Dhjetëra protestues janë grumbulluar para Kuvendit të Maqedonisë për të shprehur revoltën e tyre ndaj vizitës së ndërmjetësit Matthew Nimetz, i cili po qëndron disa metra larg në Holidey In. Nimetz dje dhe pardje ka qëndruar në Athinë, ku ka realizuar takime me krerët shtetëror në Greqi, ndërsa sot ka arritur në Shkup për të njëjtin qëllim, njofton Telegrafi Maqedoni. “Nimetz të ndalojë të jetë pjesëmarrës në gjenocidin dhe shkatërrimin e popullit dhe shtetit maqedonas. Do të luftojmë me gjitha mjetet për kthimin e sovranitetit dhe do të ketë revizion të të gjitha vendimeve kontestuese për interesat e shtetit”, thanë…
Author: Semi
Qeveria ende i shqyrton opsionet rreth Qendrës së re Klinike në Shkup, nëse do të ngelet në lokacionin ekzistues ashtu siç ishte planifikuar që një pjesë e klinikave të marrin lokacione të reja ose të zbatohet procedurë e re për Qendrën të re Klinike me lokacion të plotë, njofton Portalb.mk. Ashtu siç tha kryeministri Zoran Zaev, i cili sot në Kuvend, gjatë seancës së pyetjeve të deputetëve, nëse zbatohet projekti të cilin e ka promovuar qeveria paraprake sipas së cilës parashihet lokacion i njëjtë dhe ajo do të kushtonte 85 milionë euro në të cilin paket bien edhe spitale tjera,…
Këshillat penale pranë Gjykatës Themelore Gjykata 1 – Shkup të cilët procedurojnë me kërkesat e parashtruara nga Gjykata, lidhur me Ligjin e amnistisë i miratuan vendimet e para të cilat gjatë ditës do të parashtrohen tek institucionet kompetente të burgjeve prej ku edhe janë marrë kërkesat, njoftoi Gjykata Themelore Shkup 1. Duke pasur parasysh numrin e madh të kërkesave që vazhdojnë të mbërrijnë në Gjykatë, këshillat penale vazhdojnë me punën dhe vendimet e marra menjëherë do t’i parashtrojnë tek institucionet kompetente me qëllim që të respektohet vendosja e afatit ligjor.
Nxënësit е klasës së parë në 366 shkolla ku mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe, do të furnizohen me 60.000 libra me fotografi me qëllim të rritjes së aftësive për lexim. Ky aktivitet është pjesë e projetit të Fondacionit për inicinativa arsimore dhe kulturore “Hap pas Hapi” dhe fondacionit “MoneyGram”, qëllimi i së cilës është përmirësimi i shkathtësive matematikore dhe gjuhësore të nxënësve. Projekti u promovua sot, ngjarje në të cilën mori pjesë edhe Zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, i cili me këtë rast falënderoi realizuesit e projektit dhe gjithë faktorët shoqëror të cilët…
Një polic nga qyteti i Kumanovës është kthyer mbrëmë në shtëpi dhe e ka rrahur bashkëshorten e tij 31 vjeçare. SPB në Kumanovë bën të ditur polici ka qenë i dehur kur është kthyer në shtëpi. Fillimisht ka patur një zënkë verbale, e më pastaj polici e ka rrahur bashkëshorten, e cila ka humbur vetëdije, përcjell Telegrafi Maqedoni. Polici është arrestuar, ndërkaq kolegët e tij të punës ia kanë marrë pistoletën, dy karikator për pistoletë, me 30 plumba.
Qytetarët e Maqedonisë më tepër e preferojnë Vlaldimir Putinin për lider të Maqedonisë, se sa presidentin amerikan, Donald Trump. Në pyetjen se cili do të dëshironin të jetë lider i Maqedonisë, Trump ose Putin, 29 për qind e të anketuarëve janë përcaktuar për presidentin rus, kurse 18 për qind për Trump, tregon anketa “Lidershipi Global” realizuar nga Gallup International. Megjithatë, 46 për qind e të anketuarëve në Maqedoni kanë thënë se nuk e dëshirojnë si lider as Putinin as Trumpin, shkruan Gazeta Lajm. Në vendet e rajonit, përkrahje më e madhe ndaj presidentit rus utin vërehet në Greqi (59 për qind),…
Këshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e sotme i zgjodhi Marija Gjorgevan, Engjëllushe Kadriu – Leshin, Ivana Trajçevan dhe Valentina Bislimovska për prokurore të reja në Prokurorinë Publike Themelore për krim të organizuar dhe korrupsion, deklaroi kryetari i Këshillit, Kole Shteriev. Në PPTH për krim të organizuar nga përbërja paraprake mbeten prokurorët Vilma Ruskovska, Naum Panovski dhe Suzana Mirçevska. Katër prokurorëve u skadoi paraprakisht mandati, kështu që ata kthehen në prokuroritë prej nga kanë ardhur.
Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, mori pjesë në shënimin e 10-vjetorit të themelimit të Këndit Amerikan në Tetovë. Në shënimin e këtij viti jubilar të Këndit Amerikan në Tetovë të pranishëm ishin edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, ekselenca e tij, z. Jess Baily, si dhe shumë personalitete të tjera publike. Universiteti i Tetovës gjatë këtyre viteve ka pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me Këndin Amerikan në Tetovë dhe bashkërisht kanë organizuar disa aktivitete me karakter edukativ, arsimor, social, kulturor e sportiv. Në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për këtë bashkëpunim mes Universitetit…
Nga viti i ardhshëm, në Maqedoni do të ketë edhe vaksina nëntëvalentëshe kundër virusit HPB, e cila mund të merret në cilëndo moshë që është personi, përcjell Telegrafi Maqedoni. Risia e kësaj është se me këtë vaksinë mund të imunizohen edhe meshkujt, me qëllim të mbrojtjes së partnereve të tyre nga ky virus që bartet përmes marrëdhënieve seksuale. Përmes kontrolleve në qafën e mitrës, ky virus është hasur tashmë te tre femra. Në vitin 2017, në 27 mijë gra të kontrolluara, në 13% e tyre është virusi HPV.
Gjykata Penale sot miratoi aktakuzën për lëndën e Prokurorisë Speciale të njohur si “Lëndina”, në të cilën i akuzuari i parë është Dragan Pavlloviq-Llatas, së bashku me Srgjan dhe Xvezdan Pavlloviq, për ndërtime të paligjshme të tre shtëpive në Zelenikovë. Gjatë periudhës prej korrikut të vitit 2011 deri më janar të vitit 2013 në Komunën e Zelenikovës, në kundërshtim me Ligjin për ndërtime, pa miratime që jep organi kompetent kanë ndërtuar tre shtëpi, në tokën e cila është nën pronësi të tyre.
Qeveria e Maqedonisë ka shpallë konkurs për drejtorë dhe zv.drejtor në një numër të konsiderueshëm të institucioneve ku do të mund të konkurrojnë të gjithë qytetarët që i përmbushin kriteret e parapara. Bëhet fjalë për, postet udhëheqëse të Drejtorisë për të Ardhura Publike, Doganës, Byros për Prokurime Publike, Qendra për menaxhim me kriza, Fondit të Shëndetësisë etj. Ministri Venko Filipce paralajmëroi se gjatë javës së ardhshme do të emërohen drejtor të ri nëpër klinikat ku kanë udhëhequr kuadro të Aleancës për Shqiptarët. Nga ana tjetër Qeveria ka shkarkuar Aleskandër Donev nga posti i drejtorit të Agjencisë për Turizëm për shkak…
Qeveria e Maqedonisë mbrëmë miratoi Strategjinë gjithëpërfshirëse për arsim 2018-2025, si edhe Planin aksional, të përpiluara me mbështetje financiare dhe teknike të Bashkimit Evropian, përmes një procesi konsultimesh me ekspertë, arsimtarë, profesorë, përfaqësues të institucioneve publike, OJQ-të, etj. Arsimi parashkollor Në strategji thuhet se arsimi parashkollor nuk është i kënaqshëm dhe se sitemi ka mangësi për përfshirjen e fëmijëve me nevoja të posaçme arsimore. -Kushtet për mësim në shtëpitë parashkollore janë të pakënaqshme. -Standardet e tanishme për arsim të hershëm dhe zhvillim të fëmijëve duhet të rishikohen. -Sistemi vuan nga numri i vogël i kuadrove në shtëpitë parashkollore. -Nuk ka…