Author: Semi

Ligji i ri për përdorimin e gjuhëve do të nxjerrë nga arka e buxhetit për vitin 2018 106 milionë denarë, ose afërsisht 1.7 milionë euro. Që të funksionojë Agjencia për ndryshimin e gjuhëve dhe Inspektorati për përdorimin e gjuhëve, të cilët së pari duhet të formohen, vetëm për këtë vit do të nevojiten afërsisht 260 mijë denarë, gjegjësisht 16 milionë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në Agjencinë për ndryshimin e gjuhëve përkrah përkthyesve gjyqësor do të punësohen edhe linguistikë dhe filolog të diplomuar të gjuhës shqipe, si dhe lektor të licencuar. Për Inspektoratin për përdorimin e gjuhëve do të duhet të…

Lexo më Shumë

Arbër Çeliku Meqë z. Edi Rama, para disa ditësh, deklaroi se partia e tij, që la të aludohet se ai dora vetë, qenka më meritori për “zyrtarizimin” e gjuhës shqipe në Maqedoni, ma ofron mua mundësinë e kërkesës legjitime që unë t’i përgjërohem atij ta bëjë të mundur, një orë e më parë, edhe përdorimin e abetares mbarëkombëtare si dhe unifikimin e të gjitha librave shkollorë shqip këtu në Maqedoni, në veçanti të librave të historisë dhe të muzikës, ku sidomos ninullat ende janë të bastarduara me një frymë të huaj dhe joshqiptare. E them këtë për arsyen e thjeshtë,…

Lexo më Shumë

Një trup i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Vardar në afërsi të Sopotit. Ekipet e policisë së Velesit dhe Njësia për punë special dje kanë dalë në teren, por për shkak të kushteve atmosferike nuk kanë arritur ta nxjerrin trupin nga lumi. Ekipet vazhdojnë edhe sot me përpjekjet për të nxjerrë trupin e ngujuar në lum.

Lexo më Shumë

Me qëndrim për bisedimet rreth emrit, pas një kohe të gjatë doli edhe Moska zyrtare. Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, komentoi se bisedimet po intensifikohen, dhe se nuk bëhet fjalë për afrimin e të dy popujve ballkanik, por për dëshirën e disa vendeve, njëra prej këtyre vendeve të bëhet anëtare e NATO-s. Maqedonia e cila dëshiron ti bashkohet NATO-s, do të duhet të bëjë lëshime, ndryshe nga Greqia, e cila tashmë është anëtare e Aleancës – tha Sergej Lavrov, Ministër i Punëve të Jashtme të Rusisë. I pyetur nëse Moska do ta pranojë eventualisht emrin e ri të Maqedonisë,…

Lexo më Shumë

Ministria e Ekonomisë është në proces të përgatitjes së propozim-ligjit për ndryshime dhe plotësim të ligjit për vetura. Me propozim-ligjin e ri taksistët do të kenë targa të reja, veturat do të kenë etiketa ekologjike, njofton Portalb.mk. “Propozim ligji ka për qëllim që ta rregullojë procedurën për realizimin e mbrojtjen e të drejtave dhe interesave juridike të personave fizik, personave juridik, por edhe mbrojtje të interesit publik për të cilën është e obliguar ministria, organet e shtetit, personat juridik dhe personat fizik, të cilëve u është besuar që të kryejnë autorizime publike”, thuhet në sqarimin e këtij propozim-ligji të Regjistrit…

Lexo më Shumë

Një foto të rrallë të Mirsad Ndrecajt duke luftuar në vijën e frontit, e ka publikuar në rrjetet sociale vëllau i tij Ylber Ndrecaj. Fotografia është nga rajoni i Dukagjinit, ku Mirsad Ndrecaj ka luftuar që në moshë të re në radhët e UÇK-së së Kosovës. Mirsad Ndrecaj ishte në mesin e 10 pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës që u vranë më 9 dhe 10 maj në Lagjen e Trimave. Vrasja e tyre ishte kontroverse kurse kishte shumë informacione se janë ekzekutuar pasi janë arrestuar.

Lexo më Shumë

Kryeministri bullgar tha se e ardhmja evropiane e Maqedonisë do të jetë ndër prioritetet kryesore të Bullgarisë gjatë presidencës së saj me BE-në dhe më tej Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov ka përshëndetur ratifikimin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë, raporton Anadolu Agency (AA). Përmes një deklarate me shkrim deri te Kuvendi i Maqedonisë, Borisov tha se edhe Maqedonia tregoi se dëshira e tyre për të ndërtuar marrëdhënie moderne evropiane në bazë të besimit të ndërsjellë është i përbashkët. “Ratifikimi i Kuvendit të Maqedonisë paraqet një vazhdim të…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë fjalimit para forumit rinor të partisë së tij ka deklaruar se PS-ja ka meritën më të madhe për miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni. Sipas tij, pa PS-në, dikur miratimi i tij as nuk mund të imagjinohej. Kjo deklaratë e kryeministrit Edi Rama sot ka shkaktuar reagime edhe nga opinionistët dhe mediat maqedonas të cilët e kanë komentuar në forma të ndryshme. Nga Aleanca për Shqiptarët vlersojnë lartë angazhimin e Qeverisë së Shqipërisë dhe Kryeministrit Edi Rama për kontributin e tij sidomos për Tryezën e përbashkët të Liderëve politik, që rezultojë…

Lexo më Shumë

Pakoja e ligjeve që kanë synim reformat në Ministrinë për Punë të Brendëshme, posaçërisht në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim do të shqyrtohenë në seancë plenare ditën e enjte, njofton “TVM2”. Edhe pse ishin në rend dite dhe kishte mundësi që shqyrtimi të fillojë në seancën e sotme, shqyrtimi u shty për shkak të mungesës së ministrit të MPB, Oliver Spasovski. “Pikat në vazhdim, nga pika 32 deri te pika 36 kanë të bëjnë me MPB ndërkaq, nuk ka përfaqësues të MPB prandaj, këtu, e ndërpes punën me këtë séancë dhe me të do të vazhdojmë ditën e enjte.” –…

Lexo më Shumë

Për shkak të interesimit të mediumeve që i përcjellin seancat publike që zhvillohen në Gjykatën Themelore Shkup 1-Shkup, ku si si prokuror kompetente paraqitet Prokuroria Speciale Publike, është publikuar lista e gjykatësve që do t’i gjykojnë rastet në fjalë. Në mesin e tyre, gjykatës i vetëm shqiptar është Osman Shabani, i cili co të gjykojë dy raste ku janë të dyshuar shumë ministra dhe funksionarë të lartë nga koha e qeverisjes VMRO-BDI, shkruan Gazeta Lajm. Më poshtë ju sjellim listën e plotë të rasteve që ka ngritur PSP dhe gjykatësit që do të gjykojnë këto raste: „Tarifa“ – gjykatëse Sofçe…

Lexo më Shumë

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, përmes rrjetit social Twitter ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Ai shkruan se ratifikimi i marrëveshjes në Kuvendin e Maqedonisë është hap drejt rrugës së vendit në BE, njofton Telegrafi Maqedoni. Hahn vlerëson se marrëveshja njëkohësisht paraqet një moment historik në marrëdhëniet e mira fqinjësore për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Përndryshe, sot me 61 vota “për” dhe një “i përmbajtur” Kuvendi i Maqedonisë ratifikoi marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. Me ratifikimin, marrëveshja futet në fuqi menjëherë.

Lexo më Shumë

Disa shoqata maqedonase në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë protestuar para ambasadës maqedonase në Washington. Diaspora e Bashkuar e Maqedonisë ka protestuar në lidhje me temat më të ndjeshme, të cilat janë prezente në tryezën e brendshme dhe të jashtme të Maqedonisë. Disa nga “vatrat” që shqetësojnë më shumë maqedonasit që jetojnë në shtetet e Washington, Maryland, Virginia dhe Neë Jersey, si kryefjalë të bashkimit ishin çështja e emrit me  Maqedoninë, por edhe votimi i ligjit për zyrtarizimin e gjuhës shqipe me 69 vota pro. Diaspora maqedonase i ka dorëzuar ambasadorit, Vasko Naumjovski një sërë pikash, të cilat kërkohen…

Lexo më Shumë