Author: Semi

Bujqit tani nuk do të jenë të obliguar së pari t’i shlyejnë obligimet ndaj DAP-së që të marrin subvencione. Kjo është paraparë me ndryshimet më të reja të ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural. “Propozohet që për shfrytëzuesit të mjeteve të ndërpriten të vlejnë kushtet për obligime të shlyera në baza të tjera të cilat nuk janë në sferën e bujqësisë, respektivisht obligime për të cilat është kompetente Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe kushti për obligime të shlyera në bazë të marrëveshjeve të lidhura për shfrytëzimin e mjeteve nga fondet kompensuese nga ndihma e huaj, për të cilën është…

Lexo më Shumë

Betim Jashari Marrëveshja e Ohrit është në frymën “skenderbegiane”?!!! Ndoshta është e vërtetë. Por vrasja e Harun Aliut nuk ishte në frymën “skenderbegiane”. Ishte tradhti. Sië ishte edhe vrasja e Begut e Mirsadit me shokë. Siç ishte edhe tradhtia e bashkëluftëtarëve të tyre, të cilëve u është premtuar se nëse dorëzojnë armët në Lagjen e Trimave do të pranohen nga ekipe të OSBE-së, e jo nga policia. Rasti “Monstra” nuk është në frymën “skenderbegiane”. As Sopoti, e Brodeci. As djegia e pasurive shqiptare në Gjorçe Petrov dhe moskompenzimi i tyre tani e sa vite. As Enciklopedia fyese. Aq më pak…

Lexo më Shumë

Maqedonia është gur themeli i Ballkanit dhe nëse trazohet ai, trazohet i tërë Ballkani, paralajmëroi sot kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strazburg. Ai i shpalosi prioritetet e kryesimit bullgar me BE-në gjatë gjashtë muajve të ardhshëm dhe në fjalimin e tij para deputetëve evropian kërkoi hapjen e perspektivës evropiane të Maqedonisë. “Sa i përket Ballkanit Perëndimor, ekzistojnë disa alternativa. Ne propozuam alternativë e cila nuk sjell rrezik për BE-në. Jemi të sigurtë, e dijmë, e di edhe Jean-Claude Juncker i cili para disa ditësh ishte për vizitë në Sofje dhe e falënderoj kryetarin…

Lexo më Shumë

Vendimi për azil për Goran Grujovskin dhe Nikolla Boshkovskin është shtyrë për kohë të pacaktuar, sepse organi që e zhvillon procedurën nuk ka përkthyes nga maqedonishtja në gjuhën greke dhe në të kundërtën, deklaroi sot avokati, Petar Vasillev para Gjykatës Penale pas mbajtjes së seancës së lëndës  “Target – Fortesa”, njofton Portalb.mk. “Siç e dini, gjykatat dhe organet tjera në Greqi vështirë gjenden me përkthyesit për në gjuhën maqedonase. Dhe në këtë rast kjo paraqiste problem sepse organi që e zhvillon procedurën për azil nuk ka përkthyes nga gjuha maqedonase në gjuhën greke dhe në të kundërtën, dhe sjellja e vendimit është…

Lexo më Shumë

Për një shumë prej 6 milionë denarë, pa TVSH, ose përafërsisht 100 mijë euro, Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë shpalli konkurs për ndarjen e furnizimit publik për mirëmbajtje preventive dhe përshtatëse të softuerit për provimet në institucionet shtetërore dhe bëhet fjalë për procedurë që zbatohet nëpërmjet “E-ankandi”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në veçoritë teknike shkruan se afati për përfundimin e konkursit është urgjent dhe duhet të mbyllet për 45 ditë. Procedura është e hapur, ndërsa kriteri për dhënien e kontratës është çmimi më i ulët. Mirëmbajtja preventive nënkupton përmirësimin e pasojave nga gabimet e mundshme, ndërsa mirëmbajtja përshtatëse ka të bëjë…

Lexo më Shumë

Në Shkup jetojnë gjithsej 170 qytetarë të pastrehë dhe për përkujdesjen e tyre kryeqyteti ka ndërtuar një strehimore dhe për çdo javë siguron ushqime dhe veshmbathje. Kur përkeqësohet moti, të pastrehët qëndrojnë në këtë qendër, ku mund të lahen dhe të shfrytëzojnë edhe shërbime mjekësore, njofton Almakos. Qyteti i Shkupit për ndërtimin e strehimores në vitin 2011 ka shpenzuar gati një milionë e gjysmë denarë, kurse këtë vit ka ndarë dy milionë denarë  që ishin paraparë për festimin e Vitit të Ri janë shfrytëzuar për zgjerimin e kampit. Në buxhetin e vitit 2018 janë paraparë 700 mijë denarë për mirëmbajtjen…

Lexo më Shumë

Në një hotel, i cili gjendet prapa poliklinikës “Bit Pazar” në Shkup, dje rreth orës 20.00 është denoncuar se në njërën nga dhomat e hotelit është gjetur i vdekur një person i gjinisë mashkull, i shtrirë në tokë me gjurmë gjaku. Sipas rrëfimit të të punësuarve në hotel, personi i cili ka qëndruar në hotelin ka ardhur më 15 janar, është paraqitur si B.M pa dhënë dokument identifikimi. MPB-ja informon se pas urdhërit të prokurorit publik trupi është dorëzuar për obduksion.

Lexo më Shumë

NATO do ta ftojë Maqedoninë të bashkangjitet si vend anëtar i saj pasi që të arrihet zgjidhje e pranueshme për të dyja palët në kontestin e emrit me Greqinë, tha Sekretari i përgjithshëm ii NATO-s në intervistë për AIM gjatë arritjes së tij për vizitën e parë zyrtare në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në pyetjen nëse Maqedonia do të pranojë ftesë për anëtarësim në samitin e NATO-s në Bruksel edhe pa zgjidhjen e çështjes së emrit, nën referencën e përkohshme IRJM, Stoltenberg u përgjigj se qëndrimi i Aleancës mbetet i pandryshuar. “Jo. Pozicioni i NATO-s mbetet i pandryshuar. Të gjitha vendimet…

Lexo më Shumë

Trendi i alergjive mer një hov gjithnjë më të madh, gjegjësisht gjatë vitit 2018 çdo i treti ose i katëti banor i Maqedonisë do të ketë ndonjë paraqitje alergjike, deklaroi sot prof.dr.Dejan Dokiq, në promovimin e librit “Alergologjia” në Fakultetin e mjekësisë në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni. Alergjitë në Maqedoni, duke marrë parasysh hulumtimin e fundit epidemiologjik nga Instituti për mjekësi të punës nga viti 2003, kanë trend të rritjes së dyfishtë, nga 11,5 për qind tani kemi 25,2 për qind, ndërsa këtë vit ky trend do të jetë edhe më i madh”, tha Dokiq. Sipas tij, kjo nënkupton një numët…

Lexo më Shumë

Partia Aleanca për Shqiptarët, 550 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu e shohin si ditë ku duhet të reflektojmë si komb, që elementin e bashkimit ta ngrisim mbi interesat krahinore, njofton Portalb.mk. “Sigurisht se me figurën e Skënderbeut krenohet e gjithë bota dhe ne duhet të ndjehemi krenarë që i takojmë një kombi kaq fisnik që i ka dhënë botës heronj dhe figura të rëndësishme historike. Elementi që e karakterizon figurën e Skënderbeut, përveç heroizmit dhe betejave të lavdishme është edhe dëshira e tij për të bashkuar kombin. Prandaj, sot, është dita kur duhet të reflektojmë si komb dhe…

Lexo më Shumë

Me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, në Kuvendin e Maqedonisë u publikua edhe pulla postare. Megjithëse një moment i rëndësishëm, prezantimi i pullës u shoqërua me gabime të shumta gjuhësore. Nga Posta e Maqedonisë në lidhje me rastin në fjalë thanë se përgjegjës janë përkthyesit, raporton Portalb.mk. Nëse në Maqedonisht shkruan “Shënimi i 550 vjetorit të Gjergj Kastriot Skënderbeut” në shqip ajo është shkruar “Shënimit të 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti- Skëndërbeut”. Një tjetër gabim që u pa ishte se në vend se të shkruhet “550 vjet nga vdekja e Skënderbeut” ajo u shkrua “550 vite nga vdekja…

Lexo më Shumë

Konfederata e sindikatave sot në protestën e mbajtur para Qeverisë së Maqedonisë shpalosi kërkesat e saj, ku kërkon që të ndërpriten trysnitë ndaj të punësuarve në sektorin publik, e veçanërisht ndaj përfaqësuesve të sindikatave dhe tentativat për ndërprerjen e lëvizjeve sindikale, menjëherë të fillohet me provesin e përshtatjes së pagave në sektorin publik në pajtim me rritjen e pagës minimale nga tetori i vitit të kaluar, menjëherë të fillojnë bisedimet për rritjen e pagave në sektorin publik, pa diskriminim të veprimtarive të ndryshme, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga kjo konfederatë kërkojnë edhe bisedime për ndryshime dhe plotësim të Marrëveshjes së përgjithshme…

Lexo më Shumë