Ligji për mbështetje financiare të investimeve, me të cilin do të zbatohet masat nga plani qeveritar për rritje ekonomike është vendosur në Regjistrin e vetëm elektronik nacional të rregullave (RVEN). “Me ligjin rregullohet mbështetja financiare e investimeve në vend në bazë të parimeve të transparencës, trajtim i barabartë dhe opinion”, qëndron në përshkrimin e ligjit. Qëllimi i ligjit është nxitja e rritjes ekonomike dhe zhvillimi në Republikën e Maqedonisë përmes mbështetjes së investimeve për rritjen e konkurrencës së ekonomisë së Maqedonisë dhe punësimit. Në ueb faqen e RVEN është theksuar se Propozim ligji duhet të përgatitet deri në datën 1…
Author: Semi
Janë nxjerrë trupat e dy alpinistëve nga Maqedonia nga maja Kajmakçallan janë nxjerrë dhe janë dërguar në spitalin e qytetit Janica në Greqi. Vdekjen e dy alpinistëve K.V (28) – femër dhe A.M (35) – mashkull, e kanë vërtetuar edhe nga shërbimet zjarrfikëse greke, përcjell Telegrafi Maqedoni. Pas locimit të vendit ku kanë rënë dy alpinistët, që nga herët në mëngjes ka zgjatur aksioni i zjarrfikësve grekë për nxjerrjen e trupave të alpinistëve.
Një shkëmb i madh ka bllokuar rrugën rajonale Koçan-Makedonska Kamenica afër fshatit Istibanje. Për fat të mirë, gjatë kësaj kohe nuk ka pasur qarkullim të automjeteve dhe nuk ka të lënduar. Komunikacioni për momentin është në ndërprerje, ndërsa si rrugë alternative shfrytëzohet rruga Koçani-Vinicë-Dragobrashta-Bigla-Makedonska Kamenica. Ndërmarrjet publike kanë dalur në terren dhe po pastrojnë rrugën nga shkëmbinjtë.
Reshjet e shiut të cilat kapluan rajonin e Shkupit gjatë ditë së djeshme, kanë shkaktuar vërshime në lagjen Ilinden. Banorët thonë se pas çdo reshje ballafaqohen me të njëjtin problem dhe kërkojnë nga organet kompetente që të zgjidhin këtë problem. Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike dje njoftoi se reshje të shiut me intenzitet më të ulët do të ketë të martën dhe të mërkurën paradite./Telegrafi/ https://youtu.be/JHSccjUsWsg
Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë ka paralajmëruar një varg masash, përmes së cilave synohet të ulet numri i vdekjeve të foshnjave të porsalindura. Ndër masat e ndërmarra janë: specializimii kuadrit të mjekëve, rritja e numrit të gjinekologëve amë, ngritja e cilësisë së shërbimeve në maternitet etj. Këto masa të paralajmëruara nga Dikasteri i Shëndetësisë vijnë pas të dhënave alarmante sa i përket numrit të vdekshmërisë së foshnjave të porsalindura në Maqedoni. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, vdekshmëria te foshnjat e porsalindura arrin në 11.9 për qind, e që është dyfish më e lartë sesa në vendet e…
Në një kishë ortodokse në Shkup është organizuar lutje kishtare për ushtarët rusë në Siri. Lutja është organizuar në kishën Shën Arhangjel në Shkup, shkruan Gazeta Lajm. Mediat sllave problematizuan deri në maksimum lutjet e organizuara nga atasheja fetar i Turqisë, kurse e heshtin skandalin me MPC në që organizon lutje për ushtarët rus në Siri.
Nëse nesër mbahet referendum për hyrje të Maqedonisë në BE, 64,2 % e qytetarëve të Maqedonisë janë përgjigjur me “për”, derisa për pyetjen identike për hyrje në NATO, 66 % janë deklaruar poashtu pozitivisht. Këtë e tregojnë rezultatet e anketës së Institutit për hulumtime politike (IPIS) e bërë në periudhën mes 16 dhe 21 dhjetor 2017, transmeton Medial.mk. Gjithsej 45,4 % e të anketuarve konsiderojnë se raportet me Greqinë në të ardhmen do të përmirësohen, derisa 15,5 % e tyre mendojnë se do të përkeqësohen, transmeton Medial.mk. Në pyetjen për hyrje të Maqedonisë në BE, kundër janë deklaruar 18 %,…
48-vjeçari S.A nga Kumanova është lënduar rëndë, pasi është goditur nga një makinë në rrugën lokale Kumanovë-Likovë. MPB informon se makina ka qenë e drejtuar nga T.R (22) nga Kumanova, i cili menjëherë pas aksidentit të lënduarin e ka dërguar në Spitalin e Kumanovës, përcjell Telegrafi Maqedoni. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, S.A është dërguar në klinikën “Nënë Tereza” në Shkup. Hetime në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipe të SPB Kumanovë.
Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE edhe sot ka reaguar ndaj paraburgimit të deputetëve të saj, të cilët dyshohen për përfshirje në dhunën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Nga kjo parti thonë se Maqedonia është vendi i vetëm në Evropë, në të cilin patriotët me raste të montuara akuzohen si terroristë, njofton Telegrafi Maqedoni. “Për ta demostruar forcën dhe vullnetin e tyre, të akuzuarit i mbajnë në paraburgim pa ju marrë deklarata dhe pa ua respektuar të drejtën e mbrojtjes. Vetëm në diktaturat afrikane dënohesh pa dëshmi dhe duhet të dëshmohet pafajësia, në vend që të jetë e kundërta”, thonë…
Një dramë e vërtetë ka ndodhur në fshatin Batincë të Studeniçanit, njofton policia. Mbrëmë rreth orës 20 një person i panjohur është futur në një shtëpi të ketij fshati dhe për këtë është njoftuar policia. Policia e ka nxjerrë personin në fjalë nga shtëpia por ndërkohë aty janë grumbulluar banorë të fshatit, shkruan Gazeta Lajm. Njëri prej tyre ka dashur ta godasë personin e panjohur me mjet të fortë, por në vend të tij e ka goditur një polic, i cili ka përfunduar në spital me lëndime.
Dy shtetas të Francës, vullnetarë të Qendrës për Dialog Interkulturor nga Kumanova, sot pasdite janë hutuar dhe kanë humbur në Kodrën e Diellit. Pas denoncimit në polici, menjëherë është filluar kërkimi i tyre. “Policia e Kodrës së diellit dhe përfaqësues të shërbimeve të shpëtimit menjëherë kanë filluar aktivitetet e koordinuara për gjetjen e tyre. Diku rreth orës 17:50, ata u gjetën të gjallë, por të bllokuar nga i ftohti. Ata më pas janë dorëzuar tek departamenti i policisë në Kodrën e Diellit”, thonë nga MPB./Shprehja.com/
Për shkak të heqjeve të rrëshqitjeve të dheut pranë fshatit Istibanjë, trafiku në aksin rrugor Koçan- Makedonska Kamenicë është ndërprerë. Ndalim për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese ka edhe në qafën malore Gjavatë dhe Strazhë dhe akset rrugore Mavrovë-Dibër dhe në fshatin Shipkovicë- Kodra e Diellit. Për shkak të mjegullës dukshmëria në rrugën fshati Shipkovicë-Kodra e Diellit është ulur nga 30 deri në 40 metra, informon LAMM në raportin e mëngjesit mbi gjendjen e rrugëve. Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të lagështa. Borë bie në Kodrën e Diellit, Mavrovë, Strazhë, Resnjë, Krushevë, Bukovë, Gjavatë Pletvar Presekë, Zheleznec…