Author: Semi

Që nga pavarësimi i BFI-së e këndej, në Maqedoni gjithnjë kanë gjetur terren të përshtatshëm organizata e fraksione të ndryshme të cilët veprimtarinë e vet e zhvillonin në emër të fesë islame, ndërkohë që elementë të tillë që tangonin interesin e KOM-it sanksionoheshin dhe eliminoheshin brenda ditës./Gazeta Lajm/ Nuk bëhet fjalë këtu për qëndrimin demokratik të shtetit ndaj lirisë së shprehjes së mendimit apo të ushtrimit të veprimtarisë konform dispozitave pozitive të aktëve juridike të vendit, por, mbi të gjitha, për një strategji të padeklaruar me qëllim që Institucioni i vetëm fetar islam në vend gjithnjë të jetë në situatë…

Lexo më Shumë

Kjo dritë e qiririt është tepër e dobët që të ngrohë duart e familjes Ramadanovi nga Shkupi. Ata jetojnë në kushte shumë të këqija në një shtëpi në afërsi të Ambulancës në Vodno, përballë Qendrës klinike në Shkup. Kur ne shkuam për t‘i vizituar, zoti i shtëpisë kishte dalë që të kërkojë punë. Shtëpia në të cilën jetojnë nga gushti i vitit 2016, nuk është e tyre dhe siç u kanë thënë, deri në pranverë do të shembet. “Është ftohtë. Nuk kemi drunj për nxehje. Mbledhim nëpër rrugë, degë dhe me ta ngrohemi. Kur nuk kemi dritë blejmë qirinj. Fëmijët…

Lexo më Shumë

Pas përmirësimit të gjendjes politike në Maqedoni, fokusi është vendosur në qëllimet strategjike, anëtarësimi në NATO dhe në BE, porositi sot ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska në takimin me komandantin e Komandës për operacione speciale të SHBA-ve në Evropë, gjeneralmajori Mark Schvartz. Siç, kumtuan nga Ministria e Mbrojtjes, bashkëbiseduesit në takimin kanë konkluduar se Maqedonia dhe SHBA-ja kanë bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe të vazhdueshëm në fushën e mbrojtjes, dhe se angazhimi i përbashkët është që ky bashkëpunim të mjetë më intensiv, veçanërisht në pjesën e forcave speciale të të dy vendeve. Shekerinska e ka informuar mysafirin se Maqedonia mbetet e përkushtuar…

Lexo më Shumë

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut nuk ka konstatuar shkelje të procedurave të përcaktuara me Kushtetutë dhe ligje, në lidhje me arrestimin dhe paraburgimin e gjashtë deputetëve të VMRO-DPMNE-së, të dyshuar për dhunë në Kuvend, natën e 27 prillit, vitin e kaluar. Siç informojnë nga ky komitet, kjo u konstatua pas procedimit të parashtresës së dorëzuar nga deputetët opozitar të VMRO-DPMNE–së. Gjithashtu, është konstatuar se edhe gjykatësi ka vepruar drejtë, kur ka dhënë urdhër për arrestimin e deputetëve, për t’i marrë në pyetje që të mundet të merr vendim rreth bazës dhe patjetërsueshmërisë së masave të propozuara që…

Lexo më Shumë

Ministria i Kulturës për u.d drejtor të ri të Operës dhe Baletit të Maqedonisë ka emëruar Qazim Asotiq, fagotist i parë – solist në orkestrën e Operës dhe Baletit të Maqedonisë. Asotiq arsimin e tij e ka mbaruar në shkollën e mesme të muzikës “Ilija Nikolovski Luj” në Shkup për fagot, në Fakultetin e Artit Muzikor në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij” në Shkup, ndërsa ka përfunduar studimet master në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar si bursist dhe me kontratë në orkestrën e OMB, ka qenë fagotisti i parë – solist në Orkestrën Simfonike në Nish nga viti 1996 deri në vitin 1998 dhe profesor inordinar në Akademinë e Muzikës në Universitetin e Prishtinës nga viti 2007 deri në vitin 2012.…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev dhe ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, kanë mbajtur një konferencë shtypi pas publikimit të strategjisë së Komisionit Evropian (KE) për Ballkanin Perëndimor, ku mendohet që Maqedonia të nisë bisedimet për anëtarsim. Zhbogar tha se BE-ja është dhuruesi më i madh i mjeteve financiare në rajon, kurse Ballkani Perëndimor, ashtu siç është sot, nuk është i gatshëm për anëtarësim, pasi që duhen shumë reforma, me një kusht që liderët të marrin veprime, që deri më 2025 disa prej tyre të bëhen anëtare të BE-së. Ai theksoi se ka ardhur në qeveri që t’i shqyrtojnë gjashtë pikat e strategjisë,…

Lexo më Shumë

Premtimi i Zoran Zaevit dhënë kryeministrig grek, Alexis Tsipras, për ndryshimin e emrit të autostradës dhe të aeroportit të vendit, me gjasë janë bërë realitet. Kështu njofton TV21 nga burime të saja brenda Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas këtyre burimeve, Qeveria ka marrë vendim që aeroporti “Leka i Madh” të emërohet në “Aeroporti i Shkupit”, ndërsa autostrada në Koridorin 10 të quhet “Autostrada Miqësia”

Lexo më Shumë

Ministria e Kulturës ka formuar komision ekspertesh për hulumtimin e të gjitha aspekteve dhe rrethanave lidhur me rikonstruimin e xhamisë Ali Pasha në Ohër,  për të cilën ditë më parë shoqata qytetare “Sovest”, paralajmëroi se do të ngre padi penale kundër  personave të involvuar në punimet për rikonstruim e Xhamisë , që  sipas tyre është i pa ligjshëm. Nga Bashkësia Fetare Islame në Shkup, thonë se punimet për rikonstruimin e Xhamisë janë bërë me pëlqimin e tyre, por shtojnë se përgjegjëse për rastin në fjalë është  Ministria e Kulturës dhe Muzeu i Ohrit. Nga Ministria e kulturës thonë se nga…

Lexo më Shumë

Mbi 800 banorë të Kërçovës kanë mbetur jashtë shtëpive të tyre si pasojë e vërshimeve të dy ditëve më parë, pas daljes nga shtrati i lumit që kalon nëpër këtë qytet. Në tërësi kjo lagje në periferi të Kërçovës, apo mbi 150 shtëpi janë vërshuar nga uji, balta dhe mbeturinat. Banorët të cilët thonë se kanë humbur gjithçka, madje edhe veshmbathjet, kërkojnë ndihmë urgjente nga institucionet. Për Alsat, ata shpjegojnë se ka qenë çështje minutash, që kanë shpëtuar fëmijët e tyre. “Këtu kishte një metër ujë, mezi i nxorëm fëmijët me këtë shokun. Nuk mundëm të kalonim, do të na…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE thotë se grupimi në bazë të neneve i 36 mijë amendamenteve kundër ligjit për gjuhët, mund ta shkurtojë procedurën, mirëpo sipas tyre, përsëri do duheshin më shumë se 5 muaj deri në shterjen e plotë të debatit. Ata mohojnë të ketë ndonjë marrëveshje politike me pushtetin për tërheqjen eventuale të amendamenteve. Burime nga brenda partisë opozitare maqedonase thonë se në rast se nuk pranohet asnjë amendament dhe ligji miratohet kështu siç është, do dorëzojnë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për të vërtetuar kushtetutshmërinë e propozim-ligjit për përdorimin e gjuhëve. Opozita maqedonase mbanë qëndrim se zbatimi i ligjit për gjuhët në praktikë…

Lexo më Shumë

Në Kërçovë sot është grabitur filiali i bankës Shparkase, e vendosur në bulevardin kryesor 50 metra nga qendra e qytetit. Policia punon në ndriçimin e rastit, ndërsa hollësi priten nga SPB Ohër. Kjo është vjedhja e dytë për disa javë në filialin e bankës Shparkase në Kërçovë.

Lexo më Shumë

Shkupit do t’i duhen më së paku 300 policë lagjesh. Sektori i punëve të brendshme (SPB) në Shkup ballafaqohet me mungesë të stafit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Fillimisht, ky shërbim do të realizohet nëpër disa komuna të Shkupit. Realizimi i këtij projekti ka filluar në Kumanovë , ndërsa për shërbimet janë angazhuar 70 policë të shpërndarë në 17 rajone. Sipas analizës paraprake, policët e lagjes u mbështetën pozitivisht nga qytetarët, shtoi Spasovski. Javë mbas jave po zvogëlohet numri i krimeve nëpër rrugët e Kumanovës, por do të duhet kohë, tha ministri. Në Shtip, Tetovë dhe Manastir ka numër të mjaftueshëm të…

Lexo më Shumë