Nën masa të forta të sigurisë, me rrugë dhe stacione të mbyllura në sheshin Sintagma para Parlamentit grek do të mbahet protesta e paralajmëruar, me qëllim të, siç thonë organizuesit “mbrojtjes së emrit Maqedoni”. “Selaniku e tha, tani është rradha e Athinës të thotë: Maqedonia është një dhe greke, porositën organizuesit e protestës në një video inçizim duke bërë thirrje për pjesëmarrje sa më masive. Sipas deklratave të organizuesve për mediat greke, parashikimet janë se në protestë do të ketë së paku 1 milion qytetarë. Kush janë organizuesit e protestës? Sipas lejes së dhënë nga komuna e Athinës, organizues zyrtar…
Author: Semi
Vajza nga Gostivari Zinepe Iseini është rritur në mes të sprovave dhe vetmisë. E braktisur në moshë të vogël kjo vajzë jetonte në shtëpi së bashku me sëmundjen që ajo ka. Ajo vuan nga dializa por të mos mjaftonte kjo ajo do të ngelët në mes të katër rrugëve për shkak se shtëpia ku ajo banon do të shembet. Me lot në sy ajo kerkon ndihmën e Shqiptarëve.Zinep Iseini, e lindur me 1988 nga Gostivari vuan nga sëmundja e veshkëve.Zinep Iseini është një vajzë 27 vjeçare, e vetmuar, e pa punësuar, jeton me ndihmë sociale rreth 1.000 denar dhe ndihmave…
“Bllokimi i rrugës euro-atlantike e Maqedonisë, do i orientonte gjithmonë e më tepër shqiptarët drejt Shqipërisë… Nesër, e diel, në rrugët e Athinës pritet të dalin qindra-mijëra protestues. Arsyeja e zemërimit të tyre është kontesti i emrit me Maqedoninë. Në vigjilje të saj, magazina më e madhe e Europës, “Der Spiegel”, ka kryer një intervistë me ekspertin gjerman të historisë, Stefan Troebst. Ai ka sqaruar se pse konflikti mund të rezultojë i rrezikshëm për rajonin. “Pas Luftës së Dytë Botërore Titoja e kishte bërë të qartë se Greqia veriore, së bashku me Selanikun, duhet ti takonin Jugosllavisë. Kjo u trumbetua publikisht përsëri nga politikanët nacionalistë grekë…
Të gjitha ato institucione dhe personat e tyre udhëheqës që nuk do t’i ofrojnë të dhënat për punonjësit e tyre në sistemin informatik për udhëheqje me resurset njerëzore nuk do të marrin paga, ka thënë ministri i shoqërisë informatike dhe administratë, Damjan Mançevski “Për nevojat e përgatitjes së këtij raporti, por edhe nevojat e gjithë administratës, Ministria e informatikës dhe administratës posedon sistem informativ për udhëheqje me resurset njerëzore. Ajo është një softuer ku gjitha institucionet kanë detyrë ligjore të vendosin gjitha sistematizimet dhe informacionet për gjithë të punësuarit. Dhe këtu përafërsisht ka një kaos. Disa prej institucioneve kanë të…
Sot rreth orës 9, është normalizuar komunikacioni në rrugën nga fshati Jegunovcë drejt fshatit Radushë të Shkupit. Për shkak të vërshimit të ujit nga Lumi i Madh, komunikacioni në këtë drejtim rrugor ishte në ndërprerje të plotë, informojnë nga LAMM. LAMM informon se komunikacioni nëpër rrugët shtetërore zhvillohet nëpër korsi të lagështa. Reshjet e borës me intensitet të mesëm ka në pjesën malore Bukovë, ku në pjesë caktuara të rrugës ka pjesë të shtresuara të borës nëpër korsi. Reshje të borës me intenistet të dobët ka në pjesën malore Strazhë dhe në Krushevë, që për momentin nuk shtresohen në rrugë./Telegrafi/
Kjo shkollë në Novo Sellë të Bogovinës u dogj para tre muajve nga një kabllo e vjetër.Nga ajo ditë asgjë nuk është ndërmarrë për renovimin e saj. Shkolla vazhdon të mbetet në rrënoja dhe në mungesë të shkollës nxënësit mësimin po e ndjekin në xhami, çajtore dhe ambulancë. “Nuk po mësohet, më mirë në shkollën e vjetër, se sa këtu”, tha një nxënëse. “Mësimin e zhvillojmë në kushte shumë të vështira, pas djegies së shkollës. Nxënësit kanë dëshirë më të madhe të ndërtohet shkolla. Gjithnjë pyesin se kur do të ndërtohet, atje kishim kushte e mira”, tha një mësimdhënës. Drejtori…
Të burgosurit të cilët janë të përfshirë në Ligjin për amnisti, po lirohen në mënyrë selektive, reagojnë një grup të burgosurish, që gjenden në burgun e Idrizovës. Ata më tej ankohen se aspak nuk zbatohen vendimet e Gjyqit, dhe se për tu lëshuar ose duhet të kesh mbështetje partiake ose të duhet të paguajnë kesh, transmeton Medial.mk Nga drejtoria për sanksione thonë se nëse ekziston një gjë e tillë, apo nëse ndonjërit i cili është i amnistuar dhe nga ana tjetër i kërkohet një gjë e tillë për lirim, menjëherë të paraqitet rasti në MPB. Me ligjin për Amnisti pritet…
Në orët e vona të datës 3 shkurt u nda nga jeta, gjuhëtari, pedagogu dhe studiuesi Prof. Dr. Remzi Nesimi. Ceremonia e varrimit do të bëhet sot, më 4 shkurt (e dielë), në orën 14:30, në varrezat e fshatit Odri, Tetovë. Prof.dr.Remzi Nesimi, ishte pjesëmarrës – delegat në Kongresin e Drejtshkrimit në Tiranë, të mbajtur më vitin 1972, ku mbajti edhe referatin: “Procesi i njësimit të shqipes letrare në Maqedoni”. Është personalitet i shquar i botës intelektuale shqiptare i cili ka dhënë kontribut të çmueshëm në shkencat filologjike, në fushën e dialektologjisë, duke promovuar me intelektualizëm të pashoq pasuritë shpirtërore…
Në hyrje të fshatit Orashja e Poshtme ka dalë uji nga Lumi i madh, në aksin rrugor i cili dërgon tek fshati Jegunovcë drejt Radushës së Shkupit dhe si pasoj i njëjti është në ndërprerje. Rreth orës 20.30 në fshatin Dobroshtë, uji nga lumi Ponikë ka dalë nga shtrati në rrugën kryesore Tetovë- Jazhincë dhe tani komunikacioni po zhvillohet në një korsi./Express/
Sot në Athinë do të protestohet kundër propozimit të emrit Maqedoni.Në sheshin Sintagma është paraparë protesta më e madhe pas protestës së viteve 90 për të njëjtën çështje. Mbi 1500 autobusë janë rezervuar për të sjellë protestues nga provinca të ndryshme. Ajo do të mbështetet edhe nga partitë opozitare, sa kaq prezencën e tyre e kanë konfirmuar opozitarja Demokracia e Re dhe lideri i saj Kiriakos Micotakis.Në protestë pritet të marrë pjesë edhe partia në koalicionin qeveritar “Grekët e pavarur” dhe krerët e Kishës. Ndërkohë grupi anarkist Ruvikonas ka paralajmëruar se “të dielën në shesh do të derdhet gjaku”.Përndryshe, dje mijëra protestues në Selanik të…
Reshjet e shiut gjatë ditës së djeshme e kanë rritur nivelin e të gjithë lumenjve në vend dhe janë të mundshme vërshime lokale. Sasi më të mëdha të shiut kanë rënë në pjesën perëndimore të Maqedonisë. Sipas DPHM reshje të shiut ka pasur në Llazaropole 92 litra në metër katror, Mavrovë 71, Pozharan 68, Krushevë 65, Tetovë 52, Shkup 48, Dibër 43, Ohë 38, Pretor 34, Manastir 26, Prilep 25, Berovë 18, Kriva Pallankë 17, Vinicë 8, Demir Kapi 7, Strumicë dhe Shtip 6, Dojran 4 dhe Gjevgjeli 3 litra në metër katror. Nivelet e lumenjve janë shtuar veçanërisht në…
Në lidhje me rastin në Klinikën e gjinekologjisë, për rast të foshnjës së zhdukur, nga Ministria për Punë të Brendshme informojnë se te ata kanë arritur dy denoncime. Siç informojnë nga MPB, njëri denoncim është nga prindi që ka paraqitur se foshnja e tij është ndëruar, ndërsa denoncimi i dytë është nga Klinika, prej ku janë ankuar për sjelljen e tij të keqe dhe agresive ndaj personelit mjekësor. Një pjesë e mediave publikuan deklaratë të babait i cili thotë se nga Klinika e gjinekologjisë në Shkup është zhdukur foshnja e tij vajzë. Sipas thënieve të tij, foshnjën që ka parë…