Author: Semi

Në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, Ljubomir Fërçkoski ka deklaruar se nuk do të ketë pajtim kombëtar për çështjen e emrit, kurse përgjegjësinë do ta bart elita që e merr vendimin për marrëveshje të mundshme, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tij, takimi katërorësh i kryeministrave tregon simbolikisht se janë sqaruar disa detaje dhe se çështja do të mbyllet së shpejti. Në lidhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Fërçkoski thotë se është sfiduese pasi që urrejtja nacionaliste nuk ka vdekur në Maqedoni. Sipas tij, vazhdon urrejtja e fqinjëve dhe karakteristiakve të tyre kulturore. Për Fërçkoskin, mjeti kryesor i kundërshtimit…

Lexo më Shumë

Për takimin e sontëm të krerëve politik ku jan shqyrtuar propozimet e Metju Nimicit për emrin është prononcuar edhe presidenti Gjorge Ivanov. Deklarata e tij në vijim: https://youtu.be/j2YM5jcw_hY Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-maqedonia/deklarata-e-presidentit-ivanov-pas-takimit-me-kreret-e-partive-video-492359/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Lexo më Shumë

Për nesër në ora 11:00 është caktuar seanca e 32-të e Kuvendit të Maqedonisë, ku në rend dite janë Ligji për përdorimin e gjuhëve, në lexim të tretë, ligj që nuk është nënshkruar nga kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, me arsyetimin se shteti bëhet dygjuhësh, për shkak të gjuhës shqipe që përfiton nga ky ligj, përcjell Telegrafi Maqedoni. Për këtë ligj janë dorëzuar 32 mijë amandamente nga ana e VMRO-DPME-së. Kaq ambandamente nuk janë dorëzuar deri tani në Kuvend. LSDM, BDI e Lëvizja Besa nuk kanë dorëzuar amandamente. Kundër këtij ligji ka patur edhe protesta, njëra nga të cilat u…

Lexo më Shumë

Komunikacioni rrugor në Maqedoni zhvillohet në rrugë kryesisht të thata, por vende-vende ka prani të lagështisë, sidomos në vendet malore, përcjell Telegrafi Maqedoni. Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë kërkon nga shoferët që të jenë të vëmendshëm, të respektojnë sinjalistikën dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes. Rrokullisje gurësh mund të shfaqen nëpër gryka dhe ngushtica mali. Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatare, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga vendi./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Kush ishte atdhetari i mirenjohur, Sali Ramadani – Kerçova?! Gafurr Adili Ne pamundesi per ta trajtuar ne hollesi gjithe jeten dhe vepren e lavdishme te atdhetarit te mirenjohur nga Greshnica e Kerçoves, per çka edhe kerkoj ndjese, vendosa te shkruaj vetem per disa nga ato ngjarje qe une i dij per Bacen Sali Ramadani – Kerçova, s’i vijon: – Ky veprim patriotik, s’i deputet i Parlamentit te FYROM-it (ne v. 1997), ishte kulmi i veprimtarise patriotike, te filluar qe ne rinine e Tij; – Ne vitet 60-te, posa e perfundon Fak. Juridik ne Universitetin e Zagrebit, ishte denuar me burgim…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-së, Hristian Mickoski tha pas takimit koordinues që zgjati pesë orë, tha se partia e tij është gardiane e mbrojtjes së interesave kombëtare dhe shtetërore. “Kryeministri Zaev dhe ministri Dimitrov na informuan për negociatat dhe propozimet nga Nimic, të cilat pak a shumë janë të njohura për publikun. Që tani e tutje, për procesin e drejtimit të negociatave për mosmarrëveshjen me Greqinë është bartëse qeveria. VMRO-DPMNE është një mbështetëse e fortë dhe mbetet qëndrimin se Maqedonia duhet të bashkohet me NATO-n dhe BE-në”, tha Mickoski.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras ka deklaruar se me përgjegjësi patriotike do të kërkojë një zgjidhje të pranueshme dypalëshe për çështjen e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas mediave greke, ai është betuar, duke deklaruar se është përgjegjësi e tij dhe e qeverisë greke që të mbyllen sa më shumë çështje të hapura për të ndërtuar një nam më dinamik. Kjo deklaratë vjen pas takimeve të tij me liderët e partive greke me të cilët, në takime të ndara u ka raportuar për bisedimet dypalëshe Maqedoni-Greqi rreth çështjes së emrit.

Lexo më Shumë

Në debatin e mbajtur në emisionin “360°”, ish-kryeministri Vllado Buçkovski ka folur për mundësinë e re të arritjes së një marrëveshje rreth çështjes së emrit, sidomos pas takimit Zaev-Tsipras, përcjell Telegrafi Maqedoni. https://youtu.be/VTkZ0RGxOOQ Sipas tij, duket ta kemi parasysh se rrethanat që kanë qenë në vitin 2005 kanë ndryshuar, edhe pse nuk kishim guxim në atë kohë kur Maqedonia e fitoi statusin e kandidatit, kurse u konsiderua se me marrëveshjen e përkohshme nuk do të ketë pengesa. Buçovski shprehet se do të ketë një propozim shumë më të keq, nëse edhe kësaj radhe lëshohet mundësia për të arritur pajtimin…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dha deklaratën e tij përmbyllëse pas përfundimit të Forumit të 48-të ekonomik botëror, ku tha se shtetet që janë në zhvillim kanë mundësi unike të mësojnë dhe të frymëzohen nga liderët ekonomik botëror, gjegjësisht nga ata që udhëheqin shtigjet e zhvillimit botëror, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Forumi në Davos është shumë i rëndësishëm për Repulikën e Maqedonisë dhe veçanërisht për qytetarët e vendit. Pas izolimit shumëvjeçar, liderët politik të Maqedonisë dhe rajonit, përsëri janë të pranishëm, sëbashku kanë zërin e tyre në skenën politike dhe ekonomike botërore. Qëndrimi ynë ëshë dëgjuar këtu: Ballkani Perëndimor krijon ardhmëri të…

Lexo më Shumë

Disa nga shtëpitë botuese kanë mirëpritur ndryshimet në Ligjin për tekstet shkollore të ciklit fillor dhe të mesëm dhe shprehen të gatshëm të propozojnë eliminimin e gabimeve të deritanishme në libra. Siç thonë përfaqësuesit e tyre ishte një nevojë e kamotshme të vendoset rregull për kontrollin e përkthimeve dhe përmbajtjes së teksteve shkollore duke shtuar se ligji i deritanishëm nuk kishte dhënë hapësirë që botuesit të propozojnë korrigjime ose lëshime në raste të caktuara. “Po tash ajo thënia popullore thotë kush punon edhe gabon, në këtë rast ndodhin gabime edhe te botimet, nuk e përjashtoj as veten. Edhe te librat…

Lexo më Shumë

Të akuzuarit, Dejan Boshkovski, Metodij Stojmenovski dhe Nenad Gjorgjovski, sipas Speciales, i kanë mundësuar konsorciumit, i cili më vonë e ka fituar tenderin, të kualifikohet në fazën e dytë të negociatave gjatë furnizimit publik, edhe pse nuk kanë pasur dokumentacion të plotë. Me këtë furnizim të paligjshëm, ata e kanë dëmtuar ELEM-in për rreth pesëqind mijë euro dhe ne do të dëshmojmë se të akuzuarit janë kryerës të veprës penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizim”, theksoi prokurori, Trajçe Pelivanov, para gjykatës. “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare nuk është vepër penale naive dhe nuk mund të tolerohet”,- tha Pelivanov dhe shtoi…

Lexo më Shumë

Eurokomesari Johanes Han ka pranuar përshtypjet pozitive dhe optimizmin e kryeministrit Zoran Zaev mbi takimin e tij më homologun grek Aleksis Cipras. Zaev madje i ka përcjëllë Hanit shpresën që viti 2018 të avancojë proceset euro-integrese. “Kjo ngjarje e rëndësishme, takimi me kryeministrin Cipras, ka rëndësi të madhe edhe për përparimin e proceseve euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe i bën shumë më reale pritjet se viti 2018 mund të jetë vit historik për Maqedoninë, rajonin dhe për BE-në” – deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër. Ndërsa Han e kishte vlerësuar takimin si lajm të mirë, që tregon guxim e vision. Sipas…

Lexo më Shumë