Haraçinës sapo morrëm njoftimin se shpallet konkurs për tre arsimtarë të gjuhës angleze, pasi arsimtarët aktual nuk kan të mbaruar drejtimin adekuat dhe kërkohet zëvendësimi i tyre nga profesorë të diplomuar të gjuhës angleze, përcjell Shigjeta.net. Bëhet fjalë për shkollën fillore “GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU” – Haraçinë. Ja dhe shkrimi i plotë origjinal: Nëse bëhet fjalë për fëmijët tanë të cilët janë ardhmëria jonë,ardhmëria e këtij vendi,ardhmëria e Haraçinës,atëher ne nuk duhet të lejojmë që fëmijët tanë të i edukon një arsimtar që nuk ka njohuri në atë drejtim,dhe për këtë arsye drejtoria e shkollës në Haraçinë hap konkurs për 3…
Author: Semi
Policia e Shkupit ka ngritur padi penale kundër J.P.(27) nga fshati Gërçec i Shkupit për shkak të vjedhjes së rëndë. Vjedhja është kryer më 22 janar rreth orës 12:20 në rrugën Boris Sarafov, raportojnë mediumet maqedonase. Vjedhësi pasi ka marrë veturën menjëherë është aksidentuar dhe në afërsi të fshatit Kondovë e ka lënë veturën dhe ka ikur. Shum shpejt J.P. është arrestuar ndërkaq vetura i’u është kthyer pronarit. Mediat e ndryshme raportuan se vetura e vjedhur ka qenë e ish deputetit të PDSH-së, Fatmir Etemi.
Ministri i diaspores, Edmond Ademi ka realizuar takim miqësor me zëvendës Kryeministrin e Kosovës Enver Hoxhaj. “Diskutuam marrëdhëniet bilaterale dhe hapjen e një etape të re të bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Kosovës në kuadër të bashkëpunimit intenziv rajonal”, ka njoftuar Ademi pas takimit.
Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Naser Selmani realizoi një takim me kryeprokurorin e ri të vendit, Ljubomir Joveski, me të cilin bisedoi për përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë për çështje të interesit të përbashkët. Selmani ka shprehur shqetësimin se në Maqedoni ka politikë të mosndëshkimit të dhunës ndaj gazetarëve, prandaj kërkoi nga Joveski që sa më shpejtë të procesohen lëndët që dhunuesit të dalin para drejtësisë. Kryetari i SHGM-së u ankua se prokuroria i ka refuzuar paditë për gjuhë të urrejtjes ndaj gazetarëve, pa ndonjë argumentim serioz, prandaj kërkoi që këto raste të rishqyrtohen. Palët kanë rënë…
A po bëhet politikë me rastin e Almir Aliut, i cili vdiq pasi u shkel me makinë? Ka apo s’ka standarde të dyfishta në gjyqësor? Pse duhet shoqëria civile me protesta, të kërkoj drejtësi për këtë rast? Cilat janë pasojat nëse i rikualifikohet lënda nga tentim vrasje, në fatkeqësi trafiku? Dërgoni pyetjet tuaja që keni për mysafirët, dhe moderatori do t’i lexoj ato gjatë emisionit të drejtpërdrejt! ClickPlus, sonte, 21:30 drejtpërdrejt në TV21! Tema: Rasti i Almir Aliut! Debatojmë me: Ixhet Memeti, avokat i popullit Visar Vishka, aktor/organizator i protestës Sejfulla Osmani, avokat / ish-prokuror Ibraim Bajrami, avokat i familjes Aliu…
“Sot kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka realizuar një takim me koordinatorin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) për Maqedoninë, zotëri Ajtekin Ajdën. Në këtë takim është biseduar për demografinë e Komunës së Zhelinës, për nevojat infrastrukturore të komunës si dhe për mundësitë e bashkëpunimit të Komunës së Zhelinës me Agjencinë TIKA”, thuhet në njoftimin e komunës. Duke shtuar se takimi i kryetarit Sejdiu me përgjegjësin e TIKA-s,vjen pas takimeve të shumta që kryetari Sejdiu me biznesmenë dhe investitorë të huaj për bashkëpunime dhe investime në sfera të ndryshme.
Burime nga burgu i Idrizovës për gazetën Koha njoftojnë se rreth orës 13 e 30 minuta është vetëmbytur një i burgosur në burgun e Idrizovës. Sipas këtyre burimeve, bëhet fjalë për personin I.M., i moshës 37-38 vjeçare nga Kërçova. Ai ka qenë i dënuar me burg të përjetshëm, kurse deri tani ka vuajtur rreth 13 vite. Shokë të tij nga burgu kanë thënë se I.M. ka vendosur t’i japë fund jetës i dëshpëruar që nuk është përfshirë në ligjin për amnisti./Koha.mk/
Kështu duken zyret e Lëvizjes BESA në Shkup pas “plaçktijes” që i bënë përkrahësit e kryetarit të shkarkuar të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Shihet se ata kanë plaçkitur gjithçka, përveç mureve. Janë marrë edhe dyert dhe në disa vende është hequr edhe instalimi i energjisë elektrike.
Në Maqedoni më herët ka pasur stagnim të zhvillimit të ideve që pastaj të punojnë si start-up ose si kompani serioze që do të punësojnë të rinj dhe do të zhvillojnë ide në të ardhmen. Lista prestigjioze e njerëzve të suksesshëm nga ‘Forbes’ ka nxjerrë rezultate të mira për Ballkanin dhe për Maqedoninë në veçanti. Nëntë sipërmarës të rinj kanë prejardhjen nga Ballkani, ndërsa dy prej tyre janë nga Maqedonia. Në listën e sipërmarrësve nga Ballkani figurojnë edhe Nina Angelovska nga Grouper.mk dhe Zharko Dimitroski nga ”Eden na Eden”. Grouper ka zhvilluar shitjen online dhe për momentin ka 170.000 përdorues…
Nga Qeveria e Maqedonisë kanë njoftuar se në kuadër të mbledhjes së të hënës kanë analizuar propozimet e fundit të ofruara nga ana e ndërmjetësuesit të posaçëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për çështjen e emrit, Metju Nimicit. “Qeveria e Maqedonisë punon në analizën dhe konsultimet lidhur me kornizën e dorëzuar nga ndërmjetësi Metju Nimic. Në periudhën e ardhshme do të bëjmë përpjekje për proces gjithëpërfshirës, me kyçjen e gjithë faktorëve relevantë politikë në vend, në drejtim të ndërtimit të qëndrimit dhe strategjisë së përbashkët”, kanë bërë të ditur nga Qeveria e Maqedonisë. Ndërkohë, nga Qeveria nuk kanë…
Ndryshime në normativat ligjore të cilat e rregullojnë punësimin e punëtorëve në ndërmarrjet komunale në nivel lokal dhe shtetëror, intervenime në Ligjin për furnizime publike, dhe kyçje në mënyrë aktive në përgatitjen e Ligjit të ri për menaxhim me mbeturina, janë disa nga aktivitetet të cilat do të jenë më prioritare për Shoqatën e veprimtarive komunale pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë. Zvonko Jovanovski, kryetar i Shoqatës së Veprimtarive Komunale në Odën Ekonomike të Maqedonisë, tha se do të iniciojnë ndryshime dhe plotësim të rregullave për punësime në ndërmarrjet komunale. ZVONKO JOVANOVSKI, KRYETAR I SHOQATËS SË VEPRIMTARIVE KOMUNALE “Ne kemi problem…
Në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Maqedonisë janë marrë disa vendime. Njëri nga këto është edhe dëmshpërblimi i fëmijëve viktima të dhunës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Vendimi është marrë në propozim të Ministrisë së Drejtësisë. “Në seancën e sotme është shqyrtuar dhe miratuar informacioni për programin për dëmshpërblimin e fëmijës i cili është viktimë apo është dëmtuar me veprim me të cilin me ligj është paraparë si vepër penale të dhunës dhe të akteve të tjera të dhunës individuale apo grupore për vitin 2018”, kumtojnë nga Qeveria. Qeveria e ka miratuar edhe Informacionin për programin vjetor për ndërtim, rindërtim, përmirësim,…