patur rrahje në një ndeshje basketbolli të luajtur në Shkup, me ç’rast janë përplasur basketbollistët e ekipit të Pelisterit nga Manastiri dhe tifozët e ekipit të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç bëjnë të ditur nga MPB-ja, rasti ka ndodhur në sallën e sportit “Shaban Tërstena”, pas përfundimit të ndeshjes. Një tifoz ka hedhur një petardë në drejtim të lojtarëve mysafir, që ka nxitur reagimin e tyre, duke hedhur me një shishe plastike ndaj tifozëve. Kjo ka bërë që tifozët të sulmojnë lojtarët e Pelisterit. Gjatë tentimit për të parandalur rrahjen, janë lënduar dy policë.

Lexo më Shumë

Qyteti i Tetovës ka vite që përballet me mungesë të transporti urban. Edhe përkundër premtimeve të shumta si nga komuna po ashtu edhe nga qeveria ky problem nuk arrin të zgjidhet. Qytetarë e anketuar për TVM2, shprehen se Tetovës i duhet një transport publik pasi do të lehtësonte qarkullimin në rrugët e Tetovës, si dhe për xhepat e qytetarëve do të ishte më i lirë. “Patjetër se duhet të ketë. Gjithsesi se po duhet me pasur transport urban,si çdo qytet apo metropol tjetër, Tetovë është zhvilluar mjaft dhe ka nevojë për transport urban” – tha një qytetarë. “Sigurisht se i…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Bullgarisë në Maqedoni, Ivan Velikov Petrov do të prezantojë programin dhe prioritetet e kryesimit bullgar të Këshillit të Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni. Seanca do të mbahet në prani të anëtarëve të përfaqësive diplomatike-konsulare, organizatave ndërkombëtare dhe deputetëve. Përndryshe, Bullgaria e ka marrë kryesimin e KiE-së nga 1 janari i këtij viti, e deri më 30 qershor. Maqedonia pret shumë nga ky kryesim bullgar.

Lexo më Shumë

Mevludin Imeri/ 20-09-2017 Afrimi i zgjedhjeve lokale ka ngritur grintën e partive. Përveç se duan të tregohen punëtore, partitë shqiptare tani edhe më shumë duan të duken kinse janë më kombëtare se njëra tjetra. Duke dalë në foltore të Kuvendit po mundohen të thonë ndonjë gjë, në të vërtet ata nuk po thonë asgjë, sepse tashmë 15 apo më shumë vite, ata nuk kanë qenë në gjendje të kryejnë punën për të cilën edhe paguhen. Nuk e di si mundohen të tregohen, të mbahen patriote partitë dhe liderët tanë, kur shqiptarët e Maqedonisë kanë problem edhe me tekstet shkollore. Këtë problem…

Lexo më Shumë

Kreu i partisë së koalicionit qeveritar “Greket e Pavarur”, Panos Kammenos, njëkohësisht ministër i Mbrojtjes, në një intervistë për gazetën e së dielës “Demokraracia” ka kërkuar mbajtjen e një referendumi për emrin e Maqedonisë, përcjell Almakos. Ministri grek që ka deklaruar prej kohesh se nuk do të pranojë kurrë që emërtimi i fqinjit verior të Greqisë të përmbaje termin “Maqedonia”, thekson në intervistën e tij se “nëse kjo ndodh, do të kemi një tkurrje të civilizimit grek në shekujt që vijnë”, shkruan, ndër të tjera, kreu i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos, në kolonën e tij për edicionin javor të…

Lexo më Shumë

Deputetët duhet të ratifikojnë nesër Marrëveshjen e Miqësisë, Fqinjësisë dhe Bashkëpunimit midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, e cila është pjesë e rendit të ditës në seancën e 30-të, trasmeton Almakos. Në të njëjtën kohë, për nesër do të mbahet një komision parlamentar mbi çështjet evropiane, ku ambasadori bullgar në vend Ivan Petkov do të paraqesë programin dhe prioritetet për punën e presidencës bullgare të BE-së për periudhën janar-qershor 2018. Përveç kësaj, agjenda parlamentare e së nesërmes përfshin ligjet e reformës mbi përgjimin e komunikimeve, ligjet mbi administratën, ligjin mbi amnistinë, e kështu me radhë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jans Stoltenberg,…

Lexo më Shumë

Gjithnjë e më shumë qytetarë të Maqedonisë përdorin oferta në paketë të operatorëve, në vend të parapagimit të një linje fikse ose celular, ose të përdorin vetëm internet apo vetëm televizor digjital. Kështu thonë të dhënat më të reja të Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKR), pëcjell Telegrafi Maqedoni. Përfshi gjysmën e dytë të vitit të kaluar, janë regjistruar gjithsej 2.022.678 abonues në telefoninë celulare, që është thuajse 27 mijë më pak se sa e njajta periudhë e vitit 2016. Sipas operatorëve, Telekomi Maqedoni ka 47,97% të abonuesve, ONE.VIP ka 49,57% të parapaguesve, kurse 2,46% janë në Lycamobile. Numri i linjave…

Lexo më Shumë

Me shumë seriozitet filluan të zgjidhen problemet e ndotjes, por jo me shpejtësinë që pritnim që të realizohen kërkesat e organizatave ekologjike, ka thënë Aleksandra Bujaroska nga Fronti 21/42, në bisedën javore për REL. “Për dallim prej më herët, tani kemi më shumë grupe të organizatave që punojnë në zgjidhjen e problemit me ndotjen, dhe grupe që punojnë në rrethinën e Drisllës që veçmë bëjnë hulumtim sesi ndikon ai instalim mbi shëndetin e njerëzve që gjendjen atje. Kishte paralajmërime nga kolegë se ka rritje të sëmundjeve kancerogjene. Besoj se kjo do të del në ndonjë studim më të detajuar që…

Lexo më Shumë

Zbatimi në praktikë i Ligjit të miratuar për gjuhën shqipe, pritet të përballet me sfida të shumta gjatë zbatimit në praktikë. Përdorimi i saj zyrtar, pritet të nisë pas formimit të dy institucioneve, Agjencisë për zbatimin e gjuhëve, të përbërë nga përkthyes të autorizuar gjyqësorë, linguistë, filozofë të diplomuar në gjuhën shqipe, si dhe lektorë të licencuar. Ata do të udhëhiqen nga drejtori i agjencisë, i cili emërohet nga Qeveria përmes shpalljes publike. Pos Agjencisë, është paraparë edhe formimi i Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve. Një vit pas hyrjes në fuqi të Ligjit, të gjitha institucionet duhet të miratojnë aktet nënligjore për zbatimin…

Lexo më Shumë

Familja Salihi nga fshati Merovë tashmë ka një vit është pa rrymë elektrike. Për shkak kushteve të vështira financiare, nuk kanë mundur të paguajnë faturat,prandaj u është ndërprerë rryma elektrike. Borxhi që është mbledhur për rrymën ka arritur në 600 euro. I zoti i shtëpisë Arif Salihi, me lot në sy, tregon se sa e rëndë është t’i rrisë fëmijëtpa të ardhura. Ai thotë se kërkon punë, por nuk mund të gjen, ndërsa nuk mund të bëjë punë të rënda, pasi ka dhimbje në pjesën e gjoksit. “Po ndjehem shumë keq, kur po vijë tek shpija fëmijët po më shohin nga duart, mos ndoshta kam ndonjë gjë për ata, por…

Lexo më Shumë

Një protestë e re kundër ajrit të ndotur do të mbahet sot(e diel) para Qeverisë. Protesta pritet të fillojë në orën 12 dhe organizohet nga qytetarët që bëjnë thirrje për masa përmes rrjeteve sociale. “Në vitin 2000, qeveria britanike na dha një furrë me mbeturina mjekësore që nuk i plotëson standardet e BE-së dhe nuk siguron mbrojtje kundër toksinave të djegies. Ky motor me djegje nuk filtron gazrat dhe toksinat që shkaktojnë kancer dhe shumë çrregullime të tjera “, tha deklarata e rrjetit shoqëror të Facebook në një deklaratë./Almakos

Lexo më Shumë