Author: Semi

Kryetari i Zhelinës, Blerim Sejdiu, në rrjetin e tij në facebook ka bërë të ditur se edhe në këto momente kur reshjet intensive të shiut po vazhdojnë, ai ndodhet në terren duke mbikëqyrur punën për parandalimin e vërshimeve nëpër vendbanimet e Komunës së Zhelinës, e sidomos në vendbanimin e Zhelinës. Më poshtë ua sjellim postimin e tij të plotë: ‘’Kur janë në pyetje qyetarët, nuk njohim kohë! Kryetari i komunës, bashkë me Kryesuesin e keshillit komunal dhe drejtorin e Ndermarrjes publike komunale, gjenden në terren për t’i parë nga afër gjendjen e rrugëve dhe zhbllokimin e tyre, në komunën e Zhelinës e…

Lexo më Shumë

Vetëm 22,5 për qind e grekëve pranojnë emër të përbërë, ndërsa shtatë prej 10, gjegjësisht 71,5 për qind duan zgjidhje pa termin Maqedoni, tregon hulumtimi i mendimit publik i zbatuar nga Universiteti i Selanikut Maqedonia dhe Fondacioni për politikë të jashtme ELIAMEP, të cilin sot e publikon gazeta greke “Kathimerini”. Në vitin 2016, njofton korrespondentit të MIA-s nga Athina, në pyetjen e njëjtë, në suaza të hulumtimit të njëjtë, përqindja e atyre që nuk e pranojnë termin Maqedoni ishte 57 për qind, ndërsa për emër të përbërë ishin 38 për qind e të anketuarve. “Në krahasim me të kaluarën e…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në gjendje të dehur ka shkaktuar aksident trafiku në Prizren. Sipas policisë një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka goditur tre vetura dhe më pas është përplasur në rrethojat e rrugës. Mësohet se nga ky aksident, tre persona një mashkull dhe dy femra kanë pësuar lëndime. E megjithatë nuk raportohet për të arrestuar./Telegrafi

Lexo më Shumë

Ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov nesër do të ulet në bankën e të akuzuarve për lëndën “Arka” të Prokurorisë Speciale Publike. Mijallkov është akuzuar për keqpërdorim të mjeteve financiare shtetërore për blerje të softuerit të huaj për nevojat e Drejtorisë së Pestë. Në akuzë, bashkë me të, janë të përfshirë edhe ish drejtori Drejtorisë së Pestë, Goran Grujevski, ish shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski dhe ish ndihmës-ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stajkoviq. Këtë rast do ta gjykojë gjykatësja Xhaneta Begtoviq. Sipas akuzës së PSP-së, Mijallkov, Jakimovski dhe Grujevski në vitin 2010 në Londër kanë dakorduar blerjen…

Lexo më Shumë

Partitë politike në pushtet ende pa zgjidhje lidhur me 35 mijë amendamentet e VMRO-së opozitare kundër propozim – ligjit për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike, me të cilin pritet avancimi i përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe. Përgjigja e vetme që vjen nga institucioni ligjvënës është se shërbimet ende janë duke përkthyer amendamentet, që u parashtruan pas refuzimit të presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov, për dekretimin e ligjit që ishte miratuar muajin e kaluar.Nga VMRO-ja kanë thënë se amendamentet e tyre bazohen në vërejtjet e presidentit, por në opinionin e gjerë veprimi i tillë i partisë opozitare, që drejtohet nga…

Lexo më Shumë

Ramiz Merko, kryetar i Strugës ka realizuar së fundmi një takim me Bujar Osmanin, zv.Kryeministër për Eurointegrime. Ajo që ra në sy nga fotografia e bërë në zyrën e Merkos është prapavia,gjegjësisht mungesa e pikturës me motive shqiptare në murin e zyrës së Kryetarit të Komunës.Në vend të saj, Merko ka pozicionuar televizorin që më parë ndodhej në këndin tjetër. Nuk dihet nëselargimi i pikturës ka të bëjë me partnerët dhe votuesit e shumtë maqedonas ose ndoshta Merkos vetënuk i pëlqejnë piktura të tilla. Sipas burimeve tona, piktura shqiptare, që ndryshe quhet “Lufta e Gjelave” tani është spostuar nësallën e…

Lexo më Shumë

Nga Qendra për menaxhim me kriza sot kanë informuar se si rezultat i reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, në Kërçovë lumi Temnica ka dalë nga shtrati. Si pasoj e daljes së lumit, janë përmbytur rreth 50 shtëpi në rrugën “Prilepska”, transmeton SHENJA. Nga QMK shtojnë se gjatë mbrëmjes janë evakuuar një grua dhe një fëmijë, ndërsa për situatën e krijuar janë njoftuar autoritetet kompetente. Në komunën e Ohrit ka dalë nga shtrati lumi Koselska, me ç’rast janë përmbytur disa shtëpi, ndërsa në fshatin Kosel është përmbytur tokë bujqësore.

Lexo më Shumë

“Selaniku e tha, tani radhën e ka Athina të brohoras: Maqedonia është një dhe greke”, kanë porositur organizatorët e protestës publikuar në rrjetet sociale. Pritshmërit e organizatorëve janë se sot do të ketë së paku 1 milion protestues.Protestën mund ta ndiqni live më poshtë./Express/ https://youtu.be/8E0NCVyZCVc

Lexo më Shumë

Për shkak të ekzistimit të bazës së dyshimit për veprën penale “organizim të lojërave të fatit pa licencë nga organi përkatës”, Stacioni policor i Strugës ka ngritur padi penale kundër A.A. (30) nga Struga. Personi i njejtë, pa licencë dhe në kundërshtim me Ligjin për lojëra të fatit, në një objekt në fshatin Dollogozhdë në mënyrë joligjore ka organizuar lojëra të fatit. Më 27.12.2017 pas planit të përgatitur nga ana e policisë kriminalistike dhe inspektorëve të DAP, janë kryer kontrolle në objekte në të cilat organizohen lojëra të fatit dhe i arrestuari A.A. është kapur duke realizuar lojëra të fatit…

Lexo më Shumë

Qindra mijëra njerëz pritet të dalin në protestat e sotme në Athinë kundër përdorimit të fjalës “Maqedoni” nga ana e IRJM-së, shkruajnë mediat greke, transmeton Medial.mk. Organizatorët presin që turma të tejkalojë shifrën e demonstratave të mbajtura vitet e fundit në kryeqytetin grek. Sipas tyre protesta i tejkalon partitë politike dhe porosia është patriotike dhe jopartiake. Protesta thuhet se është e financuar nga “organizata maqedonase në Greqi dhe jashtë saj, veçmas nga SHBA-ja”. /Express/

Lexo më Shumë

Shtabi i krizës dhe ndërmarrjet publike të komunës së Ohrit, këtë fundjavë janë vazhdimisht në terren dhe bëjnë sanimin e pasojave të motit të keq që ka prekur rajonin. Ekipet e pastrojnë shtratin e lumit Kosellskë në pjesën që është e bllokuar nga mbeturinat dhe drunjtë. Bëhet fjalë për sanim të kësaj pjese dhe zgjerimit të pjesërishëm që të mundësohet rrjedhë normale e ujit. NP Proakva ka angazhuar ekipet e saj në pjesën e bulevardit Hekurudha, ku poashtu bëhet sanimi i dëmeve të ndodhura nga vërshimet e shkaktuara nga reshjet e shiut, të cilat sipas matjeve të fundit kanë arritur…

Lexo më Shumë

Klinika e gjinekologjisë dhe akusherisë ka demantuar humbjen e foshnjës duke përcjell deklaratën e një prindi nga ana e mediave. “Nuk është e saktë deklarata e dhënë se foshnjën ‘nuk e ka’, por nëna e operuar e cila është ende në përkujdesje intensive dhe dokumentet janë ende atje”, ka njoftuar spitali gjinekologjik. Në demant thuhet se rasti është lajmëruar në polici dhe do të merr epilog juridik ashtu siç ndodhë gjatë shkeljes së rendit dhe qetësisë, sulm dhe ofendim ndaj personave zyrtar./Express/

Lexo më Shumë