Maqedonia do të sjellë ligj të ri për sigurimin e nivelit të lartë të sigurisë në rrjetet dhe sistemet informatike i cili do të harmonizohet me standardet e BE-së. Ministritë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, e Mbrojtjes dhe e Punëve të Brendshme punojnë në vlerësimin e pjekurisë së kapaciteteve për siguri kibernetike në shtet me mbështetje të Bankës Botërore dhe ekspertë nga Qendra globale për kapacitete në sferën e sigurisë informatike në Universitetin Oksford. Në raportin që do të përgatitet, do të japin rekomandime për përmirësim të kapaciteteve në sferën e sigurisë informatike, në drejtim të marrjes së një hapësire…
Author: Semi
Prokuroria Themelore në Shkup ka marrë lëndën lidhur me vdekjen e lehonës shqiptare Dëbora Xhmbazi nga Kërçova në spitalin privat “Sante Plus”. Prokurori i përgjithshëm kompetent nga Prokuroria themelore e Shkupit ka sjellë urdhër për mbledhjen e të dhënave dhe dokumenteve të nevojshme, transmeton Gazeta Lajm. Pas shqyrtimit dhe analizimit të materialit dhe pas marrjes së protokollit nga Instituti i mjekësisë ligjore, kriminalistikës dhe mjekësisë deontologjike, do të ndërmerret një vendim.
Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se ka pasur aksident komunikacioni, në të cilin ka marrë pjesë makina e ish-kryetarit të Karposhit, Stevçe Jakimovski, por sipas MPB-së ai nuk ke ka vozitur makinën. “Sot në orën 13 në bulevardin “M.T Gologanov” në Shkup, ka ndodhur aksident komunikacioni mes makinës “BMW” me targa të Shkupit e drejtuar nga E.J (53) dhe motoçikletës me targa të Shkupit e drejtuar nga Gj.A (37). Gj.A me makinën e Nihmës së Shpejtë është transferuar në Qendrën për Urgjencë. Ndërsa policia për momentin po kryen hetime në vendin e ngjarjes”, thonë nga MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni.…
Një person i panjohur nën kërcënimin me pistoletë, mbrëmë ka kryer një plaçkitje ndaj një të punësuare në bastoren sportive në fshatin Jurumleri të Shkupit. Ai ka arritur të merr një shum të konsiderueshme parashë prej 100.000 denarëve dhe është larguar menjëherë në drejtim të paditur, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga MPB-ja informojnë se rasti është denoncuar në orën 21:50 të mbrëmjes së djeshme dhe se po ndërmarrin masa për kapjen e autorit.
Grushta pas një zënke lidhur me kontestin e emrit të Maqedonisë ka ndodhur dje në burgun e Idrizovës midis dy të burgosurve, njoftoi portali Dosie. Incidenti ka ndodhur në njësinë gjysmë të hapur të burgut, kur të burgosurit po diskutonin temën e ndryshimit të emrit. Por pas tensioneve dhe ngritjes së zërit, ngjarja ka kulmuar, me ç’rast dy të burgosur janë përleshur fizikisht. Drejtoria e burgut ka regjistruar incidentin duke theksuar se është një rast banal që ka kulmuar me dhunë fizike. Njëri nga të burgosurit më të dëmtuar ka përfunduar në burg, për shkak të thyerjes së ashtit të…
Një pjesë e objekteve të cilat gravitojnë rreth sheshit Maqedonia, nuk do të bëhen me fasadë baroku. Bëhet fjalë për ndërtesat në rrugët “Dimitria үupovski”, “Nikolla Vapcarov” dhe rruga “Maqedonia”, për të cilët administrata paraprake e Qytetit të Shkupi të udhëhequr nga ish kryetari Koce Trajanovski, nisi procedurë për rikonstruim baroku, njofton Portalb.mk. Disa prej këtyre ndërtesave tanimë janë me fasada, por ato që nuk janë do ta mbajnë pamjen aktuale. Kjo është e vendosur dje në seancën e Këshillit të QYteitt të Shkupit. Pas propozimit të kryetarit Petre Shilegov, shumica e këshilltarëve në kuvendin e qytetit e kanë shfuqizuar programin…
Gjatë pasditës së djeshme, në një shtëpi në Shkup ka ndodhur një eksplodim që ka lënduar rëndë një person. 64 vjeçari M.S është lënduar derisa po kryente një proces saldimi, që si pasojë ka shkaktuar një shpërthim zjarri. Fqinjët kanë reaguar dhe e kanë shuar zjarrin. I lënduari është dërguar në Qendrën emergjente në Shkup dhe është në rrezik jete.
Mevlüt Çavuşoğlu Shtetet e Bashkuara janë të lidhura me Lindjen e Mesme nga interesat, por Turqia vetëm me Sirinë dhe Irakun ndan kufirin rreth 1290 km. Në këtë gjeografi dhe më gjerë, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë qëllimin e mposhtjes së organizatave terroriste që kërcënojnë kombet tona. Daesh (ose i ashtuquajturi Shtet Islamik) ka qenë armiku ynë i përbashkët dhe fitorja kundër grupit nuk mund të ishte e mundur pa kontributin aktiv të Turqisë. Këto kontribute vazhdojnë edhe pse grupi është mposhtur ushtarakisht si në Irak dhe Siri. Ushtria turke ne vitin 2016 ishte vendimtare në çlirimin e qytetit…
Sipas hulumtimeve që kam berë dhe dokumentave që kam gjetur në Arhivin e Stambollit, analizuar e krahasuar me dokumentat e deritashme , del se Skënderbeu (Gjergji) ka qenë i Gjonit dhe Gjoni i Gjergjit, dmth se Skënderbeu ka pasur emrin e gjyshit të tij. Në kohën kur Gjon Kastrioti e trashëgon dhe zavendëson babin e tij dhe vjen në krye të principatës së Kastriotëve, i gjen kufitë dhe terrritorin e kësajë principate shumë të zgjëruar. Kësajë principate i ka takuar edhe territori i dy Dibrave po edhe territore të tjera jashta Dibrave. Pikërisht në këtë kohë, dmth. fundi i sh. XIV, Gjoni…
bdylfeta Alimit i dyshuar për “cenim terrorist të rendit kushtetues” për 27 prillin e përgjakshëm të vitit kaluar i vazhdohet masa e paraburgimit para skadimit të paraburgimit aktual. Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit tij nën arsyetimin se i njëjti mund të ndikojë në hetim. Alimi dyshohet për mos veprim, përkatësisht për mos pengimin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët dyshohen të kenë hapur dyert e Kuvendit. Megjithatë ligji për Parlamentin përcakton qartë dispozitat kur nëpunësit e sigurimit në Kuvend mund të marrin masa ndaj deputetëve. Sipas nenit 236, nëpunësit e sigurimit nuk mund…
Padia e kryetarit të Sarajit Blerim Bexheti kundër ish deputetit të PDSH-së Bekim Fazliu për ofendim dhe shpifje, sot duhej të shqyrtohej nga e para, por edhe seanca e sotme gjyqësore u anulua shkaku se gjykatësi Nuhi Rrustemi ishte në pushim mjekësor. Kontesti civil është vendosur që të rifillojë nga e para në fund të vitit të kaluar, dhe sot duhej të ishte seanca e parë, por Gjykata Themelore Shkupi2 njoftoi se seanca është caktuar të mbahet më 23 prill.Në kohën kur ka qenë ministër i Drejtësisë, Blerim Bexheti e ka paditur atëherë deputetin Bekim Fazliun për shpifje. Kjo pasi ai nga foltorja e Kuvendit ka…
Sot rreth orës 15:15 në rrugën “B.Paroviq” në Shkup, në afërsi të berberhanes “Presheva” , T.A (rreth 35 vjeç) është plagosur me armë zjarri, me ç’rast është dërguar në spitalin “Shën Naum Ohridski”, transmeton gazeta Lajm. Shërbimet policore janë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur 4 plumba. Po merren masa për zbardhen e rastit.