Kryetarja e komunës së Haraçinës, Milikije Halimi është gjetur në fokus të kritikave të mediumeve të afërta me VMRO-DPMNE-në, transmeton Gazeta Lajm. Shkak për sulmet e tyre janë homazhet që bëri Halimi te varrezat e dëshmorëve të UÇK-së, por edhe për shkak të pjesëmarrjes së saj në manifestimin “Flaka e Janarit”. Kurir.mk akuzon se deri sa një kryetare komune nga radhët e LSDM-së ka përkujtuar dëshmorët e UÇK-së, askush nuk ka përkujtuar dhjetëvjetorin e vdekjes së kryeministrit të parë maqedonas, Nikolla Klusev. Këto mediume kanë publikuar edhe fotografi të përbashkëta të Milikije Halimit me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev.
Author: Semi
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi sot realizoi takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit, Xhaferi ka shprehur bindjen e tij se vetëm me dialog konstruktiv me shtetet fqinje në lidhje me kontestet dhe me angazhim aktiv të institucioneve dhe të gjithë subjekteve politike në plotësimin e Planit 3-6-9, do të finalizohet “puna e papërfunduar” nga Samiti i NATO-s në Bukuresht në vitin 2008. Stoltenberg ka theksuar përkrahjen e mëtejme të NATO-s për realizimin e planit reformator të…
NATO ka gatishmëri ka vullnet të respektoj vullnetin e shumicës së qytetarëve të Maqedonisë. Kështu tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg. “Në këtë takim u theksua që vendi ynë duhet të gjej zgjidhje të pranueshme për palët, lidhur me zgjidhjen e çështjes së emrit që NATO inkurajon por nuk ndërhyn në përzgjedhje apo, përcaktim të ndonjë zgjidhje, apo emir të cilin palët duan ta arrin, gjatë negociatave”, tha Ahemti. Ai poashtu tha se NATO pret nga Maqedonia që të veproj me guxim në drejtim të reformave në vend, jo vetëm…
Zoran Karaxhovski, kryetar i Këshillit gjyqësor, është takuar me përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Shkup, David Stivenson, shef i sektorit politiko-ekonomik, si edhe John T. McNeal, këshillëtar juridik. Nga Këshilli gjyqësor bëjnë të ditur se në takim është biseduar për mënyrën e zgjedhjes së gjykatësve, si edhe për përgjegjësinë e të gjithë subjekteve në gjyqësi, përfshi gjykatësit dhe anëtarët e Këshillit gjyqësor. Delegacioni i Ambasadës ka ofruar bashkëpunim dhe mbështetje për përmirësimin e zgjidhjeve ligjore për zgjedhje të gjykatësve dhe për procedura disciplinore, si edhe për transparencë të Këshillit gjyqësor, duke ofruar mbështetje edhe të eskpertëve nga SHBA-të.
Javorja Fokus bën të ditur se më 12 shkurt rifillon procesi gjyqësor për lëndën ”Monstra” që ka të bëjë me vrasjen e pesë të rinjve në vitin 2012 në liqenin e Smilkovës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjykatës është caktuar Ognen Stavrev, pasi që Gjykata e Lartë shfuqizoi aktgjykimin e shkallës së parë dhe të dytë dhe lëndën e riktheu në fillim, edhe atë me kërkesë të Prokurorisë së lartë Publike. Në këtë rast u dënuan katër shqiptarë, ndaj të cilëve tani vlen masa e kujdesit, pra të paraqiten dy herë në javë në gjykatë dhe nuk guxojnë ta lëshojnë qytetin ku…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se për shkak të erës së fuqishme që sjell reshje të shumta, është mbyllur për qarkullim për automjetet e rënda, rruga për në Kodrën e Diellit. Sipas LAMM-së, pjesa rrugore Lisec-Kodra e Diellit është mjaft e vështirë për kalimin e kamionëve, prandaj edhe është ndërperë përkohsishst.
Sekretari i pergjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në fjalimin e tij në kuadër të seanës së 30 në Kuvend, tha se e përshendet punën që ka bërë Qeveria e Maqedonisë, pasi para 9 muajsh kishte një shtet jostabil ndërsa tani kanë krijuar një shtet të mundësive. Ai tha se edhe përkundër sfidave qe vendi ka, NATO dhe anëtarët e kësaj aleancë do të përkrahin në kalimin e të njejtave, investimin në mbrojtje dhe në luftën kundër korrupsionit. Ai tha se diversiteti duhet parë si forcë dhe jo dobësi, raporton Almakos.com “Jemi të impresionuar nga entuziazmi juaj për tu anëtarësuar në…
“Sot u takova me përfaqesuesit e zyrës së NATO-s në Shkup dhe i përgezova për punen. Sot jam këtu që të ju flas për të ardhmen që ju e ndertuat. Duam që ky rajon të jetë i mbrojtur, të përparojë dhe të ketë prosperitet e të jetë i lirë. Të gjithë miqtë tuaj në NATO ju perkrahin në hapat tuaj”, tha Stoltenberg. “Ndodhitë e prillit në ketë ndërtesë, më shokuan, por jo vetëm mua, të gjithë anetarët e NATO-s. Dua ta pranoj përparimin që keni bërë më pas. Si deputet i më hershëm, si kryeministër i mëhershem, i kuptoj sfidat…
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ka pritur në takim sekretarin e përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, në Shkup. Kjo është vizita e parë zyrtare e Stoltenberg në Maqedoni. Me këtë rast, Dimitrov theksoi se vizita e sotme është kyçe për Maqedoninë dhe paraqet frymëzim të fuqishëm që ky vit të jetë historik për Maqedoninë dhe rajonin. Stoltenberg e ka vërtetuar politikën e dyerve të hapura të NATO-s, shprehu mbështetjen për reformat, duke bërë thirrje që të shfrytëzohet momentumi pozitiv për realizimin e plotë të aspiratave euro-atlantike të Maqedonisë.
Ministrja për Integrimin Evropian, Dhurata Hoxha është takuar me Zëvendëskryetarin e Qeverisë së Maqedonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. Mbledhja e parë e Komitetit të përbashkët për integrime evropiane në mes të Kosovës dhe Maqedonisë, po mbahet në kuadër të Marrëveshjes për bashkëpunim për çështjet në sferat e integrimit evropian. Qëllimi i këtyre takimeve është shkëmbimi i përvojave në sferat e integrimit evropian mes dy vendeve. Ministrja Hoxha ka theksuar se në këtë mbledhje të përbashkët, do të rikonfirmohet gatishmëria dhe zotimi i përbashkët për rrugën e përbashkët drejt integrimeve evropiane. “Jemi të përkushtuar që të zbatojmë synimet e…
Për të 13 herë me radhë, në Gostivar u ndezën flakadanët e “Flakës së janarit”. Manifestimi përkujton 36 Vjetorin e rënies së vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekës. Në akademinë përkujtimore, u kujtua vepra e tyre e jashtëzakonshme kombëtare për liri dhe ideali për të cilin flijuan edhe jetën. “Qofshi gjithmonë faqebardh Gostivarasit, , ju që e ndritët fytyrën e Hasan Qafës, Sulltan Qafës, të atyre që luftuan gjitha kohërat, të atyre që ranë prej vitit 1997, të atyre që luftuan me amblemën e Tahir Sinanit, ju do të jeni ardhmëria jonë, të jetoni ju dhe kombi ynë”…
Ndërmjetësi i KB-së në bisedimet për emrin, Methju Nimic deklaroi se zgjidhja e kontestit për emrin është në sipërfaqe me çka do t’i jepet fund kontestit 27-vjeçar midis Greqisë dhe Maqedonisë. “Ka shpresa të mëdha se ky proces po lëvizë në drejtim pozitiv”, deklaroi sonte në Nju-Jork, Nimic pas bisedimeve me përfaqësuesit e të dyja vendeve, Vasko Naumovski dhe Ademantios Vasilakis.