Author: Semi

Gati 60 për qind e grekëve ju pengon termi “Maqedonia”, që të përdoret në emrin e ri të shtetit, tregojnë rezultatet e anketës më të re të realizuar në Greqi. Nga anketa e njëjtë, 35 për qind e grekëve të anketuar deklaruan se nuk kanë asgjë kundër përdorimit të termit “Maqedonia” në emrin e ri, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas hetimeve që realizoi Instituti “Puls” për televizionin grek “Akcija 24”, 59 për qind e të anketuarve kanë thënë se nuk duan të përdoret fjala “Maqedoni” në emrin e shtetit. Ndërsa gati 65 për qind e të anketuarve kanë përshtypje pozitive për…

Lexo më Shumë

Në seancën e pestë të këshillit të qytetit të Shkupit, kryetari I Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov ka hequr nga rendi I ditës propozim ligjet në të cilët ishte paraparë ndryshimi I çmimit të ujit. Bëhet fjalë për tre pika, më saktësisht Propozim-Vendimin për dhënien e pëlqimit të Vendim për përcaktimin e tarifës për furnizimin me ujë të pijshëm ose furnizim me ujë të NP “Uji dhe Kanalizimet” – Shkup për periudhën e rregulluar 2018-2020; Propozim Vendimi për dhënien e pëlqimit për propozim-Vendimin për përcaktimin e tarifës për grumbullimin dhe deponimin e ujërave të ndotura urbane të NP “Ujë dhe…

Lexo më Shumë

Ka provuar shumë barna por shpëtimin e gjeti vetëm tek vaji i kanabisit. Filip Dostovski në moshën 15 vjeçare u diagnostikua me sëmundjen e kancerit. Pas kësaj vendosi që vetë të prodhojë vaj nga kanabisi edhe pse në vendin tonë para pak kohe ishte i ndaluar ligjërisht përdorimi i këtij vaji. Filip Dostovski më tej thotë se lloji i kanabisit që rritet në Maqedoninë lindore ndikon në të gjitha sëmundjet auto-imune, diabeti, alergjitë, pickimet nga insektet dhe të djegurat. “Nga kanabisi mund të prodhohet benzinë, ushqim dhe që është më kryesore ilaç. Kemi ilaç të gatshëm këtu, pa pagesë. Ky…

Lexo më Shumë

Shteti nuk mund të kërkojë TVSH nga personat fizik derisa nuk rregullohen dhe përkufizohen paqartësitë e mëdha si dhe çështjet e hapura lidhur me këtë problematikë. Ky është qëndrimi i trembëdhjetë organizatave joqeveritare të cilat ftojnë për debat publik, sepse siç thonë, sistemi aktual krijon revoltë, mosbesim dhe pasiguri juridike tek qytetarët. Sipas Marjan Nikolov nga Qendra për analiza ekonomike, këtu ekzistojnë disa aspekte problematike. “Obligues i TVSH-së është kryerësi i veprimtarisë ekonomike ndërsa askund nuk përkufizohet se çfarë nënkupton kjo veprimtari ekonomike”, shprehet Nikolov. “Organet shtetërore në Republikën e Maqedonisë duan me forcë, pa përgatitje, pa shpjegim, të bëjnë diçka që…

Lexo më Shumë

Personat e parë të Gjykatës së Lartë, të Apelit dhe të Penales në Shkup do të jenë pjesë e një këshilli që do të merret me zbatimin e reformave në gjyqësi. Kështu ka paralajmëruar kryeministri Zoran Zaev që do të jetë udhëheqës i këtij trupi, përcjell Telegrafi Maqedoni. Përpos tyre, është planifikuar që pjesë e këtij trupi të jenë edhe prokurorja speciale Katica Janeva dhe kryeprokurori Ljubomir Joveski. Megjithatë, Gordan Kallajxhiev i cili e braktisi këtë trup, nuk beson se do të ketë ndonjë rezultat pozitiv. Ai shprehet për 24Vesti se shteti k anevojë për trup këshillues, kurse problemi qëndron…

Lexo më Shumë

Kryetari i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos ka deklaruar se mbështet perspektivën europiane të Maqedonisë, megjithatë ai ka disa vërejtje, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tij, perspektiva varet nga përdorimi i emrit të shtetit që nuk duhet të përcjell irredentizëm dhe që nuk shkel status-quo-në e kufijve të tanishëm. Ai kërkon që Maqedonia të heqë dorë nga irredentizmi, e më pastaj të ketë reforma në sistemin ligjor. Pavlopoluos konsideron se vetëm kështu sigurohen integrimet në NATO dhe BE.

Lexo më Shumë

Ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic, në vizitat e tij sot dhe nesër në Athinë e në mesjavë në Shkup do të informohet rreth hapave që kanë ndërmarrë të dy qeveritë për të harmonizuar qëndrimet për zgjidhjen e kontestit me të gjithë aktorët politikë në të dy vendet. Nimic fillimisht në Athinë do të takojë kreun grek të ekzekutivit, Aleksis Cipras, dhe shefin e Diplomacisë greke, Nikos Kocijas. Takimi i Nimicit në Greqi vjen në një kohë kur në vend nuk ka një qëndrim të njëjtë për këtë çështje as mes partnerëve të koalicionit qeveritar. Nga partia “Grekët e pavarur” tashmë…

Lexo më Shumë

Zyra e Jashtme për çështje Kriminale ka kallëzuar penalisht shtetasin shqiptar, T.R (27) nga Sheqerasi, Shqipëri për shkak të dyshimit për kryerjen e një krimi për prodhimin, posedimin dhe trafikimin e paligjshëm të armëve ose materialeve shpërthyese. I kallëzuari ka qëndurar në Resnjë, ku edhe është bërë kontroll nga ana e policisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në shtëpinë e D.N., në dhomën ku ishte duke qëndruar i denoncuari u gjetën 38 plumba me kalibër 9 mm dhe 30 plumba me një kalibr të 7.62 x 25 mm.

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit ka ndërprerë punimet për zgjerimin e bulevardit “Hristijan Todorovski Karposh, i cili duhej të lidhë lagjet shqiptare me qarkoren e kryeqytetit. Para zgjedhjeve lokale, ish kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, bashkë me ish kryetarin e Çairit, Izet Mexhiti, në mënyrë pomopoze shënuan nisjen e punimeve për zgjerimin e bulevardit, i cili pritej të shkarkojë trafikun në këtë pjesë të qytetit, shkruan Almakos. “Punohet në disa projekte të përbashkëta apo që janë investime nga Qyteti i Shkupit në Komunën e Çairit, siç është zgjerimi i rrugës së ‘Jahja Pashës’ apo ‘Cvetan Dimov’, që është në realizim e sipër…

Lexo më Shumë

Shërbimi profesional i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) do të organizojë Ditët e hapura në KSHZ për qytetarët e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ky aktivitet mbahet me rastin e Ditës botërore të zgjedhjeve që shënohet çdo vit në ditën e enjte të parë të muajit shkurt, që këtë radhë bie të jetë 1 shkurt. KSHZ-ja mirëpret qytetarët e interesuar për të diktur diçka më shumë, për të përcjellur prezantime edukative informuese.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se Shqipëria ndjek me vëmendje negociatat mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit të Maqedonisë. Këto negociata, sipas tij, do ti hapnin rrugën Maqedonisë, për të rifilluar procesin e integrimit euro-atlantik. Këtë deklaratë kryeministri i Shqipërisë, Rama e bëri gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, pas kthimit nga pjesëmarrja në Forumin Ekonomik të Davosit. “Ne ndjekim me shumë simpati edhe ecurinë pozitive të procesit të dialogut mes fqinjëve tanë jugor dhe Maqedonisë. Urojmë dhe shpresojmë që të ketë një finalizim të negociatave që do ti hapnin rrugë Maqedonisë, me një emër…

Lexo më Shumë

E akuzuar për evazion tatimor, e njohur për blerjet e shtrenjta, Ivona Talevska do të ulet në bankën e të akuzuarve më 19 shkurt, kur edhe fillon gjykimi për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), “Tifani”. Ajo ka tentuar që përmes firmës Smart, t’u ikë tatimeve gjatë periudhës 2008-2014, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjatë kësaj periudhë, firma nuk ka paguar mbi 35 mijë euro tatim, kurse Talevska nuk ka paguar mbi 15 mijë euro tatim.

Lexo më Shumë