Author: Semi

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë priti në një takim përfaqësuesin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara në bisedimet për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Matthew Nimetz, raporton Anadolu Agency (AA). Kreu i BDI-së takimin e vlerësoi me një rëndësi të madhe dhe në një situatë vendimtare në proceset paqësore jo vetëm në Maqedoni, por në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. “Shfaqa disa nga mendimet dhe opinionet vendore, si dhe ato të shqiptarëve, me çka do e mbështesim zotin Nimetz në këtë mision të rëndësishëm. Shpresojmë që në…

Lexo më Shumë

Deponia “Drislla” e cila nga ambientalistët konsiderohej si një ndër ndotësit më të madh të ajrit në vend, për minisitrin e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku, është ndër deponitë me kushte më të mira. Duraku më tej premton aksion për mbylljen e deponive të egra në të gjithë territorin. “Neve me deponitë e egra kemi probleme në tërë territorin e Maqedonisë, kurse Drislla është njëra prej më të avancuarave nga deponitë tjera. Ministria e Ambientit Jetësor është duke punuar me një dinamikë shumë të madhe që ne të fillojmë dhe të realizojmë projekte për mbyllje e deponive të…

Lexo më Shumë

Pas bisedimeve në Shkup, ndërmjetësi Methju Nimic përmes telefonit ose në takimin në Selanik, do ta njoftojë negociuesin grek Vasilakis për takimet me kreun shtetëror të Maqedonisë, publikoi televizioni shtetëror grek ERT, pak pas përfundimit të pres konferencës së përbashkët të Dimitrovit dhe Nimicit. Mediat greke, në raportimet pas takimit të Nikolla Dimitrov dhe Methju Nimic, theksin e vunë në deklaratat e shefit të diplomacisë së Maqedonisë se jemi maqedonas dhe flasim gjuhë maqedonase dhe se nëse preket identiteti, nuk ka zgjidhje. “Bomba”, “torpedo”, “raketa” janë fjalët që gazetarët grekë i përdorin për t’i bartur qëndrimet e ministrit të Punëve…

Lexo më Shumë

Në botë është vërejtur rënie e përgjithshme e sundimit të së drejtës, veçanërisht të të drejtave themelore të njeriut, tregon analiza më e mirë e projektit botëror të drejtësisë. Sipas indeksit të sundimit të së drejtës, në listën e 133 shteteve nga e gjithë bota, Maqedonia radhitet në vendin e 57-të. Më keq e radhitur nga shtetet e rajonit është Serbia, e cila gjendet në vendin e 76-të. Ndërsa më mirë e vlerësuar nga vendet ballkanike është Sllovenia – e cila ndodhet në vendin e 26-të, më pas Rumania në vendin e 29-të, Kroacia e 35-ta. Sipas sundimit të së…

Lexo më Shumë

Drejtoria për të ardhura publike ju bën thirrje qytetarëve deri më 15 mars të paraqesin të ardhurat vjetore tatimore nëse në vitin 2017 kanë realizuar të ardhura shtesë në vend dhe jashtë vendit. Siç informojnë, duhet të paraqiten të ardhurat e realizuara në bazë të çmimeve, bonuseve dhe kompensimeve tjera nga marrëdhënia e punës, qirave (dhënia e pronës – qira), të drejta autoriale dhe të drejta nga pronësia industriale, dividendët, pjesëmarrje në përfitime dhe interesa nga huat të dhëna personave fizikë dhe juridikë, përfitime kapitale nga shitja e pjesëmarrjes në kapital dhe pronë të patundshme, përfitime nga lojërat e fatit,…

Lexo më Shumë

Skender Rexhepi- Zejd, sekretar i Lëvizjes Besa, në intervistën e tij për Lajm TV ka folur për përplasjet e fundit brenda partiake në vend, procesin e përgatitjes së Kongresit të partisë (24 shkurt)… Ai ka zbuluar edhe detaje nga mospajtimet e dy fraksioneve për hyrje në Qeverinë Zaev. Sipas Zejdit, arsyetimet e Bilall Kasamit për të mos hyrë në Qeveri më LSDM-në kanë qenë të çuditshme. Zejdi ka hedhur poshtë akuzat se i a.q. grupi i Shkupit ka qenë kundër hyrjes në Qeveri. Ai për fund ka dhënë edhe qëndrimin e partisë së tij rreth çështjes së emrit, duke e…

Lexo më Shumë

Rrugët dhe hapësirat publike në territorin e komunës Çair janë të mbushura me mbeturina edhe pse nga Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale”, pohojnë se mbledhja e mbeturinave në këtë pjesë të qytetit bëhet gjashtë herë në javë, njofton Almakos. Kontejnerët për grumbullimin e mbeturinave janë të vjetruara dhe të dëmtuara prandaj mbeturinat derdhen dhe ndotin ambientin përreth. Gjendjes së keqe higjienike në komunë i kontribuojnë edhe qytetarë të pandërgjegjshëm, të cilët mbeturinat e tyre nuk i depozitojnë nëpër vendet e duhura, por i derdhin nëpër hapësira publike, rrugë, trotuare dhe parqe. Qytetarët janë të ndarë lidhur me papastërtinë në komunën Çair.…

Lexo më Shumë

Tre raste të reja me sëmundjen e fruthit janë regjistruar në Maqedoni. Nga Instituti për Shëndet Publik thonë se nga një rast janë regjistruar në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë. Zharko Karaxhovski nga ISHP, tha se njëri i sëmurë është foshnje pesëmuajshe, i dyti është i moshës 40-vjeçare dhe është vaksinuar, ndërsa rasti i fundit është fëmijë pesë vjeçarë, i cili ka pranuar një dozë të vaksinës, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nëse thamë se vitin e kaluar e mbyllëm me dhjetëra raste të fruthit dhe thamë se gjendja do të përmirësohet, fatkeqësisht kjo tregon se fruthi është akoma i pranishëm në shtet…

Lexo më Shumë

Në vend që t’ia bëjmë më të lehtë fqinjit, ne i quajmë, Cigano – shkupjanë, thotë prefekti i Selanikut dhe pyetet “a është sjellje kjo?”. Në një deklaratë për mediat lokale nga Selaniku, Janis Butaris komentoi nëse dhe çka humb Greqia, nëse vendi ynë nuk integrohet në institucionet euroatlantike. “Ne humbim shumë gjëra, e humbim dinjitetin tonë ndaj NATO-s dhe Bashkimit Evropian, nuk ia bëjmë të lehtë fqinjit, i cili është si fëmijë i vogël, kërkon që ta gjejë identitetin e tij. Dhe ne çka bëjmë? I shajmë me cigano-shkupjanë. A është sjellje kjo?, komentoi Butaris. Butaris thotë se bisedimet…

Lexo më Shumë

Ndërtimi i dy kolektorëve kryesorë për ujërat e ndotur, nga një në anën e majtë dhe të djathtë të Vardarit në rajonin qendror të Qytetit të Shkupit, parashikon projekti “Përmirësimi i infrastrukturës për ujërat e zeza në Qytetin e Shkupit” që sot e nënshkruan Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qyteti i Shkupit. Në kuadër të projektit do të ndërtohet një kolektor në anën e djathtë të bregut të Vardarit në gjatësi prej 3,5 kilometrash, ndërsa në të majtin prej 4,5 kilometrash. Në mënyrë të tillë, do të mbyllen mangësitë në rajonin qendror të qytetit dhe komunës Aerodrom…

Lexo më Shumë

Gjatë javës së kaluar (nga 22 janari deri më 28 janar), në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 1.085 të sëmurë nga gripi, që është rritje për 70 për qind krahasuar me javën para saj kur ishin regjistruar 637 persona të sëmurë, citohet në raportin që në ueb faqen e saj e publikoi Instituti për shëndet publik. Në krahasim me sezonin e kaluar kur ishin regjistruar 1.919 raste, ekziston ulje për nëntë për qind nga numri i të sëmurëve në javën e katërt të vitit. Incidenca e regjistruar këtë javë për herë të parë këtë sezon është mbi kufirin javor të…

Lexo më Shumë

Pesë anëtarë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) të cilët më parë dhanë dorëheqje për shkak të presionit publik se ishin vetëshpërblyer, kanë deponuar kërkesë për apanazhë, njofton Portalb.mk. Me marrjen e apanazhës, anëtarëve të deritashëm të KSHZ-së do t’u mundësohet marrje e rrogës deri në një vjet në vlerë prej 1,000 eurove, duke deponuar edhe rreth 12 mijë euro në llogarinë e tyre bankare. Ndër anëtarët e KSHZ-së që do të marrin apanazhë janë ish kryetari, Aleksandar Çiçakovski, anëtarja Violeta Duma dhe Igor Milev nga LSDM, Subhi Jakupi nga BDI dhe Silvana Boneva e VMRO-DPMNE-së. Apanazhë nuk kanë kërkuar Sasho Sërcev…

Lexo më Shumë