Author: Semi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është takuar me Ambasadorin e Francës në Maqedoni, Christian Thimonier Ahmeti dhe Ambasadori Thimonier bashkëbiseduan për aktualitetet politike, çështjen e emrit, ligjin për gjuhët si dhe për integrimin EuroAtlantik dhe reformat sistemore. Kompromisi i dinjitetshēm dhe i pranueshëm për të dyja palët është i arritshëm, theksoi Ahmeti. Ai gjithashtu foli edhe për patjetërsueshmërinë e vazhdimit me procesin reformues në vend.

Lexo më Shumë

Që prej nëntorit të vitit 2017, procedurat e vizave të punës për shtetasit e Ballkanit Perëndimor janë më të thjeshta dhe realizohen brenda një etape. Kur rregullorja për rajonin hyri në fuqi, më 1 janar 2016, procedura për të tilla raste ishte e dyfishtë. Punëmarrësit paraqitnin kërkesë për vizë te përfaqësitë e Gjermanisë në vendet e tyre, e njëkohësisht punëdhënësit kërkonin leje paraprake te Zyra e Punësimit në vendndodhjen e kompanisë, e kjo bënte që procesi të zgjaste me muaj të tërë. “Tanimë ai është thjeshtuar, sepse miratimi paraprak nga Zyra e Punësimit nuk është më i nevojshëm”, sqaruan për…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ministren e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Radmila Shekerinska. Thellimi i bashkëpunimit në shumë fusha me rëndësi për të dyja vendet, veçanërisht në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe infrastrukturës, menaxhimi i përbashkët i kufijve dhe tema të tjera në interes reciprok, ishin pjesë diskutimi në këtë takim. “Ky është shansi që Kosova dhe Maqedonia të vendosin bashkëpunimin për fqinjësi të mirë, sidomos tani kur ka vullnet politik nga të dyja vendet”, tha kryeministri Haradinaj. Ndërkaq, ministrja e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Radmila Shekerinska, tha se duhet të fuqizohen raportet…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka reaguar në lidhje me çështjen e rritjes, ose jo, të çmimit të ujit për pije, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tyre, bazuar në Ligjin për përcaktimin e çmimeve të shërbimeve ujore të vitit 2016, tarifat përcaktohen në mënyrë transparente, sipas metodologjisë që shfrytëzohet në shumë vende të rajonit dhe në kuadër të Bashkimit Evropian. KRRE konsideron se qëllimi kryesor i kësaj metodologjie është që të sigurojnë sistem të pavarur financiar të shërbimeve ujore. KRRE bën të ditur se të gjitha përllogaritjet e tarifave bëhen sipas rregullativës ligjore dhe nënligjore që do të vazhdohet të zbatohen…

Lexo më Shumë

Vlera e Bitcoin ka rënë me më shumë se 11% gjatë 24 orëve të fundit. Valuta digjitale ka rënë nën 10,000 dollarë, për herë të dytë në më pak se dy javë, ndikuar gjerësisht nga njoftimet se zyrat e këmbimit Bitfinex dhe Tether për valutat digjitale janë pezulluar nga organet rregullatore të SHBA. Bitcoin aktualisht mban vetëm 33.6% të vlerës globale të tregut të valutave digjitale, sipas “CoinMarketCap.com”. Momentalisht vlera e Bitcoin-it është 9 933 dollarë, duke ‘trembur’ ata që kanë vlerë këso kriptovaluta. Rreth Bitcoin ka pasur shumë polemika, pasi fillimisht ishte ngritur shumë, dhe më pas kishte rënë…

Lexo më Shumë

Pas dridhjes së tokës në orët e mëngjesit, një dridhje tjetër është vërejte para disa minutave në Shkup, apo më saktësisht në ora 15:31. Sipas shkallës së Rihterit dridhja ka qenë me shkallë prej 2,5 shkallë. Fuqi të njëjtë kishte edhe dridhja e mëngjesit, respektivisht ajo e orës 8, ku ishte 2,6 shkallë./Medial.mk/

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Maqedonisë përmes një kumtese për media ka reaguar ndaj ngjarjeve të djeshme në konferencën për shtyp të Nikolla Dimitrovit dhe Matthew Nimetz, në të cilën një nënpunës pengoi gazetarin që të parashtrojë pyetje. Nga MPJ shprehin keqardhje dhe thonë se do të insistojnë për mediume fer, transparente dhe të lira, njofton Telegrafi Maqedoni. “Vazhdimisht punojmë që të përmirësojmë marrëdhëniet me gazetarët dhe përvojat tregojnë se për një kohë të shkurtë kemi arritur të krijojmë atmosferë besimi. Gjithsesi, rrethanat ndonjëherë janë të tilla që në konferenca të MPJ-së, veçanërisht kur ka përfaqësues ndërkombëtar, ku…

Lexo më Shumë

Familjarët e ngushtë të Komandant Arushës, informojnë se Nazmi Sulejmani, “Arusha”, nuk është vrarë por ka pësuar një sulm në zemër. Sipas tyre lajmi për ‘vrasje’ nuk është i vërtetë, transmeton Medial.mk. Nazmi Sulejmani ishte luftëtar i UÇK-së gjatë vitit 2001 në Haraçinë. Atë gjatë luftës e njohën me nofkën Komandant Arusha.

Lexo më Shumë

Është rritur numri i të arrestuarve nga policia, pas zënkës së mbrëmshme që ka ndodhur në Çento, në linjën 65-B të autobusëve. Policia bën të ditur se një 15 vjeçarë nga Stajkovci është lënduar në rrahjen ndërmjet dy grupeve të të miturve. Më pastaj njëri grup ka gjuajtur me gurë duke thyer disa xhama të katit të dytë të autobusit. Policia bën të ditur se numri i të arrestuarve është 20, dhe janë pjesë e të dy grupeve.

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në takimin e sotëm me ndërmjetësuesin e OKB-së për çështjen e emrit Methju Nimic ka thënë se bisedat për emrin duhet të vazhdojnë të zhvillohen në kornizën e konfirmuara nga Kombet e Bashkuara, duke i respektuar dokumentet dhe parimet e Këshillit të Sigurimit, Marrëveshjen e përkohshme dhe aktvendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, kumtoi VMRO-DPMNE. Në takim, qëndron në kumtesë, nga ana e VMRO-DPMNE-së u shpreh shqetësim për hapa të caktuar në shoqërinë greke të cilët irritojnë dhe nxisin ndjenja negative drejt Republikës së Maqedonisë dhe të njëjtat nuk janë në ndihmë të procesit të…

Lexo më Shumë

Lufta kundër gjitha llojeve të krimit është një nga prioritetet strategjike dhe detyrat e qeverisë, para se gjithash e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Fatkeqësisht nuk ka kriminel pa përdorimin e armës. Drejtpërdrejtë ose indirekt, arma është fillimi dhe fundi i gjitha veprave penale. Këtë mes tjerash e deklaroi zv.ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, në konferencën e sotme rajonale për kontrollin e armëve, që u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Veçanërisht është e rëndësishme të vendoset sistem adekuat për evidentimin dhe kontrollin e amrëve, i cili do të ndihmojë në procedurat e mëtejshme…

Lexo më Shumë