Gjykata ka vendosur të refuzojë edhe ankesën e deputetit tjetër të VMRO-DPMNE-së, Krsto Mukoski dhe konfirmoi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, me të cilin Mukoski vazhdon të mbetet në paraburgim. Gjykata e Apelit për ankesën e Mukoskit ka vendosur në seancë të mbyllur për opinionin, ndërsa për ankesat e Zhaklina Peshevska, Ljupço Dimovski dhe Boris Damovski, akoma nuk ka vendim, përcjell Telegrafi Maqedoni. Më herët Gjykata e Apelit refuzoi ankesat si të pabaza për të gjithë të dyshuarit tjerë për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.
Author: Semi
Qeveria e Maqedonisë përmes një njoftimi ka reaguar për vrasjen e djeshme të liderit të serbëve në Kosovë, Oliver Ivanoviq. Nga qeveria thonë se ndjejnë keqardhje dhe ftojnë për racionalitet. “Duke kuptuar plotësisht traumat nga ky akt jo njerëzor, shpresojmë në përmbajtje, si dhe në reagim të shpejtë të organeve të Republikës së Kosovës, që përmes procedurave institucionale të zbardhin rrethanat dhe të zbulohen organizatorët dhe kryerësit e vrasjes brutale”, thonë nga qeveria, njofton Telegrafi Maqedoni. Ata shtojnë se elitat politike si dhe qytetarët e Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë me proceset për përmirësimin e marrëdhënieve mes vete. “Qeveria…
Gjykata nuk do të lejojë që deputeti i VMRO-DPMNE-së, Johan Tarçullovski, i cili ndodhet në arrest shtëpiak, ta ndjek fjalimin e nesërm të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, para deputetëve në Kuvend. “Duke vepruar në kërkesën e të akuzuarit J.T që të merr leje nga gjykatësi, për t’u larguar nga vendi ku e vuan masën e arrestit shtëpiak, që të jetë i pranishëm në Kuvend për të ndjekur fjalim, gjykatësi Nenad Saveski, e ka njoftuar të akuzuarin se nuk mund të largohet nga vendi ku e vuan masën e kujdesit”, thonë nga Gjykata Themelore Shkupi 1. Nga Gjykata…
Pas publikimit të skandaleve për ngacmime seksuale në Holywood, edhe në Maqedoni ka filluar një fushatë e tillë për të ngritur ndërgjegjen për ngacmimet seksuale, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas TV Telma, organizatorët thonë se është me rëndësi që të flitet për këto raste, pa marrë parasysh kohën dhe mundësinë për të folur. Ana Vasileva, feministe dhe aktiviste thotë se në mjediset e vogla është vështirë të gjendet dikush që do të flet, pasi që të gjithë janë të lidhur me njëri-tjetrin. Irena Cvetkoviq thotë se duhet që të tregojmë që vajzat në shkolla, studentet, femrat në vendet e punës janë…
Komunikacioni në rrugët e Maqedonisë zhvillohet nëpër korsi me lagështi. Raportohet se ka të reshura të shiut në Dibër, Ohër, Strugë, Resnjë, Kërçovë, Makedonski Brod, Bukovë, Gjavatë, Presekë dhe Zheleznec, përcjell Telegrafi Maqedoni. Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë bën të ditur se të reshura të pakta të dëborës ka në Krushevë. Shoferëve u kërkohet që të jenë të vëmendshëm, të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatare, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia.
Të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion duhet të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit, në të kundërtën do të gjobiten. Nga Këshilli Republikan për siguri në komunikacion theksojnë se duhet vozitësit të kenë kujdes për vozitje të shpejtë, lodhje, përdorimi i alkoolit, distanca adekuate mes makinave, makina teknikisht mirë… Në të kundërtën sipas tyre pasojnë gjoba të larta për shkelje në komunikacion. Sipas Ligjit 15 euro është dënimi nëse keqpërdoret sirena e makinës gjegjësisht vozitësi duhet të paralajmëroj me sirenë por jo edhe t’i bie sirenës disa herë. Makina nuk duhet të parkohet në vend ku pengon sigurinë…
Procesi “Jean Monnet” që duhej të ulë në tavolinë pozitën dhe opozitën në Maqedoni nuk do të mbahet më 25 dhe 26 janar, siç ishte paralajmëruar më herët. Ky takim duhej të mbahej në Paris dhe është nismë e treshes evropiane, Ivo Vajgl, Eduard Kukan, Knut Fleckenstein. Përfaqësuesit partiak të pozitës dhe opozitës duhej të ulen që të gjejnë gjuhë të përbashkët për ligjet reformatore që Brukseli i kërkon të miratohen me pajtim të përgjithshëm, e pastaj edhe ligjet që kërkojnë 2/3-tën e votave, përfshi një Rregullore dhe Kod të ri të Kuvendit dhe deputetëve. Kryekuvendari Talat Xhaferi ka pohuar…
Dyzet e shtatë vjeçari F.A. nga Saraji i Shkupit me lëndime të rënda është duke luftuar për jetë në Qendrën Klinike pasi që është sulmuar fizikisht. Nga policia informojnë se dje rreth orës 15:20 në udhëkryqin e rrugës “Cërnogorska” dhe rrugës “Andon Papradishki” në Shkup, ka humbur kontrollin mbi makinën “audi A6”, dhe ka goditur një shtyllë betoni. Makina nuk ka qenë e tij, por e një kompanie për huazim (Rent a car). “Pas aksidentit, është larguar, por pronari i Rent a car kompanisë, 36 vjeçari A.N e ka kapur atë dhe fizikisht e ka sulmuar. F.A ka marrë lëndime…
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nesër për vizitë njëditore do të qëndrojë në Tiranë, ku do të realizojë takime me kreun shtetëror të Republikës së Shqipërisë. Në kuadër të vizitës Zëvendëskryeministri Osmani do të realizojë takime ndaras me Kryetarin e R. së Shqipërisë, Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit të R. së Shqipërisë, Gramoz Ruçi, Ministrin për Europë dhe Punë të Jashtme të R. së Shqipërisë, Ditmir Bushati si dhe me Kryetarin e Partisë Demokratike të R. së Shqipërisë, Lulzim Basha. Në takime do të diskutohen bashkëpunimin bilateral, bashkëpunimin rajonal, zgjerimin e Bashkimit…
Shkup, (16.01.2018) Loja shpërblyese e Vitit të Ri “Blej, gërvisht, fito!” të qendrës tregtare Ramstor Mall zyrtarisht ka përfunduar. E njëjta ka filluar më 24 nëntor dhe ka zgjatur deri më 15 janar. Vizitorët e qendrës tregtare Ramstor Mall për 53 ditë kishin mundësinë të fitojnë ndonjë prej 110 aparateve të kuzhinës dhe tabletave. Shpërblimi kryesor i lojës shpërblyese “Blej, Gërvisht, Fito!” ishte modeli më i ri Citroen C3 Aircross. Mbi 30.000 kartela të pavlefshme për gërvishtje kanë hyrë në tërheqjen përfundimtare, e cila u mbajt sot, 16.01 2018. Fituesi i veturës unike është Monika Stefanovska.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski po qëndron në Lyon të Francës, ku është takuar me sekretarin e përgjithshëm të Interpol-it, Jürgen Stock, njofton Telegrafi Maqedoni. Sipas tij, vizita dhe takimi në Lion janë mjaft të rëndësishme, dhe se lufta efikase kundër terrorizmit, kriminalitetit, ekstremizmit të dhunshëm varet nga këmbimi i të dhënave dhe informatave. Spasovski dhe Stock ranë në ujdi që të nënshkruhet një Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Interpol-it për njohje të dokumenteve të udhëtimit të Interpol-it. Me marrëveshjen, Maqedonia njeh dokumentacionin e Interpol-it dhe liron nga viza bartësit e tyre. https://youtu.be/SbITN8i0ONI
Banorët e Tetovës, Gostivarit e Manastirit duhet që brenda dy vitesh të kenë gaz natyror, por vetëm nëse qeverisja lokale do të arrijnë që të ndërtojnë rrjetin lokal të gazifikimi, përcjell Telegrafi Maqedoni. Pritet që këtë vit të ndërtohen 80 kilometër rrjet, kurse buxheti i ndarë arrinë në 40 milionë euro. Alsat-M bën të ditur se paralelisht do të punohet në dy trase, nga Shkupi drejt Gostivarit, përmes Tetovës, si edhe nga Shtipi drejt Negotinës, e pastaj deri në Manastir. Komunat mund të zgjedhin se si do ta ndërtojnë rrjetin shpërndarës, përmes themelimit të ndërmarrjeve publike, privato-publike, ose detyrën t’ia…