Author: Semi

Pensionistët e Maqedonisë kanë mundësi njëmujore që të aplikojnë për pushim falas në banjat e vendit, që ofrohet nga Ministria për Punë dhe Politika Sociale, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kërkesa mund të dorëzohet në zyrat e Fondit për sigurim pensional dhe invalidor (FSPI) në komunat përkatëse, ku janë bërë gati formularët për aplikim. Nëse pensionisti merr pension edhe nga ndonjë shtet tjetër me të cilin Maqedonia ka lidhur marrëveshje, atëherë duhet që të dorëtohet edhe vërtetim bankar për shumën e pensionit të jashtëm. Kjo mundësi ofron gjashtë ditë akomodim dhe terapi në banjë, kontrolle mjekësore të patjetërsueshme dhe harxhime rruge, të…

Lexo më Shumë

Banorët e Studeniçanit të Shkupit kanë drejtuar ankesa të shumta në adresë të kryetarit të komunës Azem Sadikut lidhur me politikën kadrovike nëpër shkolla, mungesën e ndriçimit publik si dhe shërbimet e transportit publik, njofton Almakos. Një stundent nga Studentiçani kërkon nga kryetari Sadiku të angazhohet për shtimin e linjave të autobusit urban. “Për dallim nga lagja Dracevë, e cila është e banuar me shumicë maqedonase dhe ka autobus çdo 15 minuta, fshati Studenican ka shumë pak. Apeloj që kryetari të interesohet për shtimin e linjave të transportit publik urban”, thotë për Almakos, U.R student nga Studeniçani. Një i ri…

Lexo më Shumë

Nesër, e mërkurë, 17 janar 2018, me fillim në ora 12:30, në Sheshin Skënderbe në Shkup, pranë përmendorës së Gjergj Kastriotit, lideri BDI-së Ali Ahmeti nis manifestimet me të cilat do të shënohet “Viti i Skënderbeut” me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Me këtë rast, ftojmë drejtues të institucioneve në pushtetet legjislative, ekzekutive, lokale, shoqata joqeveritare, media, intelektual dhe qytetarët që të bashkangjiten në manifestimin nismëtar për shënimin e Vitit të Skënderbeut.

Lexo më Shumë

Konferenca e sindikatave të lira (KSL) kanë realizuar një takim tjetër me përfaqësues të Qeverisë, ku janë shfaqur kërkesat e tyre, kurse përgjigjet do t’i marrin në periudhën që vjen. Kjo ka bërë që sindikalistët të mbeten në qëndrimin e tyre për protestë publike paralajmëruese që do të filloj në ora 11:00, para Portës Maqedonia për të vazhduar në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë, e për të përfunduar para Qeverisë. Qeveritarët, Radmilla Sheqerinska, Renata Deskoska, Damjan Mançevski dhe Mila Carovska nuk arritën t’i bindin sindikalistët për të hequr dorë nga protesta. KSL kërkon rritje të rrogave, pagesën e K-15 në…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka mbajtur një takim me qytetarët e Kumanovës. Qytetarëve u është drejtuar nënkryetarët Elmi Aziri, Remzi Mehmedi, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari dhe kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, shkruan Fol. Kryekomunari i Gostivarit, Arben Taravari, ka folur për zhvillimet e fundit politike dhe ka treguar arsyet, sipas tij, pse Ali Ahmeti është nervoz. Taravari ka numëruar sukseset e ASH-së përderisa ishte në qeveri, duke numëruar sukseset nga Ministria e Shëndetësisë e deri te Ministria e Punëve të Jashtme, ku Arta Toçi ka qenë pjesë e kësaj ministrie. Në momentin qe ka pasur suksese ASH-ja,…

Lexo më Shumë

Pas 300 vitesh duhet të vini në Shqipëri, për ta parë nga afër vendin tuaj të origjinës, i cili është kthyer në një destinacion mjaft të preferuar turistik”. Ky ishte mesazhi që përcolli Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko gjatë vizitës së tij në fshatin Karakurt, në rajonin e Odesës ku jeton më shumë se gjysma e shqiptarëve të Ukrainës. “Gjaku nuk bëhet ujë”, tha më tej Ministri i Shtetit, në këtë vizitë zyrtare ku u prit nga autoritetet rajonale e gjithashtu përfaqësuesit e diasporës shqiptare. Majko premtoi se do të ketë gjithmonë një sy e një vesh për…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale kontrollon llogaritë bankare të shumicës së ish zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së. Hetohet se sa llogari posedojnë në bankat afariste në Maqedoni. Alsat M jozyrtarisht ka mësuar se Prokuroria Speciale përveç llogarive të tyre personale, i kontrollon edhe llogaritë e anëtarëve të familjeve të tyre. Hetohet intervali kohor prej disa vitesh. Me urdhër të Speciales, bankat përgatisin raporte për transaksionet e llogarive aktive. Kontrollohen të ardhurat, pagesat, si dhe origjina e parave të shtrira nëpër llogari. Analiza janë bërë edhe për llogari tanimë të mbyllura – sa para kanë përfunduar te këto llogari dhe për çfarë qëllimi. Jozyrtarisht, Specialja krahas…

Lexo më Shumë

Për një vlerë prej 20 mijë euro, Agjencia kombëtare për programe arsimore evropiane dhe lëvizshmëri do të tranoj të punësuarit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Bëhet fjalë për tre trajnime për të punësuarit, trajnime që do të organitohen në Manastir dhe Berovë, nga shkurti e deri në prill të vitit 2018. Për pjesëmarrësit nga Shkupi do të duhet të sigurohet ransport falas, si edhe akomodik, të angazhoj një trajnues nga Gjermania, etj.

Lexo më Shumë

Nesër dhe pasnesër në Maqedoni do të qëndrojë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili pritet të ketë takim me kreun shtetëror dhe kryetarët e partive politike. Të enjten Stoltenberg do të mbajë fjalim para deputetëve në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni. Para takimit të fundit të Zaevit në selinë e NATO-s, sekretari i përgjithshëm Stoltenberg deklaroi se dera e NATO-s do të mbetet e hapur për Maqedoninë. Kjo është vizita e parë e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s pas tri viteve në Maqedoni, ku më 2014 për vizitë zyrtare qëndroi Andres Fog Rasmusen.

Lexo më Shumë

Qindra njerëz që ishin dënuar në dhjetëra vitet e kaluara konsiderojnë se janë viktima të proceseve të montuara policore-politike. Të dënuarit nga rastet e njohura si “Kalldrëm”, “Detonator”, “Baçillo”, “Metastaza” dhe shumë të tjera kërkojnë rigjykim, me qëllim që të fitojnë shansin që ta dëshmojnë të vërtetën dhe pafajësinë e tyre. Ata i janë bashkuar shoqërisë “Thjerrëza e Gjelbër” (Zelena Lupa), prijëse e idesë për të nxjerrë zgjidhje ligjore me të cilën do të ishin përsëritur nja 30 raste gjyqësore. Kërkojnë drejtësi, e jo mëshirë, shkruan SCOOP./Gazeta Express/

Lexo më Shumë

Gatë ditës së djeshme në stacionin policor në Gostivar, A.F (42) ka denoncuar se me datë 14 janar të këtij viti, vajza e tij A.J (20) është largtuar nga shtëpia në drejtim të panjohur. Nga policia thonë se kanë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e këtij rasti dhe gjetjen e 20 vjeçares së zhdukur.

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkurs publik për zgjedhjen e “Shkollës më të sigurtë dhe më të pastër”, ku mund të aplikojnë të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në territorin e Maqedonisë. Shkollat të cilat do të aplikojnë duhet të jenë pjesë e “Integrimi i edukimit ekologjik në sistemin arsimor të Maqedonisë (EKO Shkolla)” dhe të jenë pjesëmarrëse në së paku tre projekte ose punëtor në fushat: shëndetësi dhe ambient jetësor, siguri, zgjidhje e konflikteve dhe të ngjashme, përcjell Telegrafi Maqedoni. Shpallja publike është publikuar në web-faqen e MASH-it dhe në të gjendet kriteret dhe mënyra për…

Lexo më Shumë