Author: Semi

Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe thotë se dikasteri që ai drejton ka plan i cili do të ulë faktorët për vdekjen e foshnjave të posalindura. Ai gjithashtu mohon se mungojnë gjinekologët amë në 40 komuna. Sipas tij vetëm në 5 komuna mungojnë gjinekologët amë. Këto deklarata Filipçe i bëri në intervistën javore të Radios Europa e Lirë./Gazeta Express/

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari pas 100 ditëshit të marrjes së detyrës përmes një postimi të tij në Facebook tregon punët që ka bërë deri më tani. Në vazhdim postimi i tij: Përshëndetje të nderuar bashkëqytetarë, Sot u bën 100 ditë që kam filluar detyrën e Kryetarit të Komunës së Gostivarit dhe tani do ju raportoj për çfarë unë dhe ekipi im kemi bërë në këtë periudhë. 1. Kemi marrë përsipër hartimin e strategjive për shlyerje të borxhit të trashëguar nga administrata paraardhëse. 2. Kemi nisur hapa të rëndësishëm për marrëdhënie bileterale me shtete të cilët janë gati…

Lexo më Shumë

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informon se më shumë borë ka rënë në Mavrovë, ku janë matur rreth 48 centimetra, më pas në Krushevë 27, Pozhrane 20 dhe Lazaropole 17 centimetra. Më ftohtë sot në mëngjes ka qenë në Mavrovë me -4 gradë, -3 janë matur në Llazaropole dhe -2 në Krushevë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nesër pritet që moti të stabilizohet, ndërsa vala e re e reshjeve të shiut dhe borës pritet të martën dhe të mërkurën paradite

Lexo më Shumë

Një person është lënduar rëndë, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime më të lehta, në aksidentin që ndodhi mbrëmë në Demir Kapi. Zëdhënësi i SPB Veles, Veroljub Dodevski, tha se makina e aksidentuar është rrokullisur dhe ka goditur një mjet ngarkues. Personi që është lënduar më rëndë është dërguar në klinikat e Shkupit, ndërsa në terren hetime kanë kryer policia dhe prokurori publik. Përndryshe, ky aksident mbrëmë shkaktoi edhe ndërprerje të tërësishme të komunikacionit në rrugën Demir Kapi-Negotinë.

Lexo më Shumë

Në aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmë në rrugën Demir Kapi – Udovë sipas disa mediave maqedonase është lënduar një deputete e LSDM dhe kryetari i komunës së Valandovës. Deputetja, identiteti i së cilës nuk është zbuluar menjëherë është dërguar në Klinikat e Shkupit, për shkak siç theksohet lëndimeve në kokë dhe trup. Së bashku me deputeten është lënduar edhe bashkëudhëtari i saj, i moshës 30 vjeç. Po ashtu sipas Veçer, mësohet se është kryetari i komunës së Valandovës nga radhët e LSDM-së. Deri tek aksidenti ka ardhur kur një makinë e tipit Opel Korsa që drejtohej nga deputetja ka hasur në gurë dhe…

Lexo më Shumë

Ndalesa për lëvizje të makinave të rënda në kalimin në Gjavato është larguar sot në mëngjes në orën 08:45, njoftojnë nga LAMM. Ndërsa ndalesa për lëvizjen e makinave të rënda ka në kalimin në Strazhë, si dhe në drejtimet rrugore Mavrovë-Dibër dhe fshati Shipkovicë-Kodra e Diellit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në aksin Shipkovicë-Kodra e Diellit për shkak të mjegullës shikueshmëria është ulur në 40 metra. Komunikacioni në rrugët tjera zhvillohet në rrugë të lagura. Reshje të borës ka në Kodrën e Diellit, Mavrovë, Strazhë, Resnjë, Krushevë, Bukovë, Gjavato, Pletvar, Presekë, Kriva Pallankë, Stracin, Gostivar, Kërçovë, Makedonski Brod, Dibër dhe Prilep. LAMM…

Lexo më Shumë

Kazinotë dhe bastoret sportive në Maqedoni kanë rrotulluar 1.4 miliardë euro në pesë vitet e fundit. Kjo është shuma që të gjitha kazinotë dhe qendrat e basteve kanë pasur si të ardhura, transmeton Tv 24. Shuma është shumë më e vogël se shuma që raportohet më pas si një fitim. Të gjitha kazinotë dhe bastoret sportive në vend për pesë vjet kanë fitim prej 56.5 milion euro. Të ardhurat e kazinove dhe bastoreve, në pesë vitet e fundit janë vazhdimisht në rritje, por fitimi nuk ndjek të njëjtin ritëm. Të ardhurat dhe fitimet në kazinotë dhe bastoret: Viti  …

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryhsueshëm dhe i ftohtë. Në orët e paradites do të ketë reshjet të shiut, të cilat në pjesën perëndimore do të jenë reshje bore. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -3 deri 4 gradë, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 0 deri 6 gradë celcius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ftohtë dhe me reshje të shiut.

Lexo më Shumë

A DO TË RIKTHEJ LËNDË NË RISHQYRIM PSP?! PËRGJIGJET PROKURORJA LENÇE RISTOSKA Prokurorja speciale Lençe Ristoska, përmes telefonit për TV21 tha se nuk përjashtohet mundësia e hapjes së procedurës para hetimore, për rastin ‘Alfa’ por sipas saj, kjo varet nga rrethana të ndryshme. Familjarët e të dënuarit Rexhail Qerimi thonë se kanë dërguar një kërkesë te PPS për rihapjen e rastit, meqë ngjarja, ka ndodhur në periudhën e bisedave të përgjuara. Rikthimi i rastit ‘ALFA’ ndodhi pas gazetarja Liridona Vejseli në profilin e saj në facebook publikoi video regjistrimit e vrasjes në fakultetin Matematiko Natyrorë në Shkup, ku u vra…

Lexo më Shumë

Klubi Letrar “Podguri” shpërndau mirënjohje për personalitete të shquara në mesin e të cilëve u nderua edhe shkrimtari shqiptar, Kim Mehmeti. Mehmeti u nderua nga Klubi Letrar “Podguri – Istog” me çmimin personalitet i shquar. Me këtë rast Kim Mehmeti tha se rëndom më tepër ka pranuar kritika e kësaj radhe ndjehet mirëjohës për këtë vlerësim. “Njeriu duhet të jetë mirënjohës ndaj atyre që e nderojnë si dhe atyre që bëjnë dicka të vlefshme për popullin e vet. Jam i nderuar që marr pjesë në organizmin e klubit tuaj dhe që jam pjesë e kësaj pune të vlefshme”, tha Mehmeti…

Lexo më Shumë

Proceset gjyqësore kundër shumë ish-zyrtarëve të lartë shtetëror ende nuk kanë marrë asnjë epilog. Më 9 shkurt, janë mbushur tri vjet nga nisja e publikimit të bisedave të përgjuara telefonike nga opozita e atëhershme, e cila pretendon se përmbajtja e bisedave dëshmon përfshirjen e ish-zyrtarëve në vepra të shumta penale. Një proces gjyqësor është duke u zhvilluar edhe kundër ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski ndaj të cilit janë ngritur pesë akuza, si për mashtrime zgjedhore, keqpërdorime të fondeve shtetëror, keqtrajtim të ish- kundërshtarëve politikë, nxitje të dhunës e për raste tjera. Po ashtu, në bankën e të akuzuare janë edhe disa ish-ministra…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa, ngecje dhe kufizime, nëpër rrugë kryesisht të thata, ndërsa në vendet malore nën hije rrugët janë të lagështa, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e djeshëm për gjendje e rrugëve. LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë –…

Lexo më Shumë