Author: Semi

Nëpër rrugët e Maqedonisë lindore vazhdon avazi i vjetër, kur bëhet fjalë për shpejtësinë e vozitjes, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kontrolli i fundit në rrugë me radar shpejtësie, i realizuar nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Shtip tregoi se 296 shoferë e tejkalojnë shpejtësinë e vozitjes. Nga ky numër, 169 persona e kanë tejkaluar shpejtësinë brenda vendbanimeve, kurse 127 persona tjerë e kanë tejkaluar shpejtësinë e vozitjes jashtë vendbanimeve. Që të gjithë janë sanksionuar. Dy të viktima janë regjistruar në aksidente komunikacioni në rrugën rajonale Shtip-Koçan, kurse vitin e kaluar ky ishte numër arriti në 30 viktima.

Lexo më Shumë

Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) bën të ditur se komunikacioni rrugor në vend zhvillohet nëpër rrugë me korsi të lagështa, përcjell Telegrafi Maqedoni. LAMM këkrkon nga shoferët që të jenë të vëmendshëm, të respektojnë sinjalistikën dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes. Kujdes duhet të kenë ata qytetarë që lëvizin nëpër gryka dhe ngushtica mali sepse mund të ketë rrokullisje gurësh. LAMM njofton se dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatare, kurse në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia.

Lexo më Shumë

Në komunën e Kavadarit ka filluar vendosja e pengesave plastike në korsitë e komunikacionit në disa rrugë që kanë për qëllim të pengojnë vozitje të shpejtë dhe të parregullt, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjithsej 105 pengesa plastike do të vendosen në disa rrugë që janë më të frekuentuarat, bëjnë të ditur nga komuna e Kavadarit. Pritshmëritë e institucioneve komunale janë që këto pengesa plastike të ndihmojnë shumë në përmirësimin e sigurisë në komunikacion, sidomos nëpër rrugët më të frekuentuara të komunës në fjalë.

Lexo më Shumë

Deputeti Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE-ja sot deklaroi se është simptomatike që për momentin kemi Komision Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) të zbrazët dhe jofunksional dhe se duhet të gjitha institucionet shtetërore të cilat do të ishin pjesë e një procesi eventual për vendosjen përfundimtare për çështjen e emrit të jenë funksionale që askush të mos ketë alibi ta çojë Kuvendin para aktit të kryer ose të bëjë presion të prononcohet në një apo në një mënyrë tjetër, pa e shprehur populli vullnetin e vet, transmeton MIA.  Milloshoski sot parashtroi kërkesë Kuvendi të sjell vendim për shpalljen e thirrjes publike për zgjedhjen e…

Lexo më Shumë

Qytetarët të cilët janë shkyçur nga ngrohja qendrore, por që vazhdojnë të paguajnë, kanë protestuar para Prokurorisë Themelore Publike (PTHP), duke e akuzuar se është e përfshirë në krim të organizuar, pasi që edhe pas një viti e gjysmë nuk ka hapur hetime në lidhje me paditë e tyre. Marjan Nenov, kryetar i shoqatës “No Pasaran” sqaron se kanë dorëzuar shumë padi, një pjesë e të cilave janë refuzuar menjëherë, kurse tjerat nuk janë proceduar aspak. Ai theksoi se të gjitha dëshmitë janë dorëzuar edhe në Prokurorinë Speciale Publike (PSP). Nenov tha se do të kërkojnë drejtësi në Komisionin Evropian,…

Lexo më Shumë

Kthim të pozitës së Gjykatës së Lartë si institucioni më i lartë i pushtetit gjyqësor dhe riafirmim të rolit të gjyqësorit, propozon akademiku Vllado Kambovski. Në debatin e sotëm për ndryshime në ligjet për gjykata dhe këshilla gjyqësore, akademiku Kambovski vlerësoi se Gjykata e Lartë, e cila e ka pozitën kushtetuese më të lartë në pushtetin gjyqësor, është lënë në pozitë të shkallës së dytë. “Shumë herë kemi diskutuar për atë se kush është kreu i pushtetit gjyqësor. Përgjigjja në mënyrë eksplicite ose të heshtur ishte se ai është Këshilli gjyqësor që është absolutisht e papajtueshme me konceptimin kushtetues, sipas…

Lexo më Shumë

Qahil Rexhepi, vëllau i Komandant Shqiponjës ka ngushëlluar publikisht familjen e Nazmi Sulejmanit-Komandant Arushës me rastin e vdekjes së tij, shkruan Gazeta Lajm. Me këtë rast ai ka publikuar edhe fotografinë e komandant Arushës kur ka qenë për ngushëllime në Kumanovë, për Komandant Shqiponjën. “Allahu te bashkoft ne Xhennet me gjith Dëshmorët Komandant Arusha qoft i perjetshem kujtimi per Ty, Lavdi veprës tuaj”, ka shkruar Rexhepi.

Lexo më Shumë

Mezi e prisnin që nëna e tyre të kthehet në shtëpi me foshnjen e posalindur Sevim, motrat e saj u zhgënjyen shumë kur kuptuan se vogëlushja Sevim ishte diagnostifikuar me sëmundjen e quajtur qiellza në fyt, si dhe një sërë sëmundjesh tjera. Djepi që priste vogëlushen Sevim, tashmë katër muaj qëndron bosh, për shkak se foshnja duhet patjetër të qëndrojë në spital. E gjithë barra ka rënë mbi supet e kryefamiljarit Afrimit, i cili duhet të kujdeset për fëmijët në mungesë të bashkëshortes, e cila po e shoqëron bijën e saj në spital dhe i cili poashtu duhet të sigurojë…

Lexo më Shumë

Statistiakt tregojnë se nga viti në vit numri i viktimave në fakteqësi komunikacioni në Maqedoni është në rritje e sipër, përcjell Telegrafi Maqedoni. Që nga fillimi i këtij viti e deri tani kanë vdekur shtatë persona. Duke mbështetur paralajmërimet e MPB-së, ekspertët mendojnë se përgatitja e një dokumenti strategjik për pengimin e kësaj prirje negative kërkon konsultime me të gjitha institucionet përgjegjëse. Duke ndjekur mungesën e disciplinës në komunikacion, MPB-ja paralajmëron se në periudhën që vjen shkeljet në komunikacion do të ndëshkohen ashpër, sidomos ato që janë shkaku më i shpeshtë i aksidenteve me pasoja të rënda, siç janë vozitja…

Lexo më Shumë

Me qëllim të koordinimit dhe funksionalitetit më të mirë, esnafi i Çarshisë ka vendosur që për përfaqësues të vetin në Këshillin e komunës Qendër të Shkupit ta caktojë biznesmenin e njohur, Muhamed Lamallari, shkruan Gazeta Lajm. Lamalalri ëhstë pronar i disa lokaleve në Çarshi, në mesin e të cilëve edhe i restorantit të njohur, Austrian Palace. Vendimi është sjellur ditën e enjte dhe është nënshkruar nga kryetari i Esnafit, Bejtulla Morina. Esnafi i Çarshisë shpreson në bashkëpunim të mirë dhe frytëdhënës me komunën qendër dhe kryetarin e saj.

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale deri më sot kanë mbërritur 1.986 kërkesa lidhur me Ligjin për amnisti, me ç’rast një pjesë e kërkesave, siç njoftojnë nga Gjykata, mund të jenë për një person të njëjtë i cili është i dënuar në më shumë lëndë. “Këshillat penale nga Sektori për veprat penale të të rriturve dhe sektori për Krim të organizuar dhe korrupsion, siç informuam edhe paraprakisht, punojnë vazhdimisht dhe të gjitha vendimet e sjella menjëherë dorëzohen në institucionet e burgjeve, prej nga kanë mbërritur, për veprim të mëtejshëm”, thuhet në kumtesën nga Gjykata. Theksojnë se duke e pasur parasysh pjesën më të madhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane z. Artan Grubi, i cili njëherit është kryetar i grupit për bashkëpunim me Kongresin e SHBA-së prej 6 deri më 11 shkurt 2018, do të qëndrojë në vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Grubi, vizitën e punës në SHBA do ta shfrytëzojë që të realizojë më shumë takime, ndër të cilat edhe me z. Bred Berkli, drejtor i Këshillit Nacional për Siguri të Evropës në Shtëpinë e Bardhë, znj. Molli Monttomeri, këshilltare speciale e zv. Presidentit të SHBA-së, Majk Pens, gjithashtu në Shtëpinë e Bardhë, znj. Laura Kuper, zëvendëssekretare shtetërore për Siguri…

Lexo më Shumë