Author: Semi

Niveli i ujti në të gjithë lumenjtë e Maqedonisë, me përjashtim të Drinit të Zi dhe Bregallnicës, është rritur shumë, për shkak të rreshjeve të dendura të shiut, përcjell Telegrafi Maqedoni. Enti Hidro-metedorologjik kumtoi sot se niveli i ujin është dyfishuar në këta lumenj: Vardar, Treska, Pçinja dhe Sateska, dhe e ka tejkaluar mesataren për muajin shkurt në shtratet e Lumit Kriva dhe Lumit të Zi. Në mesataren e shkurtit janë nivelet e liqenit të Dojranit, Prespës dhe Ohrid.

Lexo më Shumë

Avokati Sashko Dukoski sot mori iniciativën për vlerësimin e kushtetueshmërisë të Ligjit të Amnestisë të miratuar kohën e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në një deklaratë për AIM, Dukoski thotë se në nenin 3, Ligji për Amnesti është kontradiktorë, gjë që është në kundërshtim me Nenin 9 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, që thotë se të gjithë qytetarët janë barabartë përpara Kushtetutës, dhe Neni 8 i Kushtetutës i cili thotë se vlerat themelore të rendit kushtetues janë sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore të njëriut.

Lexo më Shumë

Ambasadori i BE-së në Shkup ku u prezantua strategjia e KE-së për Ballkanin Perëndimor tha se vendi ka bërë një progres të dukshëm në reformat muajt e kaluar dhe kjo është inkurajuese, raporton Medial.mk. “Komisioni është i gatshëm të përgatit një rekomandim për fillimin e negociatave. E rëndësishme është të ekzistojë konsensus nacional për aderim në BE dhe të bëhen reformat e duhura. Gjashtë muajt e ardhshëm janë të rëndësishëm për vendin”, ka thënë Zhbogar duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në selinë e BE-së në Shkup. /Medial.mk/

Lexo më Shumë

Në takimin dypalësh në mes dy kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras në forumin ekonomik në Davos, për herë të parë pas dy dekadave, janë inicuar procese që çojnë në një zgjidhje dinjitoze të çështjeve të hapura në mes të Republikës së Greqisë dhe Repiblikës së Maedonisë, si dy vende fqinje evropiane, kurse për vullnetin e mirë të shprehur nga të dyja palët, opinionu u njoftua plotësisht, thuhet në përgjigjen e Qeverisë ndaj kumtesës së OBRM-PDUKM-së, me të cilën ata akuzuan se në Maqedoni ka “erësirë të plotë” për atë që Zaev e Tsipras kanë rënë dakord në Davos. Gjetja…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave më të reja të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në janar të këtij viti, krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar, janë rritur çmimet e shërbimeve hotelierike, për 0,2%. Krahasuar me sferat e shërbimeve, rritje është regjistruar në ushqim (0,2%), pijet joalkoolike (0,1%), dhe bujtjet (0,3%), kurse çmimet janë më të ulëta për pijet alkoolike (0,4%). Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në janar të këtij viti, krahasuar me janarin e vitit të kaluar, është rritur për 1,1%

Lexo më Shumë

Në një intervistë për Nova Tv, eurokomisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn ka deklaruar se Maqedonia do të merr rekomandim për të filluar bisedimet për anëtarësim, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas tij, është me rëndësi që kolegët në Shkup dhe Athinë janë ulur, po ndërtojnë mirëbesimin dhe kërkojnë një zgjidhje për çështjen e emrit. Hahn është optimist se do të mund të zgjidhet çështja, dhe se është me rëndësi që këtë janë duke e realizuar vetë palët e përfshira në bisedime. Hahn theksoi se është me rëndësi që Shkupi është përcaktuar fuqishëm që do të vërtetohet në samitin…

Lexo më Shumë

Zulhajrat Demiri njëri nga themeluesit e RDK-së njëherit edhe kryetar i degës së Vrapçishtit në dy mandate, si dhe anëtar i kryesisë qendrore.Në përbërjen e fundit qeveritare i emëruar drejtor në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor u thot jo politikave të “Kryeplakut “dhe jep dorëheqje nga çdo post partiak përfshirë këtu edhe postin e Drejtorit. /Lajmpress.com/ Demiri mes tjerash theksoi se proceset se për çka është angazhuar ai dhe shokët e tij në politikë janë më madhore se sa një post drejtori me të cilën mendoi Vesel Memedi të na josh. Duhet të theksojmë se përplasjet në mes Demirit…

Lexo më Shumë

Nesër në Gjykatën Themelore Kumanovë pritet të mbahet seanca e radhës për rastin e katërvjecarit Almir Aliut. Seanca paraprake ishte shtyrë për shkak të mungesës së njërit prej avokatëve. Sipas burimeve të televizionit Alsat, edhe seanca e nesërme është caktuar pa harmonizimin e qëndrimeve mes prokurorëve të prokurorisë së lartë dhe asaj republikane të cilët mbeten të ndarë në vlerësime sa i përket ngritjes së akuzës për autorin e veprës. Prokurorët shqiptar kanë kundërshtuar propozimin e këshillit penal në Kumanovë që lënda të rikualifikohet nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”. Por, propozimin për rikualifikimin e lëndës e kanë…

Lexo më Shumë

Nuk ekziston ndryshim i detyrueshëm i Kushtetutës, emri i ri tërësisht të miratohet edhe për përdorim të brendshëm edhe për të jashtëm, por pas integrimit në BE. Këto janë disa nga pikat e “pakos së ideve” të ndërmjetësit të Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimetz, që e publikoi sot gazeta greke “To Vima”. Nimetz e përsëritë klauzolën e joekskluzivitetit për termet “maqedonase” dhe “Maqedoni” për përdorim ekonomik, ai thotë se emri i ri duhet të përdoret i papërkthyer apo i përkthyer sipas zgjedhjes së secilës palë. “Në pakon që Nimic më 17 janar ua dorëzoi dy ndërmjetësve, nuk është përmendur ndryshimi…

Lexo më Shumë

Zvicra është e përgatitur të ndihmojë në përforcimin e kapaciteteve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), të Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ), si dhe në përgjithësi në reformat zgjedhore, theksoi ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni Sibil Zuter Tehada në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev. Kryeministri, siç kumtoi Sektori qeveritar për marrëdhënie me publikun, ka informuar ambasadoren Tehada që është formuar një trup koordinativ, i cili do të punojë me përfaqësues nga BE-ja, SHBA-ja dhe përfaqësues të qeverisë zvicerane, si dhe me të gjithë të interesuarit, për përgatitjen dhe implementimin e reformave zgjedhore. Në takim është diskutuar për çështjet aktuale politike,…

Lexo më Shumë

Avancim i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis Maqedonisë dhe Rusisë kanë dakorduar sot ministrat e bujqësisë Lupço Nikollovski dhe Aleksandar Tkaçov në takimin në Moskë. Ministri Nikollovski, i cili po qëndron për vizitë zyrtare treditore në Federatën ruse, theksoi se Qeveria e Maqedonisë do të vazhdojë t’i mbështesë kompanitë e Maqedonisë në promovimin e prodhimeve bujqësore-ushqimore në tregun rus, përmes mbështetjes për pjesëmarrjen e tyre në panaire më të mëdha në Moskë siç është “Prodekspo” dhe “Bota e ushqimit”. Nga ana e ministrit turk është theksuar që Maqedonia të vazhdojë me promovimin dhe pasurimin e asortimentit me prodhime të reja…

Lexo më Shumë

Llogaria bankare e shkollës së mesme “Gostivar” është bllokuar nga ana firmës e cila ka kryer punime ndërtimore në sallën sportive. Borxhi për shkak të të cilit është bllokuar llogaria, së bashku me kamatat arrin në 8.559.453 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga Komuna e Gostivarit thonë se bëhet fjalë për prapavijë politike, pasi sipas tyre firma që ka bllokuar llogarinë e shkollës konsiderohet e afërt me ish-kryetarin e Gostivarit. Nga Komuna e Gostivarit shtojnë se me bllokimin e llogarisë ndalohet edhe funksionimi i shkollës. Gurthemeli i sallës është vendosur në vitin 2005, ndërsa ndërtimi ka zgjatur deri në nëntor të…

Lexo më Shumë