Author: Semi

Dr. Vjollcë Mbiarra, gjinekologia shqiptare që nga Shqipëria ka ardhur në komunën e Shutkës për të shërbyer për nevojat në ambulancën e gjinekologjisë në këtë komunë ka reaguar lidhur me shkrimet e fundit kundër saj dhe ambulancës. Ajo ishte mjekja e vetme që pranoi ti dalë në ndihmë grave të Shutkës, kryesisht të komunitetit rom, pasi që me vite nuk kishte gjinekolog në ambulancën e kësaj komune dhe nuk pranonte askush që të shkonte aty. Por Mbiarra me iniciativën e ish-ministrit Arben Taravari mori misionin duke u punësuar në ambulancë, por në përputhje me ligjet. Ditë më parë ishin lansuar…

Lexo më Shumë

Një person nga Tetova dyshohet se e ka përdhunuar vajzën e tij 14 vjeçare. Është ky një lajm i ri që trondit qytetin e Tetovës. Rastin në polici e ka denoncuar drejtori i një shkolle fillore në Tetovë, i cili e ka informuar policinë se dy nxënëse të klasës së tetë i kanë thënë që shoqja e tyre 14 vjeçare, është maltretuar psiko-fizikisht dhe seksualisht nga babai i saj, shkruan Gazeta Lajm. Drejtori ka biseduar pastaj edhe me vajzën, e cila ia ka konfirmuar atë që i kanë thënë dy shoqet e saj. Mirëpo MBP informon se gjinekologu e ka…

Lexo më Shumë

Në Tabanoc të Maqedonisë janë kapur rreth 20 kilogram drogë të llojit të marihuanës që synonte Republikën e Serbisë. Meqë bëhet fjalë për vepër penale “prodhim ilegal dhe lëshim në shitje të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorë”, trafikuesit, shtetas i Republikës së Bullgarisë iu është caktuar masë paraburgimi 30-ditor, transmeton Portalb.mk. “Marrë parasysh rrethanat si dhe peshën e veprës penale dhe të dënimit, prokurori publik përgjegjës ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet për parashtrim të masës së paraburgim në bazë të Nenit 165 të paragrafit 1 dhe 3 të ligjit për procedurë penale.Me propozim të PTHP Kumanovë dhe me…

Lexo më Shumë

Radiotelevizioni i Maqedonisë (RTM) dërgoi plan deri te qeveria për fillimin me punë të kanalit televiziv që do të emetojë program 24-orësh në gjuhën shqipe dhe një kanal tjetër që do të emetojë program në gjuhët e nacionaliteteve të tjera. Një muaj pasi të miratohet, RTM-ja është e përgatitur të fillojë me këto programe, tha Smillka Janeska – Sarkanjac, kryetare e Këshillit programor të RTM-së, e cila para Komisionit kuvendor për transport, lidhje dhe ekologji sot e arsyetoi planin financiar të RTM-së për vitin 2018. Ajo sqaroi se që të fillojnë të funksionojnë dy kanalet e reja do të nevojiten…

Lexo më Shumë

Edhe pas 1 viti e gjysmë nga vërshimet që kanë përfshirë rajonin e Shkupit, gjegjësisht komunën e Gazibabës, Haraçinës dhe Butelit, qytetarët vazhdojnë të enden nëpër institucione për të kërkuar kompensimin e dëmeve pasi janë ndarë të pakënaqur nga vlerësimi fillestar. Për të dytën ditë me radhë ata kanë filluar të plotësojnë ankesa në Zyrën për Ekspertiza Gjyqësore me shpresë se do të fillojë ndonjë iniciativë për rivlerësim apo plotësim të pagesës së dëmit. “Për vërshimet na kanë dërguar të mbushim disa letra kinse na japin para. Kemi marrë pak atëherë në fillim. Më shumë kanë marrë para ata që…

Lexo më Shumë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nuretin Xhanikli (Nurettin Canikli) priti në takim të enjten Ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka. Homologen shqiptare Xhanikli e priti me ceremoni ushtarake në hyrje të Ministrisë. Pas nënshkrimit të librit të nderit të Mbrojtjes Kombëtare të dy ministrat realizuan një takim kokë më kokë, pastaj drejtuan takimin mes delegacioneve. Në takime u trajtuan çështje lidhur me bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fushën ushtarake dhe industrinë e mbrojtjes.

Lexo më Shumë

Implementimi i ligjit për përdorimit të gjuhëve të sjellur në vitin 2008, në disa sektorë të caktuar ka qenë gati se i dështuar. Kështu thonë rezultatet e analizës me titull “Komunikimi qytetar dhe institucionet shtetërore në pajtueshmëri me ligjin për përdorimin e gjuhëve të vitit 2008”, të realizuar nga organizata qytetare “Vlerat e Përbashkëta”. Profesoresha Besa Arifi, thotë se nëpunësit shtetërorë që punojnë nëpër ministri të caktuara shumë pak kanë qenë të informuar se ekziston një ligj i tillë. Ajo theksoi se mangësia më e madhe e këtij ligji ka qenë mungesa e mekanizmave për implementim, duke nënvizuar se secili…

Lexo më Shumë

Jaroslav Strnad, donatori kryesor i presidentit çek Milos Zeman ka blerë në mënyrë sekrete stoqe të mëdha armësh në Ballkan me ndihmën e një serie personazhesh famëkeqe vendase. Pazari ka përfshirë dhjetëra milionë fishekë të vjetër shqiptarë – shitja e të cilëve nga MEICO “shpërtheu” pas tragjedisë së Gërdecit. Autor: Aubrey Belford, Saska Cvetkovska, Pavla Holcova, Maja Jovanovska, Pavle Petrovic, Lindita Çela | OCCRP | Pragë Presidentit çek Milosh Zeman i pëlqen të bëjë shaka rreth gjuatjes me pushkë të gazetarëve. Politikani veteran, i cili po kandidon për t’u rizgjedhur këtë javë fitoi përçmim ndërkombëtar së fundmi, kur me një armë false bëri sikur shënjestroi…

Lexo më Shumë

Takimi i kryeministrave, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, është bazë për gjetjen e zgjidhjes e cila do të jetë jo vetëm në të mirë të të dy shteteve, por edhe të tërë rajonit dhe Europën, ka vlerësuar ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar. Kontributi i qeverive në zgjidhjen e kontestin hapë mundësinë për fillimin e bisedimeve në qershor, shton euroambasadori. Ai ka thënë se shumë punë do të ndodhin në këto muaj, pasi BE është përqendruar në Ballkan dhe Maqedonia do të jetë pjesë e strategjisë së saj. “Me të vërtetë mund të them se ky takim është lajm…

Lexo më Shumë

Me ndryshimin e emrave bëhet hapi i parë, gjegjësisht kalojnë në praktikë deklaratat për fqinjësi të mirë dhe vullnetit për ballafaqim me irredentizmin, tha ministri alternativ për Punë të Jashtme i Greqisë, Georgios Katrougalos. Katrougalos theksoi se zërat radikal nga të dyja palët nuk duan zgjidhje për kontestin e emrit, por duhet ta dijnë se zgjidhja është në interes të Shkupit dhe Athinës, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ajo që prisnim nga ana tjetër ishte vërtetimi i qëllimeve të saj për të kaluar në bisedime thelbësore, gjegjësisht t’i kalojë në praktikë deklaratat për fqinjësi të mirë dhe tejkalim të irredentizmit. U bë…

Lexo më Shumë

Agjencia e aviacionit civil (AAC) këtë vit do të harxhojë 3,2 milionë euro, tregon raporti financiar vjetor i cili sot është para deputetëve në Komisionin për transport, përcjell Telegrafi Maqedoni. Pjesa më e madhe e kësaj shume, gjegjësisht 1,6 milionë euro do të harxhohen për paga dhe kompenzime për 69 të punësuarit që nënkupton rritje prej 7,7 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Llogaritjet tregojnë se mesatarisht çdo i punësuar në Agjencinë e aviacionit civil në muaj përfiton nga 1.900 euro, por sistematizimi i të punësuarve në këtë trup rregullator parasheh shuma të ndryshme të pagave për të…

Lexo më Shumë

Kompanitë e ndërtimit në komunën Çair të Shkupit operojnë në kundërshtim me ligjin, ndërsa organet kompetente për të dalë në terren dhe për të konstatuar gjendjen faktike dhe të ndëshkojnë shkelësit e ligjit, presin ankesat e qytetarëve, njofton Almakos. Kompania e ndërtimit “Hoxha” në rrugën “Brigada e Dytë Maqedonase” është duke ndërtuar një objekt banimi pa respektuar masat e sigurisë të parapara në Ligjin për ndërtim. Neni 83 i ligjit kërkon nga kompanitë që kantieret e ndërtimit t’i sigurojnë me mburoja për të parandaluar aksidente eventual ku do të pësonin qytetarët, ndërsa kjo kompani zhvillon aktivitetin e ndërtimit në hapësirë…

Lexo më Shumë