Author: Semi

Asociacioni për xehetari akuzoi deputetë nga shumica parlamentare se kanë propozuar ndryshime në Ligjin e karburanteve minerale. Sipas përfaqësuesve të këtij asociacioni, deputetët praktikisht do t’i mbyllin të tre minierat për plumb dhe zink, Sasa, Zletovë i Toranicë. Me ndryshimet kërkohet që të mos përdoret cianid në procesin teknologjik, gjë që sipas përfaqësuesve të sektorit të xehetarisë është procedurë e zakonshme dhe e lejuar edhe në vendet e Bashkimit Evropian. “Me zbatimin e këtyre dy neneve do të vjen deri te mbyllja e plotë e minierave në Maqedoni, nga njëra anë, por meqë minierat nuk punojnë për vete dhe nuk…

Lexo më Shumë

Banorët e Vërtekicës presin që brenda javës të realizojnë takim me përfaqësues të Inspektoratit të arsimit, me qëllim që më pas të vendosin nëse do të pranojnë të lëshojnë fëmijët e tyre që të kthehen në bankat shkollore ose jo. Ndryshe, Nxënësit e shkollës fillore “Kemal Ataturk”, në fshatin Vërtekicë, tashmë për të dytën javë me rradhë bojkotojnë mësimin për shkak se nuk duan që të pezullohet njëra nga dy paralelet ekzistuese, pas çka nxënësit nga klasa e parë deri në të katërtën do të duhet të ndjekin mësimin në një klasë të vetme. Banorët e Vërtekicës kërkojnë që të…

Lexo më Shumë

Gazeta Lajm ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me ambasadorin francez në Shkup, Kristijan Timonie. Një nga pyetjet e parashtruara në këtë intervistë ishte edhe për vrasjen e politikanit serb në Mitrovicë, Oliver Ivanoviq dhe mundësinë që kjo vrasje eventualisht të destabilizojë rajonin, duke përfshirë edhe Maqedoninë. Timonier thotë se e ka njohur personalisht Ivanoviqin deri sa ka qenë diplomat në Beograd. Në të njëjtën përgjigje, ai thotë se situata në Maqedoni është shumë më e mirë, kurse si hap të suksesshëm përmend edhe zbulimin e laboratorit të drogës në Reçicë të Vogël të Tetovës e që udhëhiqej nga një serb…

Lexo më Shumë

Shkruan: Luran Ahmeti Kur SDSM edhe përkrahësit e saj të shumte (e nder to edhe ata shqiptare) flasin për “jetë për te gjithë” a thua vallë për çfarë mendojnë? A mendojnë jetë për të gjithë, por pak më pak për ne shqiptarët? A duhet të ndjehemi rahat se s’po na e mohojnë të drejtën për jetë, duke e pranuar faktin se jeta e tyre është pak më e vlefshme se e jona, por së paku edhe ne kemi të drejtë të jetojmë. A duhet edhe ne të dakordohemi me ta se barabarësia e plotë në çdo fushe është një gjë…

Lexo më Shumë

Vitin e kaluar kanë ndodhur gjithsej 13 sulme ndaj policëve të Sektorit të Punëve të Brendshme (SPB) të Tetovës që mbulon edhe Gostivarin, ku janë përfshirë 16 persona, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ky numër paraqet rritje, krahasuar me vitin 2016, kur kishte vetëm nëntë, bëri të ditur Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB të Tetovës. Ai sqaroi se të gjitha rastet janë zbardhur dhe për këto raste janë ngritur 14 kallëzime penale. Sulmuesit ishin të rritur, kurse sulmet kanë përfunduar me një të lënduar rëndë, dhe 18 lëndime të lehta. Gjatë vitit të kaluar ka patur 29 raportime për fyerje dhe shpërdorime…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës, informon se dje  rreth orës 17:45 një shkupjan ka paraqitur se në Kodër të Diellit, derisa janë ngjitur në mal i është përkeqësuar gjendja shëndetësore shokut të tij gjithashtu nga Shkupi dhe ka ndërruar jetë. “Shkupjani 35 vjeçar V.N. ka paraqitur se në vendin “Antenat” në Kodrën e Diellit, derisa kanë qenë duke u ngjitur në mal, përnjëherë shokut të tij P.A. (58) gjithashtu nga Shkupi, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe është rrëzuar pa ndjenja. Shpejtë, në vendin e ngjarjes ka arritur Ndihma e Shpejtë, të cilët e kanë konstatuar vdekjen”, thuhet…

Lexo më Shumë

Nga fundi i javës së kaluar, një person është paraqitur para Gjykatës rajonale në Tübingen të Gjermanisë, pasi gjatë një dasme në Riederich kishte kryer vrasje me thikë. Gjatë gazmendit familjar në korrik të vitit të kaluar, një shtetas 35-vjeçar i Maqedonisë është zënë me një bashkëkombas te vetin 30-vjeçar, duke nxjerrë papritmas një thikë me të cilën e ka goditur në pjesën e sipërme të trupit, thuhet në aktakuzën e ngritur ndaj tij. Një ditë më vonë, viktima ndërron jetë, shkruan „Tag24“, përcjellë Shtegu.com. I arratisuri që fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes, më vonë është arrestuar. Sipas…

Lexo më Shumë

Çmenduria e nacionalistëve të VMRO-DPMNE nuk ka fund. Deputetët e saj jo vetëm se kanë paralajmëruar se me mijëra amendamente do ta bllokojnë rivotimin e ligjin për gjuhët, pasi kryetari i shtetit Gjorge Ivanov nuk e kishte dekretuar, tani në mbledhjen e sotme të Kuvendit përpiqen me mish e me shpirt të pengojnë edhe vendosjen e ligjit në rend dite. Aktualisht dhjetëra deputet të VMRO-DPMNE janë rreshtuar në foltore për intervenim procedural për të argumentuar kinse arsyen pse nuk duhet të vihet në rend dite ligji për gjuhët, i cili zgjeron gamën e përdorimit të gjuhës shqipe në organet pushtetit…

Lexo më Shumë

Integrimi i Maqedonisë në BE dhe procesi i reformave kanë qenë në fokus të takimit mes kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijn Mickoski dhe eurokomesarit Johannes Hahn, të cilët takimin e realizuan në kuadër të vizitës së opozitës në Bruksel. Mickoski pas takimit tha se e ka njoftuar eurokomesarin për proceset reformuese në vend, që sipas tij kanë mbetur mbrapa, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas Miskoskit, qeveria zbaton reforma të këqija ekonomik, ndërsa nuk ndodh asgjë në lidhje me reformat në drejtësi dhe sistemin gjyqësor. Mickoski shtoi se e ka njoftuar Johannes Hahnin për takimin mes krerëve shtetëror, që para disa ditëve u…

Lexo më Shumë

Një këngëtare ruse e cila viteve të fundit ka jetuar në Maqedoni do të pajiset me shtetësi të Maqedonisë. Burime qeveritare kanë thënë për disa portale se Viktoria Loba, këngëtare ruse që ka jetuar dhe krijuar më shumë se 10 vite në vend për qëllime të interesit shtetëror do të përfitojë shtetësinë, por siç thuhet ajo plotëson edhe kushtet për posedimin e saj, edhe pse kjo nuk është faktuar me dokumente. Por nga ana tjetër, janë me qindra familje shqiptare që ende përballen me këtë problematikë. Ka familje dhe familjar që mbi 60 vite jetojnë, punojnë, kanë kryer të gjitha…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim është kundër mbajtjes së referendimit në vend në lidhje me çështjen e emrit. Qëndrimin e ka bërë të ditur sot, zëdhënsi i partisë Bujar Osmani. “BDI është që të mos ketë referendum në Maqedoni për çështjen emrit. Mendojmë se kjo do të nxiste mbajtje të referendumit edhe në Greqi, gjë e cila do të zvarriste zgjidhjen e problemit me çështjen e emrit”, deklaroi Bujar Osmani, i cili është edhe zëvendëskryeministër./SHENJA/

Lexo më Shumë

Përshkak se morri pjesë në natën e përgjakshme dhe të dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë me 27 prill, Ministria e Brendshme shkarkon Alen Zekirov. Zekirov ishte ish-truproja personale i Sasho Mijalkov, për të cilin tri ditë më parë u morrë vendimin e shkarkimit nga DSK-ja, ku nga viti 2015 ai punoi si kryeinspektor në sektorin e antiterrorizmit, përcjell Antpress. “Pas procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore për shkelje të rendit të punës dhe disiplinës, në propozimin e Komisionit për vendosjen e përgjegjësisë disiplinore të sigurisë dhe kundërzbulimit, nga Ministri i Punëve të Brendshme është sjellë vendimi me të cilën A.Z. i…

Lexo më Shumë