Dr. Hektor Grazhdani, PhD, mjek ne Rome, Itali. 1 – A eshte gati testi? Jo! Testi sierologjik, analiza e gjakut per antikorpet e coronavirusit, nuk eshte akoma gati, nuk eshte validated – nuk eshte e provuar qe funksionon. Ndersa ne Shqiperi, ne disa dalje ne media e quajne te shkelqyer, do ta behet shpejt, thane. Testi i antikorpeve eshte nje nga shpresat qe do te mund te ndihmojne ne luften e veshtire kunder pandemise duke ofruar vleresimin e 1) sa eshte perqindja e personave te infektuar me coronavirusin e ri qe nuk zhvillojne semundjen Covid 19 ose bejne vetem shenja…
Author: Semi
Burim Piraj nga kompania “Meka Halal Food”, në emisionin “Jeta në Kosovë”, bëri të ditur se e ka rritur pagën minimale në kompaninë e tij në 350 euro dhe për këtë nuk është pishman. S’i kam rënë pishman sepse burimet njerëzore janë shumë të rëndësishme dhe unë i konsideroj si zemra e një firme. Dhe s’mund të funksionojë truri i një firme kur nuk funksionon zemra”, tha ai. Piraj u zotua se nuk do t’i marrë paratë e ndara nga Pako Emergjente e Qeverisë së Kosovës për subvencionim të punëtorëve. Unë ato para nuk do t’i marr në mënyrë që…
Fredrik Erixon, Spectator Kush do e kishte menduar se Suedia do përfundonte si vendi i vetëm në Europë ku mund të dalësh për një birrë? Me normalitetin tonë, krejt papritur jemi bërë një vend ekzotik. Të tjera vende po mbyllin qytetet, shkollat dhe ekonomitë, por jeta në qoshen tonë të botës është për habi e zakonshme. Fundjavën e fundit shkova në palestër, u takova me miq dhe u ulëm në diellin e pranverës në kafenetë me verandë. Miqtë e mi të huaj janë të habitur. Ata nuk mund ta kuptojnë se ka akoma njerëz që shijojnë frytet e civilizimit, sikur…
Haki YMERI Para ca ditësh ndërroi jetë profesori, pedagogu, edukatori dhe mësuesi i vërtetë i arsimit në gjuhën shqipe, pasi dergji një kohë relativisht të shkurtër nga një sëmundje e pashërueshme. Po, na la përgjithmonë profesori i kimisë, Burhanxhait Nebiu, profesor i gjimnazit “Zef Lush Marku”, një kohë edhe drejtor i saj, e në fund edhe ligjërues i kimisë inorganike në Akademinë Pedagogjike të dikurshme (tani Fakultet pedagogjik). Humbëm njeriun shpirtmadh, shpirtmirë e zemërgjerë, njeriun fjalëpakë e punëshumë, njeriun që bëri borxh secilin me sjelljen e tij njerëzore. U nda prej nesh për ta kryer obligimin e fundit ndaj vetes…
Të gjithë njerëzit kanë anët e tyre të forta dhe të dobëta, siç kanë anët e tyre pozitive dhe negative. Por, jo të gjithë kanë vullnetin dhe guximin e mjaftueshëm që anët e tyre të forta t’i shndërrojnë në përparësi, ndërsa dobësitë në fuqi dhe mundësi për sukses. Më 15 shtator 2019, alpinistja Luljeta Ademi me një vullnet të hekurt, guxim të pamposhtur dhe pozitivitet që reflekton ka pushtuar Majën më të lartë të Sllovenisë – Trigllav. Në këtë ekspeditë ajo u mentorua nga guida Mishko Taneski dhe u përkrah financiarisht nga Komuna e Gostivarit, Bioplant- sokovi od 100% organsko…
Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi gjendet për vizit në SHBA. Arifi ka takuar Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve për Europë dhe Euro-Azi z.Philip Reeker. “Këto ditë morra pjesë në një aktivitet të nivelit të lartë në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky aktivitet u organizua nga qeveritë e Kanadasë dhe Ganës dhe u mbështet nga kompania e mirënjohur multinacionale Ecolog. Temë e diskutimit të nivelit të lartë ishin çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik rajonal, modalitetet e partneritetit publiko-privat, si dhe format dhe praktikat…
Pres konferenca e Katica Janevës ka nxitur reagime të shumta në opinion në lidhje me ndodhit e fundit në PSP. Bekim Sali zyrtar i lartë nga radhët e Alternativës në fejsbuk profilin e tij në lidhje me ndodhit e fundit nënvizon rëndësinë e kthimit në gjendje funksionale të PSP-së duke u shpreh se ajo mund te ndodhë vetëm me ngritjen e procedurave penale kundër te inkriminuarve nga radhët e partive politike. Ja postimi i plotë i tij: “Fati i PSP lidhet me dy skenare të mundshme. E para, të “shukatet” muabeti për PSP-në që nënkupton marrëveshje mes kriminelve, mbyllje të…
Universiteti i Bolonjës – The Alma Mater Studiorum, në bashkëpunim me Ministrinë Italiane të Edukimit, Universiteteve dhe Hulumtimit, me mbështetjen e Observatorit Magna Charta Universitatum dhe Asociacionit Evropian të Universiteteve (EUA), me 24 dhe 25 qershor, me një konferencë shkencore e shënuan përvjetorin jubilar, të njëzetin me radhë të Deklaratës së Bolonjës. Mbi 800 pjesëmarrës nga më shumë se 50 vende nënshkruese të Deklaratës së Bolonjës dhe mbi 200 rektorë të universiteteve morën pjesë në marshin akademik të organizuar në nder të kësaj Deklarate, që krijoi një hapësirë të përbashkët evropiane të arsimit të lartë. Konferenca i zhvilloi punimet në…
Ministria e Kulturës punon në mënyrë aktive dhe intensive në tekstin e ligjit të ri për ta realizuar interesin publik në kulturë, si dhe në marrëveshjen kolektive që do të rezultojë nga ky ligj. Ministria e Kulturës punon në mënyrë transparente në normativën e re më tepër se një vjet me debate publike dhe me përfshirjen e të gjithë faktorëve në kulturë, duke i përfshirë përfaqësuesit e SPKM-së në trupat e punës për ta përpiluar ligjin dhe marrëveshjen kolektive për kulturë. Në procesin e paradokohshëm të nivelimit të rrogave që pasoi pas shumë vitesh padrejtësi në ndarjen e rrogave në…
Intervistë me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Z. Pendarovski për Almakos. Në intervistën e parë si president për portalin Almakos, presidenti Stevo Pendarovski u përgjigj në të gjitha temat e politikës aktuale të brendshme si dhe në raport me fqinjët. Ai dha përgjigje edhe për problemin e kërkesës së Turqisë për ekstradimin e anëtarëve të FETO-s, për keqkuptimet me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama si dhe për raportet me Bullgarinë, Kosovën, Serbinë, Greqinë dhe vendet tjera. Synimi i tij si president është që të krijoje kushte për të ndaluar migrimin e të rinjve nga Maqedonia…
Dikur atraksion turistik i kryeqytetit, ndërsa sot depo e mbeturinave. Liqeni artificial i Trekës në periferi të Shkupit, vazhdon të mbetet i preferuari i qytetarëve për të kaluar një fundjavë. Por, kushtet në këtë kompleks rekreativ janë shndërruar në gërmadha. Kështu e lënë pas dore, mirëmbajtja nga autoritetet komunale është e pamjaftueshme për t’i rikthyer shkëlqimin e mëhershëm. Ndërsa, qytetarët me keqardhje thonë se mungon higjiena dhe kushtet tjera infrastrukturore, të cilat kanë zmbrapsur turistët e vendit. Me të thënë të drejtën, po! I shoh disa mbeturina, disa gjëra tjera të papastërtisë. Duhet të punohet më shumë, duhet të angazhohen…
Zëvendësministri i Kulturës i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vlladimir Llazovski, sot ishte për vizitë në Teatrin e Kukullave të Lubjanës (LPT) që është skena kryesore për t’i interpretuar shfaqjet e kukullave për fëmijë dhe të rinj në Slloveni. Drejtori i Teatrit, Urosh Korençan, e njoftoi zëvendësministrin Llazovski me disa skena të Teatrit të Kukullës që disponojnë me ulëse për mijëra njerëz. Ata kanë produksion të 15 premierave në vjet që u kushtohen afër 110.000 shikuesve. Në takim ishin ndarë përvojat e punës së Teatrit të Kukullave të Lubjanës që menaxhon me dy festivale në të cilat prezantohen arritjet vendore…