Author: Semi

Vlera e mallrave të eksportuar nga Maqedonia vitin e kaluar arrinë 5.671.466 dollarë amerikan dhe shënon rritje prej 18.5 për qind në krahasim me vitin paraprak. Vlera e mallit të importuar në periudhën e njëjtë arrinë 7.719.852 dollarë amerikan, që është për 14.2 për qind më shumë në krahasim me vitin paraprak. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, deficiti tregtar në periudhën janar-dhjetor të vitit 2017, arrin 2.048.386 dollarë amerikan, ndërsa mbulimi i importit me eksportin arrin 73.4 për qind, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga Maqedonia më së shumti janë eksportuar katalizatorët e transportuesve të metalit të çmuar ose komponimet e tyre,…

Lexo më Shumë

Delegacioni qeveritar i udhëhequr nga Zoran Zaev më 12 shkurt do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Turqi. Gjatë kohës së vizitës Zaev do të ketë takim me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, me kryeministrin Binali Jildirim, si dhe me kryetarin e Kuvendit të Turqisë, Ismail Kahraman, njofton Telegrafi Maqedoni. Pas takimit ke kryeministrin Jildirim, dy kryeministrat do të mbajnë konferencë të përbashkët për media.

Lexo më Shumë

Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në shumë vendbanime të rajonit të Kërçovës, por më të prekurit e kësaj fatkeqësie janë banorët e lagjes së “Prilepit” në qytetin e Kërçovës, që jetojnë në afërsi lumit të Zajazit. Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, thotë se janë marrë të gjitha masat e duhura të intervenimit ndaj kësaj fatkeqësie natyrore. Rreth 30 familje të prekura nga përmbytjet u vendosën në sallën sportive të “Ivanidollit” dhe për ato u siguruan produkte ushqimore e higjienike dhe përkujdesja e nevojshme mjekësore, ndërsa ekipet e NP “Komunalec” vazhdojnë të punojnë në sanimin…

Lexo më Shumë

Sot rreth orës 14, në ambulancën në Recicë të madhe është sjellë pa shenja jete një i ri i lindur në vitin 2004, njofton Flaka duke u thirrur në informacionet e Policisë. 13 vjeçari nga fshati Pallcisht i poshtëm, mësohet që jetën e ka humbur me motoçikletë në rrugën që shpinte drejt fshatit. Siç kuptojmë nga SPB- Tetovë, i riu kishte humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet të markës Opel Astra me targa të Tetovës dhe që ishte parkuar përskaj rrugës. I riu me shpejtësi u transferua në ambulancën e fshatit Recice të madhe, por mjekë aty vetëm se…

Lexo më Shumë

Kuvendi i ka përkthyer mbi 35 mijë amendamentet e VMRO-DPMNE-së për Ligjin e gjuhëve, ndërsa akoma nuk duhet kur do të diskutohet për të njëjtët. Nga kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, thonë se tashmë në përgatitje e sipër janë procedurat tjera që këto amendamente të hyjnë në shqyrtim, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Pjesa e përkthimit tashmë është gati ndërsa Kuvendi po punon për përfundimin edhe të procedurave të tjera, që diskutimi për këtë Ligj të filloj sa më shpejtë në lexim të tretë në seancë plenare”, thonë nga kabineti i Xhaferit. Ata më tej shtojnë se në momentin kur…

Lexo më Shumë

Profesori i Fakultetit Juridik në Shkup Gordan Kallajxhiev thotë se zbardhja e proceseve të montuara politike ka qenë njëra ndër çështjet që ka ndikuar në thellimin e ndasive mes ekspertëve dhe Qeverisë në Këshillin për Reforma, i cili u shpërbë me vendimin e Qeverisë. Kallajxhiev thotë se Qeveria, nën trysninë e faktorit Ndërkombëtarë, nuk ishte e gatshme të kërkojë zgjidhje për fatin e viktimave, të cilët regjimi i Gruevskit i kishte dënuar pa fakte, njofton Almakos. “E kemi përkrahur publikisht idenë se nëse është e vërtetë se kishim regjim dhe kishte raste të montuara politike, do ishte e drejtë që…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit me dy versione të ndryshme për punimet për zgjerimin e bulevardit “Hristian Todorovski Karposh”, në komunën e Çairit në Shkup. Kryetari i qytetit, Petre Shilegov thotë se punimet në bulevard po zhvillohen, ndërsa zëdhënësi i tij, Valon Salihu, thotë të kundërtën se punimet kanë pushuar për shkak të acarit dhe ndotjes së ajrit, shkruan Almakos. Në prezantimin e projekteve të realizuara gjatë 100 ditëshit të parë, Shilegov para gazetarëve tha se po vazhdojnë punimet për ndërtimin e dy korsive për biçikleta në bulevardin “Hristian Todorovski Karposh”. “Aktivitet për ndërtimin dhe rindërtimin e korsive për biçikleta janë duke…

Lexo më Shumë

Ministria e Ekonomisë ka përgatitur ndryshime në Ligjin për tregti, me qëllim që të shfuqizojë kufizimet e ligjit, i cili u soll më 2008 e që parasheh kufizim të shitjes së alkoolit me pakicë. Zgjidhjet bazë të propozim-ligjit parashohin shitjen e pijeve alkoolike me pakicë pa kufizime të kohës dhe kushte tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ndryshimet e propozuara në Ligjin për tregti janë në funksion të shfuqizimit të kufizimeve të ligjit, që kanë të bëjnë me kufizimin e kohës së shitjes së alkoolit me pakicë, si dhe kushtet për tregti me diamantin e papërpunuar”, thuhet në arsyetimin e ligjit.

Lexo më Shumë

Lufta kishte filluar që kur BDI u bë pjesë e pushtetit me LSDM-në. Njerëz të pangopur të partisë së UÇK-së dëshirojnë që vdekja ti gjejë në kolltukët e pushtetit. Por lufta ishte e heshtur mes fjalëve duke qarkulluar nëpër kafenetë afër selive të degëve të partive në të gjithë qyteteve. Kush do të ngel drejtor, e kush do të zëvendësohet, kush do të bëhet, kush do të jetë më i forti në parti, e kush me i forti në çarshi, është një nga luftërat më të reja në partinë e Ali Ahmetit këto ditë. Pas shkarkimit të të gjithë drejtorëve…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë kandidati i LSDM-së, Akija Mustafovski, i cili zgjedhjet e fundit lokale konkuroi për të parin e Studeneniçanit, transmeton Gazeta Lajm. Lajmin e ka bë të ditur deputeti Muhamed Zeqiri, i cili në rrjetin social facebook ka shkruar: “Inna lillahi ëa inna ilayhi raji’un – إِنَّا لِلّهِ وَإِنَّـا إِلَيْهِ رَاجِعونَ Sot nga jeta u nda miku dhe vellau jone Akija Mustafovski, ishte kandidat per kryetar te Komunes se Studeniçanit. Allahu e shperblefte me xhennet”, ka shkruar Zeqiri në facebook.

Lexo më Shumë

Hulumtimi i Institutit për Demokraci, “Societas Civilis”, nga Shkupi, i bërë në fund të vitit 2017, që e sjell Radio Evropa e Lirë, tregon se qytetarët e Maqedonisë mendojnë se BE-ja është aleati më i mirë i jashtëm i vendit, kurse pjesa tjetër janë të ndarë ndërmjet SHBA-ve, Rusisë dhe Turqisë. Qytetarët konsiderojnë se Bashkimi evropian duhet të jetë aleati më i mrië i të ardhmes. 41,8% e kanë këtë medim, pastaj vijnë SHBA-të me 16,6%, Rusia me 13,8%, Turqia me 7,4% dhe Kina me 4,8%, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas përkatësisë etnike, shumica e shqiptarëve mendojnë se Bashkimi Evropian është…

Lexo më Shumë

Kryetari i Zhelinës, Blerim Sejdiu, në rrjetin e tij në facebook ka bërë të ditur se edhe në këto momente kur reshjet intensive të shiut po vazhdojnë, ai ndodhet në terren duke mbikëqyrur punën për parandalimin e vërshimeve nëpër vendbanimet e Komunës së Zhelinës, e sidomos në vendbanimin e Zhelinës. Më poshtë ua sjellim postimin e tij të plotë: ‘’Kur janë në pyetje qyetarët, nuk njohim kohë! Kryetari i komunës, bashkë me Kryesuesin e keshillit komunal dhe drejtorin e Ndermarrjes publike komunale, gjenden në terren për t’i parë nga afër gjendjen e rrugëve dhe zhbllokimin e tyre, në komunën e Zhelinës e…

Lexo më Shumë