Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës, informon se dje rreth orës 17:45 një shkupjan ka paraqitur se në Kodër të Diellit, derisa janë ngjitur në mal i është përkeqësuar gjendja shëndetësore shokut të tij gjithashtu nga Shkupi dhe ka ndërruar jetë, njofton Portalb.mk. “Shkupjani 35 vjeçar V.N. ka paraqitur se në vendin “Anetat” në Kodrën e Diellit, derisa kanë qenë duke u ngjitur në mal, përnjëherë shokut të tij P.A. (58) gjithashtu nga Shkupi, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është rrëzuar pa ndjenja. Shpejtë, në vendin e ngjarjes ka arritur Ndihma e Shpejtë, të cilët e kanë konstatuar vdekjen”,…
Author: Semi
Deputeti Ilija Dimovski në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë tha se në bazë të informacioneve që i kanë mbërritur është informuar se shumica planifikon qe sot të vendosë në rend dite edhe zgjedhjen e nënkryetarëve të kryeparlamentarit duke bërë shkelje klasike të demokracisë me qëllim që Kuve di të punojë 24/7, raporton Almakos. “Fillojmë seancë qe ka rëndësi të vecantë per Maqedoninë. Tezat se Kuvendi është para një bllokade nuk jamë të vërteta. Ligji për gjuhet jo vetëm sipas VMRO-së, por edhe sipas Johannes Han nuk është në agjendën europiane. Përkrah të gjitha thyerjeve, përkundër refuzimit…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, ka akuzuar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti se po minon tryezën e përbashkët të partive shqiptare, transmeton Gazeta Lajm. Në një deklaratë për TV21, Sela ka reaguar edhe lidhur me tendencat për anashkalimin e opozitës shqiptare nga procesi lidhur me çështjen e emrit.
Pas takimit koordinues mes krerëve shtetëror që ka zgjatur më shumë se pesë orë, në deklaratat e dhëna për mediat, asnjëri nga pjesëmarrësit në takim nuk dha detaje konkrete në lidhje me propozimet e dhëna nga ndërmjetësi Matthew Nimetz, si dhe për atë a janë të pranueshme për Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Poashtu, nuk deklaruan asgjë nëse ekziston pajtim ndërmjet partive politike për çështjen e emrit, por u paralajmëruan takime tjera për koordinim të qëndrimeve për zgjidhjen e kontestit të emrit. Kryeministri Zoran Zaev pas takimit deklaroi se është optimist dhe se mund të arrihet konsenzus kombëtar për këtë çështje. Zaev…
Në rrugën rajonale nga fshati Pirok drejt autostradës Tetovë-Gostivar ka ndodhur aksident komunikacioni mes veturës “Fiat Marea” me targa të Tetovës, e drejtuar nga F.S.(52) nga Tetova dhe “Opel Zafira”, e drejtuar nga J.S. (39) nga fshati Pirok. Në këtë aksident vozitësit nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa 5 bashkëudhëtarët tjerë, 3 nga fshati Pirok dhe dy nga Tetova, kanë marrë lëndime trupore dhe pas ndihmës mjekësore në Spitalin e Tetovës janë lëshuar për shërim shtëpiak. Sipas të dhënave fillestare, shkak për këtë aksident është tejkalimi i pakujdesshëm, ndërsa dëmi material do të vlerësohet më tej.
Zv. kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev ka marrë pjesë në Ditën kombëtare të serbëve në Maqedoni, ku është shprehur për miqësi Maqedoni-Serbi. Sipas tij, popujt serb e maqedonas kanë të kaluar të përbashkët, të tashme, dhe të ardhme më të mirë të përbashkët, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai tha se Qeveria e Maqedonisë do të punojë në drejtim të krijimit të miqësisë së fuqishme me të gjithë fqinjët, duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe mirëkuptimi./
Portali emagazin.mk ka publikuar një shkrim kritik rreth çështjes së emrit të Maqedonisë. Ky shkrim follon me pesë propozimet e përfolura në media, si Maqedonia e epërme, e Vardarit, Shkupi, e Veriut. Portali ngre dilemën nëse vërtetë do të ndryshohet emri i Maqedonisë, për të vazhduar me kritika rreth partive politike maqedonase, që sipas tyre nuk kanë arritur që me vite të ndërtojnë një pajtim kombëtar për t’u kujdesur për interesat kombëtare, e jo, siç thonë në shkrim, për xhepin e tyre. Emagazin.mk shkruan se LSDM dhe OBRM-PDUKM u pajtuan për çështje të harxhimeve rrugore, si edhe për gjëra tjera,…
Ndërmjetësuesi i OKB-së për çështjen e emrit, Matthew Nimetz ka deklaruar për gazetën greke “Kathimerini” se takimi Zaev-Tsipras është e një rëndësie historike, dhe se ka një dinamikë për të arritur një ujdi, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tij, përmes një bashkërendimi dhe bashkëpunimi ndërmjet bashkësisë ndërkombëtare, OKB-së, Washingtonit, Brukselit e Berlinit, mund të arrihet një pajtim për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë. Nimetz ka theksuar se tashmë mund të kalohet në një proces të shpejtë për të arritur rezultat pozitiv për disa muaj, e ndoshta edhe më herët./Telegrafi/
Aksident i rëndë në autostradën Shkup-Tetovë është rrokullisur një veturë pas humbjes së kontrollit përcjell Tetova1. Aksidenti ka ndodhur para disa minutave ku shoferi i një veture ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur. Në bazë bazë të informacioneve që kemi dëmet janë vetëm materiale. Policia ka arritur në vendngjarje dhe po heton rastin./Tetova1
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ku propozon që çështja e emrit të zgjidhet sipas modelint të Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tij, të dy qeveritë duhet të arrijnë një pajtim, e më pastaj ratifikim në të dy kuvendet. Ahmeti konsideron se moment më të mirë se ky i tanishmi nuk ka dhe sqaron se Qeveria do të bisedojë për të arritur një ujdi, e jo vetëm për të biseduar. Lideri i BDI-së ka theksuar se termi “Maqedonia” nuk parraqet kërcënim për integritetin territorial dhe sovranitetin e…
Dy persona deri tani të panjohur dhe të armatosur me revole, mbrëmë kanë plaçkitur një dyqan në rrugën “Skupi” në Shkup. Si që ka njoftuar MPB-ja, ngjarja është paraqitur nga një e punësuar në dyqan rreth orës 21, transmeton Medial.mk. Plaçkitësit kanë hyrë në dyqan, derisa ajo dhe kolegia e saj kanë qenë në njërën nga kasafortat, kanë marrë paratë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Mëngjesin hershëm të ditës së sotme ka ndodhur një përleshje me thikë para një kazinoje në qytetin e Prilepit. Një person nga ky qytet ka therrur me thikë dy persona tjerë, njërin në pjesën e shpinës, kurse tjetrin në stomak. Rasti ka ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit. Z.P (54) ka sulmuar personat K.R (25) dhe M.R (26). Policia ka arrestuar sulmuesin.