Eurokomesari Johanes Han ka pranuar përshtypjet pozitive dhe optimizmin e kryeministrit Zoran Zaev mbi takimin e tij më homologun grek Aleksis Cipras. Zaev madje i ka përcjëllë Hanit shpresën që viti 2018 të avancojë proceset euro-integrese. “Kjo ngjarje e rëndësishme, takimi me kryeministrin Cipras, ka rëndësi të madhe edhe për përparimin e proceseve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe i bën shumë më reale pritjet se viti 2018 mund të jetë vit historik për Maqedoninë, rajonin dhe për BE-në” – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër. Ndërsa Han e kishte vlerësuar takimin si lajm të mirë, që tregon guxim e vision. Sipas…
Author: Semi
Qyteti i Shkupit ka çmimin më të ulët të ujit në vend nga të gjitha qytetet tjera, pretendon kreu i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov gjatë një takimi me gazetarët. Megjithatë nga muaji mars qytetarët e Shkupit do të paguajnë 1,32 denarë më shumë nga çmimi aktual. Nga ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” kanë deklaruar se çmimi në fakt do jetë më i ulët, por shtrenjtimi do bëhet për shkak obligimeve shtesë të ndërmarrjes gjatë procesit të punës si dhe stacioneve filtruese. ‘Presim që çmimi të jetë një çmim mesatar. Nga 500 denarë qytetarët në të ardhmen do të duhet…
Fëmijë të mirë dhe gjithmonë të buzëqeshur. Kështu thotë arsimtari i edukatës fizike Hekuran Xheladini, duke përshkruar fëmijët e familjes Zylbehari nga Tetova që humbën jetën në mënyrë tragjike. Ai u ka dhënë mësim dy prej katër fëmijëve të familjes Xheladini, për të cilët thotë se kanë qenë jashtëzakonisht të dhënë pas sportit. https://youtu.be/w2pZG-8BIdo
Tragjedia e ndodhur në Tetovë ka prekur jo vetëm qytetarët e Maqedonisë, por edhe jashtë saj. Në varrimin e sotëm ishin prezentë mijëra qytetarë nga qytete të ndryshme të Maqedonisë, Kosovës e Shqipërisë. Në mesin e tyre ishte edhe hoxha i mirënjohur Halil Kastrati nga shoqata bamirëse “Jetimët e Ballkanit”. Në gjithë këtë atmosferë të dhimbshme ai ka sjellë një lajm të mirë. Në deklaratën ekskluzive për LajmTv, hoxhë Kastrati tregoi se shoqata “Jetimët e Ballkanit” tashmë ka siguruar një banesë me qira për anëtarët e mbetur të familjes Zulbehari, që pësuan tragjedinë e madhe. “Ne si shoqatë do të…
Shqiptarët e Haraçinës kanë besim të plotë te kryetarja e komunës, Milikije Halimi se do të përmbushë premtimet për ndërtimin e ujësjellësit dhe të kanalizimit në fshat, përkundër asaj se në buxhetin e komunës për vitin 2018 janë paraparë shuma simbolike parash për realizimin e këtyre projekteve. Për ata e rëndësishme është që kryetarja Halimi, si përfaqësuese e Lidhjes socialdemokrate, e ka mbështetjen e kryeministrit Zoran Zaev. Zëdhënësi i komunës, Nasir Alimi thotë se kryetarja nuk ka harruar premtimet e dhëna para qytetarëve, por se për realizimin e tyre duhet pak kohë. Alimi thotë se komuna e ka mbështetjen e…
Këshilli penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 sot do të vendosë për kërkesat e PTHP-së për krim të organizuar dhe korrupsion të deputetes Zhaklina Peshevska që t’i zëvendësohet arresti shtëpiak me masa të sigurisë, ndërsa Igor Durllovskit paraburgimi t’i zëvendësohet me arrest shtëpie. Kërkesat e Prokurorisë, siç u tha në brifingun e sotëm me kryetarin e Gjykatës, Ivan Xholev, janë dorëzuar deri te Këshilli penal dhe pritet që deri në fund të ditës së sotme të sillen edhe vendime. Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkoi zëvendësim të masës “paraburgim” me “arrest shtëpie” dhe për…
Në Gjykatën Penale sot kanë arritur mbi njëqind kërkesa për amnisti për të cilat gjykata do të vendosë sipas Ligjit për Amnisti, informon kryetari i Gjykatës Themelore Shkup, Ivan Xholev. Siç tha Xholev, në gjykatë pritet të arrijnë rreth 1.500 kërkesa për amnisti, nga të cilat 500 për lirim të plotë të personave të dënuar, ndërsa pjesa e mbetur, gjegjësisht rreth 1.000 të burgosur tjerë janë për amnisti të pjesërishme. Xholev informon se në Gjykatë tashmë janë formuar më shumë këshilla penal të cilët do të vendosin për kërkesat dhe se pret që Gjykata të përgjigjet në afatin e paraparë.…
Ministria për Punë të Jashtme e Maqedonisë në mënyrë tradicionale, me ceremoni përkujtimore e shënon 27 janarin – Ditën ndëkombëtare të viktimave të holokaustit, duke treguar respektin për të gjithë viktimat, përfshi edhe 7.144 hebrenj nga Maqedonia, përcjell Telegrafi Maqedoni. Me këtë rast, sot në hapësirat e Ministrisë u organizuar ceremoni përkujtimore, në të cilën fjalime hyrëse mbajtën ministrja për Arsim dhe Shkencë, Renata Deskoska dhe kryetarja e Bashkësisë së hebrenjve në Maqedoni, Berta-Romano-Nikoliq. Në këtë ceremoni fjalime mbajtën edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Charles Garrett dhe ai i Gjermanisë, Thomas Gerberich si dhe kreu i Misionit të OSBE-së,…
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati në një mini intervistë për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal ka deklaruar se Gjykata Speciale është shumë e dëmshme për Kosovën dhe UÇK-në. Ai një nga arsyet se pse është e dëmshme përmend faktin se kjo Gjykatë është e njëanshme sepse përndjek vetëm ushtarë e UÇK-së. “Është e vërtetë që në Kosovë flitet shumë rreth Gjykatës Speciale, por ne si Organizatë e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kemi qenë dhe jemi kundër saj. Arsyeja pse jemi kundër kësaj është se kjo Gjykatë është e…
Në Zvicër është duke u mbajtur Forumi Ekonomik Global DAVOS 2018 për sigurinë e këtij samiti ka folur zëdhënësja e Policisë Zvicerane me origjinë shqiptare, Lulzana Musliu. Musliu në mediat zvicerane ka informuar për gjendjen e sigurisë në Samitin që po mbahet në Davos të Zvicrës. Gjithashtu, Musliu ka folur edhe për sigurinë e presidentit amerikanë Donald Trampit, shkruan Bota Sot. Lulzana Musliu ka lindur ne fshatin Negotinë të Pollogut (Gostivar) në Maqedoni.
Pas largimit të Aleancës për Shqiptarët nga koalicioni qeveritarë, grupi parlamentar i BDI-së, kërkon të bëhet rindarja e vendeve nëpër komisionet parlamentare. BDI ka bërë kërkesë deri të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve që vendin e deputetit Fadil Zendeli nga Lëvizja Besa, ta marrë deputeti i tyre Ejup Halimi. Shkarkimi i Zendelit nuk u bë për shkak se partitë në pushtet nuk kanë shumicën në komision. “Në këtë komision shumicën e ka opozita duke e ditur përbërjen 6 ka VMRO, 5 LSDM, një BDI dhe një ka Lëvizja Besa. Përmes një truku të kësaj natyre duhet të bëjnë…
Dr. Vjollcë Mbiarra, gjinekologia shqiptare që nga Shqipëria ka ardhur në komunën e Shutkës për të shërbyer për nevojat në ambulancën e gjinekologjisë në këtë komunë ka reaguar lidhur me shkrimet e fundit kundër saj dhe ambulancës. Ajo ishte mjekja e vetme që pranoi ti dalë në ndihmë grave të Shutkës, kryesisht të komunitetit rom, pasi që me vite nuk kishte gjinekolog në ambulancën e kësaj komune dhe nuk pranonte askush që të shkonte aty. Por Mbiarra me iniciativën e ish-ministrit Arben Taravari mori misionin duke u punësuar në ambulancë, por në përputhje me ligjet. Ditë më parë ishin lansuar…